Skip to main content

“Ozil mund të bëhet bashkëlojtar me Muriqin ose Rashicën” plus 9 more Ekonomia Online

“Ozil mund të bëhet bashkëlojtar me Muriqin ose Rashicën” plus 9 more Ekonomia Online


Ozil mund të bëhet bashkëlojtar me Muriqin ose Rashicën

Posted: 30 Sep 2019 09:42 AM PDT

Mesut Ozil nuk po kalon momente të mira në karrierën e tij. Mesfushori gjerman ka pasur shumë pak hapësira këtë edicion te Arsenalit, teksa ka luajtur vetëm dy ndeshje. 30-vjeçari është aktivizuar 71 minuta në Ligën Premier dhe po aq minuta në Kupën e Anglisë. Daily Mirror ka shkruar se Topçinjtë kanë vendosur ta huazojnë yllin gjerman gjatë afatit kalimtar të janarit. Klubi londinez është i...

Source

Tahiri: Llapi është pikënisja dhe fillimi i ndryshimeve të mëdha

Posted: 30 Sep 2019 09:37 AM PDT

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Besnik Tahiri, para të pranishmëve në tubimin zgjedhor të zhvilluar në Podujeve, tha se Llapi është pikënisja dhe fillimi i ndryshimeve të mëdha. "Në Llap, jemi bashkë, këtë herë e përherë si nismëtarë të proceseve, jemi bashkë për një fillim të mundësive të reja, për fëmijët, pleqtë, familjet e vendin." "Jemi bashkë, e të lidhur fort për të...

Source

Berisha: PDK sigurt e para, por ta thellojmë fitoren mbi 50 për qind

Posted: 30 Sep 2019 09:35 AM PDT

Kandidati për deputet nga PDK, Hisen Berisha, ka thënë se nuk janë duke luftuar që ky subjekt politik të dalë si parti e parë në zgjedhje e 6 tetorit. "Angazhimi im është që ta thellojmë këtë fitore dhe ta nxjerrim si parti me mbi 50 përqind. Nuk është ambicie elektorale por është standard që duhet ta fusim në zgjedhjet tona", ka thënë Berisha/

Source

Zelenskiy shkarkon sekretarin e Sigurisë Kombëtare

Posted: 30 Sep 2019 09:32 AM PDT

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, e shkarkoi nga detyra sekretarin e Sigurisë Kombëtare dhe të Këshillit të Mbrojtjes. Lajmi u bë i ditur nga dekreti i publikuar të hënën në ueb-faqen e presidentit. Oleksandr Danylyuk ka ofruar dorëheqjen përpara se Zelenskiy të udhëtonte në Shtetet e Bashkuara, javën e kaluar, për të ndjekur punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në...

Source

Haradinaj: Nuk bëra koalicion parazgjedhor me partitë tjera, sepse nuk iu besoj

Posted: 30 Sep 2019 09:24 AM PDT

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate, kanë mbajtur sot tubimin zgjedhor në Podujevë. Nga aty, të pranishmëve u janë drejtuar disa kandidatë për deputetë, si dhe i nominuari për Kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj. Haradinaj ka shprehur dëshirën dhe vullnetin e tij që t'i ndihmojë kësaj ane përmes qeverisjes së tij. "Edhe kësaj here nuk kam ardhe me lypë diçka...

Source

Veseli në Drenas: Më 6 tetor zgjidhni mes koalicionit të shpresës me SHBA-të apo koalicionit të izolimit

Posted: 30 Sep 2019 09:18 AM PDT

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur sot tubim elektoral në Drenas. Para të pranishmëve Kadri Veseli tha se fitoret për Kosovën nisin çdo herë nga Drenica ndërsa fitoja e PDK-së kësaj radhe do të vuloset në Prishtinë më 6 tetor. Veseli në fjalën e tij shpalosi për drenicasit projektin e subjektit që ai drejton ndërsa theksoi që do t'i përkrah të gjitha...

Source

Osmani: Me fitoren e LDK-së ç’kapet shteti dhe PDK-ja shkon në opozitë

Posted: 30 Sep 2019 09:16 AM PDT

Kjo mbështetje kaq e madhe për LDK-në në Ferizaj dhe në të gjitha fshatrat dhe qytetet e Kosovës, është garanci e fitores sonë. E kur fitojmë ne, fiton Kosova. Shpëton prej krimit e korrupsionit, prej zhvatjes së buxhetit dhe prej shantazhit ndaj bizneseve", tha kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani. Ajo potencoi se LDK-ja do ta fitojë mbështetjen e...

Source

Presidenti Meta niset për vizitë zyrtare në Estoni

Posted: 30 Sep 2019 09:04 AM PDT

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Meta niset sot për një vizitë zyrtare dy ditore në Estoni, me ftesë të Presidentes të Republikës së Estonisë, Sh.S.Znj. Kersti Kaljulaid. Gjatë kësaj vizite, Presidenti Meta do të takohet edhe me Kryetarin e Parlamentit të Estonisë, Henn Polluaas, dhe Kryeministrin Juri Ratas. Në këto takime do të diskutohet për sfidat e përbashkëta të sigurisë europiane...

Source

“Adria Airways” bën kërkesë për falimentim

Posted: 30 Sep 2019 09:00 AM PDT

Kompania ajrore "Adria Airways" ka njoftuar se zyrtarisht ka bërë kërkesë për falimentim, duke i dhënë fund shërbimeve pas 58 vjetësh që nga formimi. Në një njoftim të hënën, kompania ka bërë të ditur se ka nisur procedurat e falimentimit në Slloveni. Procedurat e falimentimit janë iniciuar nga menaxhmenti për shkak të problemeve financiare dhe pamundësisë për të paguar punonjësit.

Source

Rashiq me mesazh në gjuhën shqipe: Ta heqim qafe këtë monstrum politik të quajtur Lista Serbe

Posted: 30 Sep 2019 08:59 AM PDT

Kandidati për kryeministër nga koalicioni i partive serbe "Liria", Nenad Rashiq, u është drejtuar qytetarëve në gjuhën shqipe me ç'rast u ka kërkuar atyre votën për zgjedhjet e 6 tetorit. Rashiq ka thënë se me votën për koalicionin "Liria", qytetarët e Kosovës do të ndihmonin në "heqjen e një monstrumi politik siç është Lista Serbe", për të cilën ai deklaroi para disa ditësh se dirigjohen nga...

Source

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more