Skip to main content

Evropa duhet të bashkohet përballë Kinës Telegrafi Opinione

Evropa duhet të bashkohet përballë Kinës Telegrafi Opinione


Evropa duhet të bashkohet përballë Kinës

Posted: 30 Mar 2019 11:30 AM PDT

Guy Verhofstadt

Kur kërkojnë kapital investues dhe marrëveshje komerciale në dukje fitimprurëse, qeveritë anëtare të BE-së jo gjithmonë i marrin në konsideratë interesat e përbashkëta evropiane. I tillë ka qenë rasti sidomos në lidhje me Kinën. Megjithatë, shtetet anëtare që ndjekin një marrëdhënie me Kinën në mënyrë të njëanshme rrezikojnë vetë dhe pjesën tjetër të Evropës.

Përpjekjet për të përcaktuar një qëndrim të përbashkët të BE-së ndaj Kinës kanë qenë deri tani të kufizuara. Të hutuar nga saga e pafund e Brexit-it dhe kërcënimet e paraqitura nga Teknologjitë e Mëdha, liderët e BE-së nuk kanë gjetur kohë për të diskutuar shumë çështje të tjera të rëndësishme. Megjithatë, në pritje të një samiti të ardhshëm BE-Kinë më 9 prill, krerët e BE-së eksploruan qasje të përbashkëta me Kinën në një takim këtë muaj në Bruksel, ku ata theksuan rreziqet e vendimit të qeverisë italiane për të mbështetur "Nismën një Brez një Rrugë" (BRI) të presidentit kinez Xi Jinping.

Ky paralajmërim kaloi pa u vënë re. Të nesërmen, qeveria populiste e koalicionit italian mirëpriti Xi Jinping në Romë dhe nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me Kinën, duke dalë vepruar ndryshe nga pjesa tjetër e BE-së. Mjerisht, vendimi i Italisë për të marrë pjesë në BRI në mënyrë të njëanshme nuk do të dëmtojë vetëm ndikimin kolektiv të BE-së përballë Kinës, por gjithashtu do të rezultojë në një marrëveshje më të keqe për popullin italian.

Italia nuk është shteti i parë anëtar i BE-së që nënshkruan një marrëveshje në programin kryesor të investimeve të infrastrukturës së Kinës, por është ekonomia më e madhe evropiane dhe vendi i parë G7 që e bën këtë gjë. Nuk mund të ketë asnjë dyshim se veprimi i fundit i qeverisë italiane përfaqëson një goditje të befasishme për Xin Jinpingun dhe një pengesë për Evropën. BRI, në fund të fundit, nuk është një nismë bamirëse e zhvilluar për përmirësimin e njerëzimit. Është një program i politikës së jashtme i projektuar në mënyrë eksplicite për të zgjeruar ndikimin ekonomik dhe gjeostrategjik të Kinës në nivel global. Siç paralajmëroi kohët e fundit Këshilli i Sigurimit Kombëtar i SHBA-së, qeveria italiane është drejt rrugës për të legjitimuar "qasjen grabitqare të Kinës ndaj investimeve" pa dhënë asnjë përfitim për "popullin italian".

Koha që Xi Jinping vizitoi Italinë, 22-24 mars, nuk ishte rastësi. Para zgjatjes së fundit të afatit të Brexit, Britania e Madhe ishte e vendosur të largohej nga BE-ja më 29 mars. Midis kësaj dhe zgjedhjeve të ardhshme të Parlamentit Evropian në maj, lidershipi i BE-së ka qenë totalisht i shpërqendruar. Nuk mund të ketë kohë më të mirë që Xi t'i bombardojë qeveritë e cenueshme të Evropës me premtime të investimeve kineze (që do të thotë hua shumë të kushtëzuara).

Për fat të mirë dhe në kontrast të thellë me naivitetin e qeverisë italiane, presidenti francez Emmanuel Macron përfshiu kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin e Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker në takimin e tij me Xi Jinpingun. Ashtu si liderët e tjerë të kujdesshëm evropianë, ai e kupton se në një botë të dominuar nga superfuqitë si Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, Evropa do të lulëzojë vetëm nëse shtetet e saj anëtare do të qëndrojnë të bashkuara.

Megjithatë, pa një strategji të qartë në nivel BE-je, Evropa do të mbetet e ndjeshme ndaj taktikave të ndarjes dhe pushtimit të gjigantëve globalë dhe evropianët do të privohen nga një zë kolektiv me të cilin të mbrojnë interesat e tyre. Ashtu si Rusia, e cila ka arritur të kthejë kundër njëri-tjetrit shtetet anëtare të tubacionit të gazit Nord Stream 2, Kina do të angazhohet në mënyrë bilaterale me sa më shumë vende evropiane të mundet. Në çdo negociatë të tillë, ajo do të jetë gjithmonë në avantazh.

Një zgjidhje e mundshme, e sugjeruar nga komisioneri i BE-së Gunther Oettinger, është t'i japë Komisionit Evropian veto mbi çdo investim kinez në BE. Kjo ide është e vlefshme për t'u shqyrtuar, sepse vendimet e njëanshme nga shtetet e BE-së mund të kenë implikime të mëdha sigurie dhe ekonomike për pjesën tjetër të Evropës. Për më tepër, mundësia që qeveritë kombëtare të veprojnë sipas dëshirës së tyre frustron në mënyrë të panevojshme përpjekjet e BE-së për të krijuar një marrëdhënie më të ngushtë me Kinën.

Një marrëdhënie e fortë BE-Kinë mund të ketë përfitime të mëdha për të gjithë të përfshirët në të. Është në interesin e Evropës të forcojë rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, jo më pak duke punuar me Kinën për të hapur ekonominë e saj, për të përmirësuar të dhënat e saj për të drejtat e njeriut dhe për të eliminuar praktikat e padrejta tregtare. Nëse ka një gjë për të cilën mund të bien dakord liderët e BE-së, është se bashkëpunimi me Kinën duhet të mbizotërojë mbi konfrontimin.

Në samitin e ardhshëm BE-Kinë, progresi drejt një marrëveshjeje investimi BE-Kinë deri në vitin 2020 do të ishte një shenjë pozitive. Një marrëveshje e tillë mund të hapte më shumë sektorë ekonomikë në Kinë për firmat evropiane duke eliminuar pengesat ndaj qasjes në treg dhe duke reduktuar diskriminimin ndaj investitorëve të huaj të drejtpërdrejtë. Por, po aq e rëndësishme, Evropa ka nevojë për një qasje të përbashkët për të mbrojtur infrastrukturën e saj kritike, sidomos kur është fjala për pajisjet 5G (ku Huawei është një nga furnizuesit kryesorë).

BE-ja ka qenë shumë e ngadaltë për të hapur sytë ndaj sfidave të paraqitura nga një Kinë gjithnjë e më ambicioze. Por nëse qëndrojmë të bashkuar, mund të ndërtojmë ende një partneritet kino-evropian që do t'i shërbejë të gjitha interesave tona në të ardhme. /Project Syndicate/BIRN/

The post Evropa duhet të bashkohet përballë Kinës appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more