Skip to main content

“Negociatat, ministrat e BE-së më të gatshëm për filluar procesin” plus 9 more - Gazeta Dita

“Negociatat, ministrat e BE-së më të gatshëm për filluar procesin” plus 9 more - Gazeta Dita


Negociatat, ministrat e BE-së më të gatshëm për filluar procesin

Posted: 31 Aug 2019 01:55 AM PDT

Në takimin jo formal të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së ka patur një gatishmëri më të madhe për filluar procesin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pas takimit të zhvilluar në Helsinki, ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto deklaroi se kolegët e tij shpresojnë se përfundimisht do të ecet drejt negociatave.

"Sipas mendimit tim, në takim kishte më shumë pritshmëri pozitive që në një pikë ne duhet të vazhdojmë me bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë", ka deklaruar Haavisto.

Edhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas deklaroi se "BE duhet të ketë interes në rajon" dhe duhet të ndalojë shtetet e tjera që të rrisin influencën aty.

Vendimi përfundimtar për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të merret më 18 tetor, në samitin e liderëve të BE-së.

o.j/dita

Veliera holandeze pëson defekt në Karaburun, shpëtohen dy persona në bord

Posted: 31 Aug 2019 01:32 AM PDT

Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës ka bërë të ditur se në një operacion të përbashkët të Rojes Bregdetare, Policisë Kufitare në Vlorë dhe Kapitenerisë së Portit në Vlorë, rreth orës 01:30 të ditës së sotme u bë i mundur shpëtimi i jetës së dy turistëve holandezë me velierën AIOLOS.

Mjeti kishte pësuar defekt në motor dhe turistët lëshuan sinjalin SOS nga pozicioni 3.5 milje nga Kepi Gjuhëzes.

Pas sinjalit organizua operacioni shpëtim-kërkimit dhe u arrit qe veliera te rimorkohej e të sillej në ishullin e Sazanit, ku po i jepet ndihma nga tekniket e Flotës Detare për riparimin e motorit.

o.j/dita

Zëri i Radio Tiranës dhe liria e medias sot

Posted: 31 Aug 2019 01:26 AM PDT

Ilir Xhafaj

Shumë prej nesh e kanë dëgjuar të paktën një herë përmes aparateve të radios zërin "Ju flet Tirana".

Shqiptarët do ta dëgjonin për herë të parë këtë zë në 28 Nëntor të vitit 1938 kur nisi transmetimet për herë të parë Radio Tirana.

Zërat e gazetarëve të parë të Radio Tiranës janë rrënjosur thellë në mendjen e njerëzve dhe nuk mund të harrohen.

Prej 8 dekadash ajo vazhdon transmetimet, e ndërsa një prej gazetarëve që ka lënë gjurmët e veta te Radio Tirana është Demir Gjergji.

Gjergji ka nisur punë në Radio Tirana në vitin 1998 , duke kaluar aty 20 vite të karrierës së tij, fillimisht si gazetar e më pas si drejtuesi i emisionit kulturor "Fjala si fillim, fjala si flijim", i cili është dhe emisioni më jetëgjatë në radio.

Shkrimtarë, artistë e poetë shqiptarë e të huaj kanë qenë pjesë e emisionit të Demir Gjergjit.

Kujton një histori kur është dënuar të punojë në minierë 3 muaj sepse ngatërroi titullin e një shkrimi.

"Jam dënuar sepse një "o" e bëra "e". Në vend që të thoja "Vendimet historike të Kongresit të 7-të të Partisë" shkrova gabimisht "Vendimet histerike" dhe për këtë punova 3 muaj në minierë", shton zoti Gjergji.

Ndërkohë nisur nga kushtet e punës që kanë gazetarët sot, ai bën një krahasim me kohën kur vet ju duhej të shpërndaheshin nga Tirana në rrethe dhe të përdornin autobusët si qytetarët e thjeshtë.

"Atëherë lëvizja ka qenë shumë e vështirë. Mua më kujtohet kur duhet të shkoja në Këlcyrë dhe autobusët niseshin nga qyteti i Ballshit. Në qendër ndodheshin vetëm 7 autobusë ndërsa përpara tyre ishin mbledhur qindra qytetarë të cilët shtyheshin të prisnin bileta por nuk dihej se ku do të hypnin të gjithë ata. Disa rriheshin e disa shtyheshin për të marrë para të të tjerëve një biletë", thotë Demir Gjergji, duke shtuar se meqë ishte gazetar kishe "përfituar" për të dalë para të tjerëve.

"Atë ditë kisha me vete një teser gazetari të revistës "Hosteni" të cilën ma kishte dhënë Niko Nikolla dhe shkova te biletaria e ju thash jam gazetar. Menjëherë në sportel më dhanë biletën dhe më ulën në vendin e parë sepse ndryshe nga sot në atë kohë gazetari vlerësohej dhe më shumë se sekretari i parë i rrethit."

