“Policia e Pejës ka publikuar top 10 rastet e vitit që po e lëmë pas” plus 9 more Ekonomia Online |
- Policia e Pejës ka publikuar top 10 rastet e vitit që po e lëmë pas
- Zjarret në qytetin australian kthyen ditën në natë
- Presidenti Thaçi uron Vitin e Ri, në mesazhin e tij zë vend edhe mosliberalizimi i vizave (Video)
- Në Kamerun rrëmbehen tetë marinarë nga një anije-cisternë greke
- Nga nesër roamingu më i lirë në vendet e rajonit, nga 1 korriku i 2021-shit hiqet plotësisht
- Tërmeti vdekjeprurës që e shkroi dhimbshëm vitin 2019 për shqiptarët
- Largimi i Xhakës drejt Herthas varet nga Arteta
- Fluidi ju uron një vit të mbarë!
- Rohani: Sanksionet amerikane i kanë kushtuar Iranit 200 miliardë dollarë
- Hoxhaj e nis festën e Vitit të Ri me Presidentin Thaçi
Policia e Pejës ka publikuar top 10 rastet e vitit që po e lëmë pas Posted: 31 Dec 2019 09:45 AM PST Drejtoria Rajonale e Policisë Kosovës në Pejë ka bërë një përmbledhje me 10 TOP rastet e përzgjedhura gjatë vitit 2019 nga Sektori Rajonal i Hetimeve. Sektori Rajonal i Hetimeve gjatë vitit 2019 ka evidentuar 10 raste si top raste, në të cilat kjo Drejtori thotë se është bërë punë voluminoze. Rasti 1. Vrasje Me datën 23.06.2014 në fshatin Llukë të komunës së Deçanit, ka ndodhur një incident vrasje... |
Zjarret në qytetin australian kthyen ditën në natë Posted: 31 Dec 2019 09:37 AM PST Mallacoota është një qyteti turistik në Victoria, Australi, rreth 500 kilometra larg Melburnit. Rreth 1 mijë persona jetojnë në të, por popullsia rritet në masë të madhe për Krishtlindje, derisa australianët vizitojnë bregdetin për ti shijuar festat, transmeton Koha.net. Por në mëngjesin e së martës, zjarret goditën rajonin, qindra njerëz shkuan në plazhe për të qenë më të sigurt. |
Presidenti Thaçi uron Vitin e Ri, në mesazhin e tij zë vend edhe mosliberalizimi i vizave (Video) Posted: 31 Dec 2019 09:31 AM PST Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të moteve. Thaçi përmes një video-mesazhi të ndarë në llogarinë e tij zyrtare në facebook, ka përmendur edhe çështjen e liberalizimit të vizave duke qenë se edhe në këtë vit kosovarët nuk gëzojnë të drejtën e udhëtimit të lirë. Urimi i plotë i presidentit: Viti që po e lëmë pas ishte viti i 20 vjetorit të çlirimit... |
Në Kamerun rrëmbehen tetë marinarë nga një anije-cisternë greke Posted: 31 Dec 2019 09:27 AM PST Një naftëmbajtëse nën flamur grek u sulmua në portin e Limbes, në Kamerun, nga njerëz të armatosur të cilët rrëmbyen tetë marinarë, deklaroi Ministria greke e Marinës dhe Tregtisë. Marinarët janë pesë grekë, dy filipinas dhe një ukrainas dhe janë pjesë e ekuipazhit të 28 personave të anijes-cisternës "Happy Lady". "Në këtë sulm u plagos një prej marinarëve grekë", deklaroi ministria e sipërcituar. |
Nga nesër roamingu më i lirë në vendet e rajonit, nga 1 korriku i 2021-shit hiqet plotësisht Posted: 31 Dec 2019 09:22 AM PST Çmimi i roamingut në vendet e Ballkanit Perëndimor nga nesër do të jetë më i ulët 9-35 për qind, në përputhje me fazën e dytë të zbatimit të Marrëveshjes rajonale për roamingun. Por, në Bosnjë e Hercegovinë e Mal të Zi ato do të mbeten të pandryshuara, transmeton Koha.net. Nga 1 janari i vitit 2020 ndryshon mënyra e përllogaritjes së shpenzimit roaming. Shfrytëzuesit do të paguajnë roamingun sipas... |
Tërmeti vdekjeprurës që e shkroi dhimbshëm vitin 2019 për shqiptarët Posted: 31 Dec 2019 09:17 AM PST Tragjik. Kështu do të mbahet mend mëngjesi i 26 nëntorit për shqiptarët por edhe i tërë viti që po e lëmë pas. 51 të vdekur, qindra të lënduar dhe mijëra të tjerë të pastrehë ishte bilanci i lëkundjeve të njëpasnjëshme të tokës. Gjithçka nisi në orën 03:50, të ditës së martë, kur tërmeti i shkallës 6.4 ballë e goditi fort Shqipërinë. Mjaftuan vetëm pak sekonda që rrëfimet e tmerrit të nisin të... |
Largimi i Xhakës drejt Herthas varet nga Arteta Posted: 31 Dec 2019 09:13 AM PST Granit Xhaka është pajtuar që të kalojë te Hertha Berlini në afatin kalimtar të janarit, por një largim i tij prej Arsenalit varet nga trajneri i "Topçinjve", Mikel Arteta, raporton "The Independent". Klubi gjerman tashmë ka arritur marrëveshje me lojtarin dhe raportohet se lojtari fillimisht do të huazohet e më pas gjatë verës do të kompletohet transferimi i tij. Por fjalën e fundit... |
Fluidi ju uron një vit të mbarë! Posted: 31 Dec 2019 09:00 AM PST Kompania Fluidi me brendet e saj; Rc Cola, Red Rain, Jaffa Champion, Mighty Rain dhe Floil ju uron vitin e ri 2020. Duke shpresuar që viti që po ikën ishte i mbushur me shumë suksese, shëndet e pozitivitet, Fluidi ju uron të gjithë konsumatorëve, bashkëpunëtorëve dhe miqve një përmbyllje sa më të mirë të vitit, e mbi të gjitha një vit sa më të suksesshëm n'2020. Viti 2020-të le të jetë sa më i... |
Rohani: Sanksionet amerikane i kanë kushtuar Iranit 200 miliardë dollarë Posted: 31 Dec 2019 08:54 AM PST Presidenti i Iranit, Hassan Rohani ka thënë se sanksionet amerikane i kanë kushtuar Iranit 200 miliardë dollarë në të ardhurat e huaja dhe investime në dy vjetët e fundit. Rohani i ka bërë këto komente teksa ka prezantuar një projekt hekurudhor afër Teheranit më 31 dhjetor. "Irani do të mund të fitonte 200 miliardë euro shtesë nëse shteti nuk do të përfshihej në luftë ekonomike", ka thënë ai. |
Hoxhaj e nis festën e Vitit të Ri me Presidentin Thaçi Posted: 31 Dec 2019 08:48 AM PST Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës, ka zgjedhur që me Presidentin Hashim Thaçi të shijojë gotën e parë të festës së Vitit të Ri. "Gota e parë e festës së Vitit të Ri me Presidentin dhe mikun tim, Hashim Thaçi. URIME 2020! Gezuar ". |
You are subscribed to email updates from Ekonomia Online. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: