Skip to main content

Shqipëri, sa të madhe e ke zemrën Telegrafi Opinione

Shqipëri, sa të madhe e ke zemrën Telegrafi Opinione


Shqipëri, sa të madhe e ke zemrën

Posted: 30 Nov 2019 03:30 AM PST

Kozeta Kurti

Dje t'u ula në gjunjë; në ditën tënde më të bukur, kur nuse duhet të ishe bërë, e për mort u veshe.

Dje e këto ditë të deshën më shumë se kurrë të gjithë ata që prej vitesh morën detin e malin; plotësuan mijëra formularë lotarish e aplikime azilantësh; se kështu je: e bukur e për t'u dasht!

Se ti ke vend për të gjithë: për Xhulian që e arrestuan se gjeti rrjetet sociale si mënyrë për të ndarë ankthin, frikën, pasigurinë, padijen ndoshta, por ke vend për dhjetëra horra e kriminelë që të katandisën kështu, veçse burgu s'i mban ata. Është i ngushtë burgu, për ata që janë mësuar t'i vënë gishtin globit e në hall a në qejf, ta shpien veten atje ku ndjehen më të sigurt.

Ke lënë vend për mijëra duart e zgjatura për ndihmë këtej e andej kufijve, por ke vend edhe për ata që siç ta dhunuan me çizme e kova tortën e Pavarësisë, ashtu t'i zhytën duart edhe në bukën e nevojtarëve në qiell të hapur, me sytë, mendjen e zemrën në ato rrënoja, me shpresën për të gjet' një jetë a një varr për nesër ku me qa' e ku me shfry'!

Ke vend për të paditurin që me paret e gjakut të fëmijës në kurbet, ngriti dhomën sot e banjën mot mbi një tokë që natyra s'ta fal e një ditë do t'ia kthejmë; por ke vend edhe për të fuqishmin e të pangopurin që shet vdekjen me zarfe turpi dhe lejon ndërtime aty ku toka s'mban; ke vend për të pafatin që tronditjet e pabesa në gjumin e thellë të natës, ia prenë jetën në mes, por ke vend për jetëgjatin e ngecur prej orësh nën kate, për të cilin dielli lindi përsëri; ke vend për kllounë të paudhë cirqesh fejsbuku e instagrami që e shfrytëzuan edhe këtë situatë për vëmendje e reklamë, por ke vend për mijëra goca e çuna të rinj, burra e gra, që bën të mira e i hodhën në det, mu aty ku natyra shprehu vullnet a zemëratë.

Ke vend, si kurdoherë, për dashurinë e Kosovës, se në nëntor ta këputën prej trupi, e po në nëntor t'u ngjit pas tij, për të t'i mjekuar plagët, për t'u mbështetur në prehrin tënd, por ke vend edhe për ata që dikur ta zhvatën Kosovën nga trupi e këto ditë marshuan drejt teje për të të dhënë frymë prej së tyres.

Se kështu je ti Shqipëri: e vogël e në nevojë për kujdes, por madhështore deri në adhurim.

Veç na e dhe një mësim të mirë Shqipëri, jo veç një lule e qiri e mijëra lutje për shpirtrat e tyre që nuk janë më midis nesh, por një puthje, një përqafim, një dorë-shtrëngim më shumë për ata që kemi në shtëpi, për ata që kemi në pallat, në lagje, në punë, në qytet…

The post Shqipëri, sa të madhe e ke zemrën appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more