Ashtu mbështetur në krahun e vendosur sipër gjurit, ai tregon një rast kur kryeredaktori i kishte kërkuar të bënte një reportazh për makinistët e orëve të para që niseshin në orën 05:00 të mëngjesit nga Durrësi për në Pogradec. Mirëpo, kur zgjohet të nesërmen ora kishte shkuar 08:00 e mëngjesit dhe treni jo vetëm që ishte nisur por ishte gati duke mbërritur në Pogradec. Për t'i shpëtuar kritikave të kryeredaktorit Demir Gjergji telefonon Drejtorinë e Hekurudhave dhe ju kërkon disa emra makinistësh.

"Marr emrat unë dhe nis reportazhin.  'Nisemi që në mëngjes dhe era e maleve grykës së Shkumbinit na rreh ballin, kurse krelat e Robert makinistit i merr era gjatë rrugës…"

Kështu u bë gjithë ai reportazh dhe botohet. Por të nesërmen në redaksi vjen Roberti dhe duke bërtitur fërkonte kokën me duar për të treguar se nuk kishte kaçurrelat, e jo më që ia rrihte era. Në fakt Roberti ishte pa flokë dhe në redaksi plasin të qeshurat", tregon zoti Gjergji, ndërsa as vet nuk e mban të qeshurën, kur rrëfen ndodhinë e asaj dite.

Pas viteve 1990 Demir Gjergji largohet disi nga shtypi i shkruar i drejtpërdrejtë për të vazhduar gazetarinë në një mjedis tjetër, në redaksinë e Radio Tiranës.

Dhe pas kalimit te Radio Tirana, shkrimet dhe raportimet e transmetuara nga zyra ose rrugës, në vend që të ishte në vendin e ngjarjes nuk do të mungonin.

Tregon një rast kur ka rrezikuar të përjashtohej sepse kishte ftuar Rita Petron dhe sa bashku me të kishte lexuar në transmetim disa poezi të librit të saj "Vrima".

"Në fund desh e pësova kur ftova Rita Petron. Atëherë ajo kishte botuar një libër me titull "Vrima" edhe e mora në radio dhe filluam të lexonim poezitë e saj, të cilat duhet thënë se janë erotike. Mbaroi emisioni, u transmetua.

Mbaj mend të nesërmen kisha ftuar Sotir Qiriaqin dhe po bënim regjistrimet për transmetim. Në atë moment më bën me shenjë operatori dhe më thotë: Të kërkon drejtori. Mbaroj emisionin dhe dal shkoj te drejtori. Ai nxori celularin e më tregoi emisionin me Ritën dhe më bëri të qartë se për këtë do largohesha nga puna", tregon zoti Gjergji, ndërsa thotë se marrëdhëniet me shefat asnjëherë nuk i ka pasur të mira, edhe kur punonte si gazetar në shtypin e shkruar.

Pavarësisht se kishte rrezikuar të largohej nga puna sepse kishte lexuar këto poezi në transmetim, ai tregon se puna në Radio Tirana ka pasur dhe shumë momente dhe persona të intervistuar të cilët nuk mund t'i harrojë kurrë.

Si një ndër intervistat më të mira kujton atë me shkrimtarin Ismail Kadare apo dhe intervistën me poetin Pano Taçi, pas së cilës thotë nuk e kishte marrë veten dhe 3 ditë më pas.

"Pano Taci ishte burgosur vetëm pse i kishte dhënë një trëndafil një vajze të deklasuar te sheshi para Kinema "17 Nëntori", që e donte shumë. Pas tre muajsh në burg ai kishte marrë një bisht luge dhe kishte prerë damarët e dorës për të vrarë veten. Më rrëfente se teksa shihte gjakun që i rridhte nga damarët i ishte shfaqur përballë trëndafili që i kishte dhuruar asaj vajze", tregon Demir Gjergji, duke pohuar me bindje se ai kishte qenë emisioni që i kishte lënë përshtypje të veçanta.

Në fund, i pyetur nëse tashmë pas gati 4 dekadash punë, mendon se gazetarët kanë më shumë liri se përpara vitit '90, Demir Gjergji zgjedh të përgjigjet duke lexuar një poezi të vetën.


GRAVURË PËR ATDHEUN

Mizëri njerëzish,

Njerëzi mizash,

Marrëzi mbretërish,

Lëngatë lisash.

 

Qytetet, qyteza,

Rrethinat, varreza.

 

Vrimash të zeza,

Myket gjeneza.

 

Po shpresa?

Ah, shpresa!

 

 

Përfundon ndërhyrja në shkollën e Kasharit, gati për të pritur nxënësit denjësisht

Posted: 31 Aug 2019 01:05 AM PDT

Pushimeve verore po i vjen fundi dhe shkolla po afron. Bashkia e Tiranës nuk ka pushuar asnjë ditë, edhe gjatë verës, në mënyrë që në shtator kur nxënësit të kthehen në mësim çdo gjë të jetë gati.

Krahas ndërtimit të shkollave të reja, siç është ajo "Servete Maçi", bashkia ka punuar edhe për rikonstruksionin dhe meremetimin e shkollave të tjera, në mënyrë që asnjë fëmije pavarësisht nëse jeton në qytet apo në zonat rurale të mos i mungojë asnjë kusht për të mësuar.

Kështu, Bashkia e Tiranës ka bërë rregullimet e nevojshme edhe në shkollën "100 vjetori" në Kashar, e cila tashmë falë ndërhyrjes ka marrë një pamje krejt tjetër.

“Mbaroi fasada e shkollës “100 Vjetori” në Kashar! Krahas lyerjes, ekipi u kujdes për riparimin e çdo defekti në ambientet e shkollës, duke nisur nga ndriçimi, karriget e tavolinat e dëmtuara, tualetet e tarracën”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në Facebook teksa publikon edhe disa foto nga shkolla.

o.j/dita

Letër në vargje të tredhurve në PS

Posted: 31 Aug 2019 12:56 AM PDT

Shënim i Kryeredaktorit:

Poeti Arben Duka u ka drejtuar sot një letër funksionarëve dhe zyrtarëve të Partisë Socialiste.

Ai shpreh shqetësim për gjendjen e demokracisë së brendshme në këtë parti që po rrëshqet me shpejtësi drejt autoritarizmit.

Poeti i njohur ironizon heshtjen që po shoqëron këtë rrënim të një vlere bazike në një organizatë politike vendim-marrëse, kaq të rëndësishme për shoqërinë shqiptare.

Ai tall “metodat” e Ramës për “qeverisje me gra” duke thënë që kryetari i fiksuar me gjininë e atyre që emëron mund të provojë tani edhe travestitët.

Përtej ironisë, degradimi i zërit kritik në PS, zhdukja e vendimeve kolegjiale, emërimi i të inkriminuarve, humbja e shpresës për shtet ligjor dhe ndëshkueshmëri reale, rehabilitimi i të korruptuarve të djeshëm, korrupsioni i sotëm, flirti me klientët e përhershëm të oborreve politike, shpërdorimi ekstrem i buxhetit të shtetit, klima e arrogancës me sipërmarrjet e vogla të mbijetesës, thellimi i pabarazisë sociale, fiksimi me propagandën dhe mediat, mungesa e respektit ndaj historisë, narrativës dhe simbolikave të saj, janë këmbana që duhet të zgjojnë ata socialistë që mendojnë se Shqipëria meriton më shumë se ky vijim i bojatisur i berishizmit.

Dhe siç Dita ka theksuar në vijimësi, zhbërja e marrëveshjes Rama-Berisha 2008 që përbuz vullnetin e votuesve, që shpërfill vendimarrjen e shumicës, që e ka bërë rotacionin e ekzistuesve të detyrueshëm, që ka thyer raportet e brendshme – nga kryetarë partish në parti kryetarësh, etj, etj, – zhbërja pra, e këtij pakti famëkeq që ka brenda edhe vrasjen e fëmijëve të Gërdecit, është starti për të hapur tregun politik për alternativa të reja; “përtej të majtës dhe të djathtës” sic i pëlqen të thotë kreut të Rilindjes.

Por ky “përtej” nuk mund të jetë vetëm pronësi e përjetshme e tij dhe “mikut të tij” Lulzim apo të tjerëve që përbëjnë sot klasën politike të vendit, e provuar tashmë si dështake dhe e korruptuar, e votuar nga një përqindje çdo vit e më e ulët e elektoratit.

Më poshtë pjesë nga rubrika e sotme e poetit Duka, i cili mendimet e tij, siç lexuesit e Ditës e dinë, i shpreh në vargje:

 

As me gra e as me burra,
s’po të ecin qeveritë,
dil tani kërko ndër’ ura,
e na gjej ca tranvestitë

Se për punë të qeverisë,
të sosur s’paskan orekset,
ndaj për hir të barazisë.
provo Ram’ të gjitha sekset

Kërko homoseksualë,
se “kët’ trend e ka Evropa”,
le të dalë ku të dalë,
mbase del dhe ti nga gropa

E pas homoseksualve,
dil kërko disa lesbike,
jepu dërrmën “bukëshkalve”,
se lesbiket janë besnike!

E mësuam që grarinë,
fort e paske debulesë,
Morën burrat lemerinë,
i pastron KM me fshesë

Ja drejtorët dhe në Shkodër,
me një urdhër fap i hoqe,
si në bingo, sipas goglës,
do t’i vësh të gjitha shoqe!

Po dhe gratë i kemi parë,
me shumicë në këtë shtet,
këto vite gjith’me radhë,
e prapë jemi mysybet!

Ju drejtorë e jodrejtorë,
ndënë zë mos u ankoni,
po kundra këtij diktati,
reagoni – rezistoni!

Se do kini shpejt beteja,
me të gjithë “frontin blu”,
kështu-si jini të tallur,
si mund të luftoni ju?!

Rama po na promovohet,
në parti si diktator,
kur gjithkush fatin e tij,
duhet ta ketë vetë në dorë

Përtyp fate njerëzore,
si të ishin karamele,
Paskal Milo mirë e thotë:
“Socialistët qenkan dele!”

Dikur ishte Socialistja,
me gra e burra të zgjedhur,
sot vetëm me çupërlina,
e me bura krejt të tredhur!

 

Arben Duka / Botuar në Dita. Vargjet e plotë mund të lexohen në versionin print të gazetës

Në kërkim nga Italia, kapet në Tiranë i riu i dënuar për përdhunim dhe rrëmbim

Posted: 31 Aug 2019 12:45 AM PDT

Një shtetas është arrestuar në Tiranë për shkak se rezulton i dënuar në Itali për përdhunim.

Operacioni u zhvillua nga Sektori i Forcës së Posaçme Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana, dhe si rezultat i të cilit, në rrugën "Arkitekt Sinani", Tiranë, u bë e mundur kapja e 30-vjeçarit E.B.

Gjykata e Apelit Milano/ Itali e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet burg për kryerjen e veprave penale "Marrëdhënie seksuale me dhunë", "Rrëmbim" dhe vepra të tjera.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë punën për  ekstradimin e tij drejt Italisë.

o.j/dita

Koncesionet, Portalet, Meta, 37 nismat që presin votën e deputetëve

Posted: 31 Aug 2019 12:27 AM PDT

Kuvendi i Shqipërisë do të nisë ditën e hënë sesionin e ri parlamentar.

Seanca e parë plenare do të zhvillohet në orën 18:00.

Përballë shumicës në pushtet do të jetë ajo që njihet si “opozita e re”, pasi Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim braktisën Kuvendin dhe dogjën mandatet e përfaqësimit, duke u vetë-shndërruar në subjekte joparlamentare.

Shqiptarja.com publikon 37 projektligjet, projektvendimet dhe nismat që presin votën e ligjvënësve për t'u miratuar gjatë këtij sesioni parlamentar.

Projektligjet dhe nismat që pritet të miratohen gjatë sesionit të ri parlamentar

Kërkesa për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta

Kandidatura e Petraq Milos, propozuar nga Presidenti Ilir Meta për kryetar i Kontrollit të Lartë Të Shtetit

Propozim për shkarkimin e z. Arben Malaj si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Dekreti i Presidentit për kthimin e ligjit nr. 111/2018 për kadastrën.

Dekret i Presidentit për kthimin e ligjit nr. 110/2018 për noterinë.

Dekret i Presidentit për kthimin e ligjit për Akademinë e Shkencave.

Dekreti i Presidentit për kthimin e ligjit për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës "Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat (ura e Shën Elizës)".

Dekreti i Presidentit për kthimin e ligjit për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldren".

Dekreti i Presidentit për kthimin e ligjit për ndryshimet në Kodin Penal.

Dekreti i Presidentit për kthimin e ligjit për koncesionet dhe partneritetin publik privat.

Dekreti i Presidentit për kthimin e ligjit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.

Dekreti i Presidentit për kthimin e ligjit për rezervat materiale të shtetit.

Dekreti i Presidentit për kthimin e ligjit për vetëqeverisjen vendore.

Dekreti i Presidentit për kthimin për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta.

Projektligj për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Shqipëri.

Projektligj për organizimin dhe funksionimin e shërbimit të provës.

Projektligj për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8331, datë 21.4.1998, për ekzekutimin e vendimeve penale.

Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10.019, datë 29.12.2008 Kodi Zgjedhor i Republikës Së Shqipërisë.

Projektligj për gjuetinë.

Projektligj për krijimin e institutit të studimeve për kujtesën e luftës së dytë botërore.

Projektligj për një shtesë në ligjin nr. 7874, datë 17.11.1994, për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar.

Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10.242, datë 25.2.2010 për institutin e studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmit në Shqipëri.

Projektligj për korporatën e investimeve shqiptare.

Projektligj për rininë.

Projektligj për pajisjet mjekësore

Marrëveshje ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Komisionit Evropian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar.

Projektligj për procedurat e birësimit dhe komitetin shqiptar të birësimit.

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe qeverisë së shtetit të Katarit për transportin detar.

Projektligj për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008 për komunikimet elektronike.

Projektligj për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013, për mediat audiovizive.

Projektligj për prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport.

Projektligj për aderimin e Shqipërisë në konventën për përpunimin e farmakopesë evropiane, Strasburg.

Marrëveshja për mbrojtjen shoqërore, ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë.

Projektligj për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9942, datë 26.6.2008, për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut.

Projektligj për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë.

Projektligj për censin e popullsisë dhe të banesave.

Projektrezolutë për vlerësimin e punës së Departamentit të Administratës Publike për Gjendjen në Shërbimin Civil për vitin 2018.

 

o.j/dita

Ndërlikimet që shkakton mpiksja e gjakut

Posted: 31 Aug 2019 12:10 AM PDT

Mpiksja e gjakut është një problematikë e shpeshtë shëndetësore për të cilën duhet të marrim kujdes të specializuar mjekësore sa më herët që të jetë e mundur.

Kjo për shkak të ndërlikimeve serioze që kjo gjendje mund të shkaktojë në shëndetin tonë. Janë një sërë faktorësh që ndikojnë në mpiksjen e gjakut, një pjesë e të cilëve edhe mund të mbahen nën kontroll, nëse tregohemi të kujdesshëm veçanërisht me stilin e jetesës që zgjedhim të ndjekim gjatë përditshmërisë.

Mjekja Ilda Xhelili tregon për lexuesit e "Ditës", se pse ndodh mpiksja e gjakut, ndërlikimet që shkakton, shenjat dalluese, rastet në të cilat duhet ta konsiderojmë si urgjencë mjekësore, si dhe masat që duhet të marrim për ta parandaluar.

Çfarë është një mpiksje gjaku?

Një mpiksje gjaku është një grumbull qelizash dhe proteinash në gjakun tonë. Ajo ndihmon në gjakderdhjen e ngadaltë kur lëndohemi (në plagë të shkaktuara nga prerje kryesisht) dhe shpërndahet ndërsa plaga shërohet. Por, nëse shpërndarja nuk ndodh, ose nëse mpiksja formohet kur nuk është e nevojshme mund të bllokojë pjesërisht, ose plotësisht një enë gjaku, çka mund të çojë më pas në ndërlikime.

    Konkretisht, cilat janë ndërlikimet që mund të sjellë në organizmin tonë mpiksja e gjakut?

Një mpiksje e papritur e gjaku mund të çojë në probleme serioze, madje deri në pasoja fatale për jetën. Kur bllokohet një arterie nga një mpiksje gjaku mund të shkaktojë sulm në zemër, ose një goditje në tru (në varësi nga arteria e bllokuar).

Një ndër llojet më problematike dhe që shkakton komplikacione është bllokimi i arterieve të ndryshme në mushkëri (tromboembolia pulmonare). Nëse mpiksja ndodh në venat sipërfaqësore te trupit, atëherë dhimbja dhe enjtja (edema) janë mjaft të dukshme. Një mpiksje e thellë e venave të trupit quhet trombozë e venave të thella.

Cila grupmoshë është më e rrezikuar nga mpiksja e gjakut?

Mpiksjet e gjakut si në vena, ashtu edhe në arterie mund të ndodhin në çdo moshë por më të zakonshme janë mbi moshën 60 vjeç pra kur edhe shanset për të pasur probleme shëndetësore janë më të rritura.

Cilët janë faktorët predispozues të një mpiksjeje gjaku ?

Pra, sikundër e përmendëm edhe më lart, mosha e rritur konsiderohet si faktor rreziku. Të predispozuar janë gjithashtu edhe personat që vuajnë nga diabeti dhe dyslipidemia (çrregullimet e yndyrave), pasi të dyja këto patologji shoqërohen me dëmtime të enëve të gjakut, gjë e cila rrit shanset e formimit të koagulave (masave të mpiksura të gjakut). Po ashtu edhe obeziteti (mbipesha) konsiderohet si një faktor rreziku.

Kujdes i veçantë duhet treguar pas ndërhyrjeve kirurgjikale, të cilat e përmbajnë rrezikun e mpiksjeve të gjakut pasi ato shoqërohen me gjakderdhje dhe plagë që duhet të shërohen. Prandaj zakonisht pacientët për një periudhe të caktuar kohore marrin terapi të veçantë kundër mpiksjes së gjakut.

Në varësi të ndërhyrjes kirurgjikale dhe të situatës individuale shëndetësore duhet treguar kujdes edhe për kohën e qëndrimit të pacientit në regjim shtrati. Pacientët duhet të mobilizohen sa më shpejt që të jetë e mundur. I njëjti kujdes duhet treguar edhe për pacientët që kanë fraktura të ndryshme (thyerje të kockave) dhe që u duhet të qëndrojnë gjatë në regjim shtrati.

Edhe në rastet e rupturave muskulare (këputja e fijeve muskulare) ekziston rreziku i mpiksjes së gjakut për shkak të hemorragjisë së grumbulluar. Ndër moshat e reja, më të rrezikuara janë gratë në periudhën pas lindjes (lehonisë), derisa uterusi (mitra) të tkurret në përmasat e mëparshme dhe gjakderdhja të pushojë. Kjo është një fazë mjaft delikate në jetën e gruas që kërkon një kujdes të veçantë.

Cilat janë shenjat kryesore klinike që flasin për një mpiksje të mundshme të gjakut?

Kur një mpiksje e gjakut ngadalëson, ose ndalon rrjedhjen e gjakut atëherë ajo do të shkaktojë fryrje të enës së gjakut. Nëse kjo ndodh në këmbë, zakonisht është shenjë e trombozës së venave të thella të këmbës. Por kjo mund të ndodhë gjithashtu edhe tek krahët, ose në zonën e barkut.

Edhe nëse mpiksja largohet, në rreth 25 për qind të rasteve mbetet prezente dhimbja, edema (enjtja) madje edhe plagë, si rezultat i dëmtimit të enëve të gjakut (në rastin e mpiksjeve sipërfaqësore kryesisht). Një shenjë tjetër sinjifikante është ndryshimi i ngjyrës së lëkurës. Nëse një mpiksje ndodh në venat e këmbës, ose të krahut, atëherë mund të kemi ndryshime të ngjyrës në këto zona si të kaltër në të kuqërremtë (zianotike).

Në rastin e një embolie pulmonare (pra një mpiksje që ndodh në mushkëri), pacienti në përgjithësi paraqet një ngjyrë të zbehtë, të kaltër të çelët. Shenjë tjetër e rëndësishme është dhimbja.

Një mpiksje gjaku zakonisht dhemb aty ku është formuar (për shembull në këmbë, në krahë, në zonën e stomakut, të qafës, në zonën e zemrës siç ndodh në rastin e infarktit), por mund të ndodhë që mpiksja e gjakut e formuar diku lëviz me rrymën e gjakut, zmadhohet rrugës dhe ngec diku siç është rasti i embolisë pulmonare, gjatë të cilës pacienti përjeton dhimbje të forta dhe të papritura në zonën e kraharorit.

Kur dhimbjet shfaqen në kraharor, a duhen konsideruar si urgjenca?

Dhimbjet e kraharorit në përgjithësi konsiderohen urgjenca mjekësore që kërkojnë ndërhyrje të shpeshta (infarkti i miokardit, embolia pulmonare, ruptura e aortës). Në këto raste pacienti duhet të marrë sa më shpejt që të jetë e mundur ndihmën e specializuar mjekësore për të shmangur pasojat e rënda për jetën.

Çfarë simptomash të tjera duhet të tërheqin vëmendjen për mpiksje të gjakut?

Një simptomë serioze është çrregullimi i ritmit të frymëmarrjes. Kjo mund të jetë shenje e mpiksjes së gjakut në mushkëri, ose në zemër. Mund të jetë edhe si shenjë e vetme klinike, por zakonisht shoqërohet me dhimbjen e kraharorit që mund të përhapet në drejtim të shpatullave, krahut të majtë ose nofullës së poshtme. Mund të shoqërohet edhe me dobësi të përgjithshme, këputje dhe djersë të ftohta.

Nga mpiksja e gjakut mund të preken edhe enët e gjakut që furnizojnë trurin. Në rast se kemi një bllokim të rrjedhjes së gjakut në tru, brenda disa minutash qelizat e trurit do të vdesin nga mungesa e oksigjenit. Një mpiksje gjaku në tru (në varësi të enës së bllokuar) mund të shkaktojë dhimbje koke, konfuzion, probleme me të folurën, dobësi në të gjithë trupin ose vetëm në njërën gjysmë të trupit.

Në rastin e mpiksjeve të venave renale (të veshkave) mungojnë simptomat e fillimit pasi procesi këtu ndodh ngadalë. Shenjat klinike në këto raste përfshijnë të vjella, të përziera dhe gjendje ethore.

Është shumë e rëndësishme që të ritheksoj edhe njëherë se një mpiksje gjaku përbën urgjencë mjekësore që mund të kërkojë edhe ndërhyrje kirurgjikale, prandaj duhet të paraqiteni sa më shpejt në shërbimin e urgjencës për të bërë diagnozën diferenciale dhe për të marrë ndihmën e duhur dhe në kohën e duhur.

Çfarë masash mund të marrim për të parandaluar mpiksjen e gjakut?

Disa këshilla të thjeshta mund të shërbejnë shumë për të ulur shanset që të ndodhë një mpiksje gjaku në trupin tuaj. Së pari mbani një peshë të shëndetshme dhe kryeni aktivitet të rregullt fizik, qoftë edhe ecje në formën e shëtitjes. Pas operacioneve mundohuni të kryeni lëvizje dhe të ngriheni sa më shpejt që të jetë e mundur nga ana shëndetësore.

Shmangni qëndrimet e gjata ulur dhe nëse nuk është e mundur çdo dy ore bëni 10 minuta ecje dhe lëvizje të këmbëve. Rekomandohen edhe pushimet e shkurta me këmbët e ngritura mbi nivelin e trupit (me një jastëk).

Kontrolloni nëse çorapet, ose teshat e ngushta mund të ndikojnë në rrjedhjen e gjakut. Gjithmonë janë më të përshtatshme veshjet e lirshme. Mbani në kontroll tensionin e gjakut, nivelin e sheqerit dhe të yndyrave në gjakun tuaj.

p.k/dita

Festohet 75-vjetori i çlirimit të Pogradecit

Posted: 31 Aug 2019 12:01 AM PDT

Dje, në datën 30 gusht, Pogradeci, qyteti nga më të bukurit  turistikë të atdheut tonë, festoi ditën e çlirimit nga nazifashistët dhe bashkëpunëtorët e tyre kolaboracionistë. Qyteti i Pogradecit u çlirua nga Brigada e 15-S e cila kishte si komandant Teki Kolanecin.

Batalioni i katërt i brigadës më 24 gusht 1944 sulmoi një autokolonë gjermane e cila vinte nga Struga për në drejtim të Elbasanit, ku në rajonin e Qukës, në fshatin Xhyrë, iu bë një pritë e organizuar mjaft mirë. Përpjekja ishte tepër e ashpër, pasi dhe një autokolonë nga Elbasani i vjen në ndihmë forcave të ardhura nga Struga. Kështu që u godit njëkohësisht, pasi masat organizative ishin marrë më parë dhe luftëtarët kishin zënë pozicione kyçe të terrenit. Në pritë e cila vazhdoi dhe luftim trup me trup armiku pësoi dëme si në njerëz dhe në materiale. Mjaft makina dolën jashtë gatishmërisë si dhe u ka shumë municion. Në këtë aksion u kapën dhe mjaft dokumente gjermane. Më 30 gusht, forcat e Br. XV S hynë në Pogradec dhe të gjitha fshatrat buzë rrugës automobilistike nga Lini deri në Podgorie ishin të çliruara.

Kjo festë sivjet përkon me 75 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga nazifashistët, të cilën populli shqiptar lipset ta festojë me madhështi.

Tek lapidari kushtuar Brigadës së 15-S u mblodhën qytetarë të Pogradecit, përfaqësues të pushtetit vendor, të organizatave të veteranëve të luftës, të dëshmorëve të atdheut, të Shoqatës Atdhetare Mokra etj, të cilët vendosën kurora me lule.

Ishte i pranishëm në këtë ceremoni edhe Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, zoti Ilir Xhakolli, i cili pas vendosjes së kurorës me lule, i përshëndeti të pranishmit duke iu uruar gëzuar këtë ditë të madhe dhe festë të bukur për gjithë qytetarët e Pogradecit. Ai nënvizoi faktin se LANÇ është epopeja më e lavdishme e popullit shqiptar dhe 75 vjetori i Çlirimit të Atdheut nga nazifashistët dhe bashkëpunëtorët tyre do të festohet ashtu siç e meriton në 29 nëntor 2019, pasi vetëm në saj të kësaj lufte fitimtare Shqipëria dhe shqiptarët u renditën me forcat antifashiste progresiste të botës, me SHBA, BRSS, Anglinë,  Francën etj, ruajtën dhe konsoliduan shtetin shqiptar.

Kjo mënyrë të festuari në Pogradec ishte një shembull i bukur se si duhet t'i përkujtojmë ngjarjet dhe datat e shënuar që lidhen më Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare në këtë jubile të75-vjetorit të çlirimit të Ardheut.

Idajet Beqiri

Dy opinione: Pse vazhdojmë të marrim arratinë nga Shqipëria

Posted: 30 Aug 2019 11:38 PM PDT

 

Entela Resuli

Dom Gjergj Meta më pat thënë në një intervistë se problemet me të cilat përballen njerëzit sot janë kryesisht  të dy llojeve: varfëri ekonomike dhe çorientim ekzistencial, apo shpirtëror.

Blerina Hamzallari, pedagoge pranë Fakultetit të Shkencave Sociale i thotë Dita-s se "ne po nuk gjejmë paqtim në tri elementë të domosdoshëm për dinjitetin njerëzor: meritokraci, standarde jetese dinjitoze dhe siguri për të ardhmen".

Edlira Gjoni, eksperte komunikimi, shprehet se, "në Shqipëri ka shumë dëshpërim; ka klimë negative, helmuese. Kjo vjen së pari nga niveli shumë i lartë i papunësisë, por të mos fshihemi pas gishtit, vjen edhe nga niveli mjaft i lartë i mos-leximit, ndikimit nga interneti, nga kultura jonë e zvarritjes. Sipas Eurobarometrit, çdo vit Shqipëria renditet e para në rajon për përdorimin e rrjeteve sociale. Aty është vendi ku psikoza e depersonalizmit dhe vaniteti janë më të fortë se vetë dielli i gushtit".

 

-Blerina, çfarë na shtyn të kërkojmë të largohemi, pse nuk kërkojmë ta ndërtojmë punën, jetën, në vendin tonë?

Studimet mbi emigracionin në Republikën e Shqipërisë referojnë një sërë faktorësh nxitës. Ndër themelet e proceseve migruese vazhdon të jetë faktori klasik ekonomik i bashkëshoqëruar me një sërë faktorësh politikë, arsimorë, socio-kulturorë,etj.

Është e rëndësishme të kuptohet që pavarësisht se arsyet për emigrim duket sikur nuk kanë ndryshuar, kuptimi mbi to ka ndryshuar shumë. Shqiptarët nuk ikin për të siguruar minimumin jetik në vendet e destinacionit emigrues, por për të ndryshuar standardin e ofertës ekonomike, socio-kulturore, arsimore, shëndetësore,politike (barazia para ligjit, meritokracia, liria jo thjesht për t'u shprehur, por për t'u dëgjuar) ndryshe nga vendi i origjinës.

Në këtë tranzicion të pafund shqiptarët kanë etalone të reja për analizë dhe reflektim ndaj çfarë ata duan, kur e duan, dhe të punojnë qoftë edhe individualisht për t'a patur. Shqiptarët nuk duan të ikin nga "marrëzia" e ikjes, janë një popull që e njohin emigrimin qysh hershëm dhe kjo i bën ata racionalë në zgjedhjen e tyre për të ikur.

Emigrimi i sotëm nuk është mungesë dëshire për të qëndruar në vendin tonë, as pamundësi për të siguruar të ardhura për të jetuar në vendin tonë, fakti që studimet referojnë se ata që paguhen krahasimisht mirë synojnë të largohen do të thotë që minimalisht ne nuk gjejmë paqtim në përgjithësi me tri elementë të domosdoshëm për dinjitetin njerëzor: meritokraci, standarde jetese dinjitoze dhe siguri për të ardhmen.

-Ky dëshpërim masiv, mos është pak edhe ngjitës…?

Sikundër dhe më sipër u përpoqa që shkurtimisht të analizoj, mendoj se emigrantët e sotëm shqiptarë nuk janë të dëshpëruar, por janë racionalë në projeksionet e tyre për të ardhmen, janë kërkues ndaj vetes dhe duan të minimizojnë kushtëzimet në raport me të drejtat, për më tepër zgjedhjet e tyre janë projeksion afatgjatë i të ardhmes së fëmijëve të tyre.

Pra fjalën dëshpërim masiv do ta zëvendësoja me siguri me fjalën keqardhje, që shpreh qartësisht ndjenjën e çdo kujt që vendos të largohet.

-Sa ndikon politika në këtë pikë, duke patur parasysh se ajo ka një rol të rëndësishëm në vend, por nga ana tjetër edhe ne jemi një popull që konsumojmë shumë politikë?

Politika është instrument për arritjen e qëllimit. Edhe në rastin e emigracionit, politikëbërësit duhet të reflektojnë në forma të veprimit aktiv real dhe jo publicitar.

Kjo, për të ndërhyrë efektivisht në përmirësimin e kushteve që nxisin flukset emigratore. Politika nuk është përralla e çdo mbrëmjeje në ekrane, por realiteti i çdo mëngjesi.

***

 

Edlira Gjoni: Largime ka, por reflektim jo

-Edlira, ju shqetësojnë shifrat e largimit të shqiptarëve, apo e dëshirës së tyre për të ikur nga ky vend?

Duhen parë arsyet. Emigrimi në botë ndahet në 9 kategori mes të cilave, largimet nga lufta, ato për arsye ekonomikë, për bashkim familjar, për studime, për biznes, për karrierë apo edhe largime të detyruara nga faktorë të fortë politikë apo ushtarakë në një vend.

Shqipëria nuk është në luftë. As nuk jemi nën gjenocid. E megjithatë, shifra e largimeve është alarmante. Kurse shifra e atyre që duan të gjejnë patjetër mundësinë që të ikin, është tragjike (79 %, sipas sondazhit të kryer vitin e kaluar nga Gallup). Përtej përpjekjeve për ta normalizuar këtë fenomen duhen parë arsyet e vërteta përse duan shqiptarët të ikin, veçanërisht të rinjtë.

E para është mungesa e punës. Batutat politike për punë e profesionistë janë të bukura, por ama nuk sjellin vende të reja pune. Mungesa e investimeve të huaja është lënguese. Meritokracia është vetëm koncept retorik. Sipas një studimi rajonal të bërë nga Banka Botërore në vitin 2017, 60% e të rinjve shqiptarë nuk gjejnë dot punë në profesionin e tyre pas  diplomimit, kurse në shkallë vendi, papunësia si për ata me diplomë universitare, si për ata me arsim të mesëm, ngelet mjaft e lartë. Kjo e bën dëshpëruese jetesën e një familje që sheh djalin apo vajzën pa  mundësi punësimi e pa të ardhura në fund të muajit.

Tregu është i parregulluar dhe për shkak të kaosit në standardet e tij, është përforcuar edhe miti i punës në sektorin publik.

Të gjitha këto sjellin deformime, pritje të gjata, zhgënjime, ulje energjish e një mpirje totale të rinisë, që e sheh zgjidhjen e vetme jashtë vendit.

Por lajmi i keq është se nga Shqipëria duan të largohen edhe familjet e reja që mund të jenë të punësuar e me standard të mesëm jetese…

Largimi i tyre bëhet për arsye të tjera, të lidhura me mirëqenien sociale, dinjitetin që këtu e ndjejnë të prekur, largimin nga vulgarizimi dhe dëshira për të jetuar në mjedis tjetër kulturor apo arsimor, me më shumë mundësi për veten dhe për fëmijët e tyre. Këtë e bëjnë në përgjithësi familjet që nuk kanë pasur ndonjëherë poste të larta politike apo mundësi përfitimesh brenda natës, pra familjet e thjeshta e të respektuara shqiptare.

-Po në fakt shoqëritë janë gjithmonë në kërkim të një jete më të mirë, kudo lëvizin, pse ne duhet t'i marrim si shqetësuese këto shifra?

Edhe mund ta bëjmë krahasimin me vendet e tjera, nga ku kanë ikur më shumë emigrantë sesa Shqipëria, por do të na ngecte krahasimi në fyt. Polonia për shembull, me futjen e saj në BE në vitin 2004, pa fluksin më masiv të largimeve drejt perëndimit. 4 milionë polakë lanë vendin brenda muajve të parë të lëvizjes së lirë.

Ama, ndryshimi është që Polonia bëri një studimi të vetes, studimit ekonomik dhe bëri ndryshimet e kërkuara. Së pari, liroi politikat migratore për vendet e lindjes dhe brenda dy vitesh, 4 milionë ukrainas, bjellorusë e të tjerë, u bënë emigrantë ligjorë dhe mbushën boshllëkun e lënë nga të larguarit.

Së dyti, u hartua strategjia më efektive ekonomik e ish-vendeve të lindjes dhe në vetëm 8 vjet, Polonia e rriti GDP-në me 83%. Sot që ne analizojmë, polakët kanë filluar të kthehen, sepse në vend kanë shkuar për investim kompanitë më të mëdha gjermane e daneze.

Pra ja që krahasimi me vendet e tjera nuk qëndron, sepse ato bëjnë studime e marrin masa ekonomike e zhvillimore, kurse Shqipëria, i vetmi hap që ndërmerr është të mohojë problemin me çdo kusht.

 

*****

Intervistat e plotë mund të lexohen në versionin print të gazetës

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more