Skip to main content

“Presidenca rumune e BE-së – kolaps me pasoja!?” plus 2 more Telegrafi Opinione

“Presidenca rumune e BE-së – kolaps me pasoja!?” plus 2 more Telegrafi Opinione


Presidenca rumune e BE-së – kolaps me pasoja!?

Posted: 31 Dec 2018 02:01 AM PST

Më ndërrimin e viteve, qeveria e mençur rumune nën udhëheqjen e socialdemokratëve të PSD-së, e me gjoks të fryrë nga krenaria do të pushtojë Brukselin dhe Strasburgun… Në këtë formë, ose pak më ndryshe mund të shkruhen kryetitujt e gazetave në ditët e ardhshme në mediat e ndikuara prej PSD-së në Bukuresht. Kështu, disa ministra nën drejtimin e kryeministres Viorica Dancila shpresojnë se mund të hyjnë edhe në librat e historisë. Me tone nacional-populiste dhe kritike ndaj BE-s[, e urta Viorica Dancila ka zbatuar pa iu dridhur syri urdhrat e atij që tërheq fijet në prapaskenë, të kreut të partisë të dënuar, Liviu Dragnea nga PSD.

Ajo dhe shpura e saj do t’ia tregojnë vendin evropianëve të tjerë pa moral dhe hundëpërpjetë; do t’u tregojnë se si bëhet politikë në Rumani dhe për Rumaninë, për këtë janë të bindur përkrahësit. Ajo, Viorica Dancila, rumanishtja e së cilës shfaq boshllëqe të ndjeshme e që gati përditë kthehet në objekt humori në media; ajo që njohuritë e gjuhëve të huaja i ka ekzistente vetëm në letër; që ngatërron para kamerave, Podgoricën, kryeqytetin malazez me Prishtinën, do t’i tregojë vendin Merkelit, Macronit, Kurzit, e të gjithë të tjerëve, kolegëve evropianë, emrat e të cilëve ajo nganjëherë i harron. Të paktën këtë e ka lënë të kuptohet në Bukuresht. E që gjithçka të bëhet me vetëbesim të plotë, pak ditë para ndërrimit të viteve, ajo u kurorëzua nga portali propagandistik rus, si “figura politike rumune e vitit”. Dashakeq kujti i shkon mendja për të keq…

Megjithatë…Dragnea, Dancila e të tjerët nuk i sjellin dot dëme BE-së. Vendimet e mëdha të gjashtëmujorit të parë 2019 e anashkalojnë Rumaninë. Brexit dhe zgjedhjet evropiane janë gati të mbyllura, e as nuk mund të ndikohen e as nuk ndërrojnë drejtim nga zhvillime të papritura të presidencës rumune. Edhe sikur ekipi qeveritar të tregohet antievropian, ka edhe një president, Klaus Iohannis, një evropian liberal i bindur, që mund ta kthejë timonin në drejtimin e duhur. Këtë ai e ka bërë disa herë me sukses e do të vazhdojë ta bëjë. Edhe nëse Dragnea e kërcënon me padi për tradhti ndaj atdheut.

Pra, nga këndvështrimi i politikës së brendshme, duhet parë se si do të zhvillohet lufta e brendshme mes presidentit të parlamentit, Dragnea dhe presidentit të shtetit. Afrimi është i përjashtuar, po ashtu edhe fundi i mungesës së stabilitetit politik nuk dihet.

E, çfarë do të ndodhë me presidencën rumune para këtij sfondi? Në Bruksel thuhet se ajo mirëpritet. Qeveria në Bukuresht është shumë e zënë me veten, për të thyer porcelanet e kushtueshëm të BE-së. E lëre më të arrijë të ngrejë më këmbë diçka konstruktive… Para krizës së vazhdueshme alla rumunçe, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Junkcer, mund të fillojë të paketojë, e në këtë kohë të shijojë edhe një samit “historik” në Siebenburgenin piktoresk. Sibiu, vendlindja e presidentit Iohannis, në qendër të medias si epiqendër evropiane këto muaj nis edhe rrugëtimin drejt librave të historisë së BE. Me Dragnean, Dancilan e të tjerët si figura episodike, që mund të gëzohen për qilimin e shtruar tek Sputnik e bashkëshoqëruesit…Kështu është falë Evropës!

The post Presidenca rumune e BE-së – kolaps me pasoja!? appeared first on Telegrafi.

Viti i Ri si moment reflektimi për kuptimin e jetës

Posted: 31 Dec 2018 01:54 AM PST

Klementin Mile

Viti i Ri nuk është vetëm kohë feste për njerëzit, ai është gjithashtu moment reflektimi dhe bilanci. Çfarë arrita të realizoj këtë vit? Çfarë nuk munda të bëj? A është jeta ime në shinat e duhura, apo pakuptuar, kam dalë jashtë tyre? Pse i bëj gjërat që bëj? A duhet të ndryshoj diçka?

Të gjitha këto pyetje, sado praktike, janë të lidhura pazgjidhshmërisht me çështjen filozofike të kuptimit të jetës. Në fakt reflektimi dhe bilanci ynë për veten varet nga pozicionimi në këtë çështje. Çfarë kuptimi ka jeta? Zakonisht, kur përpiqen t'i japin përgjigje kësaj pyetjeje, njerëzit i referohen diçkaje përtej vetë jetës, qoftë kjo gjë në një hapësirë apo në një kohë tjetër. Këto referenca të jashtme mund të jenë shumë të rëndësishme. Ato mund të jenë, në fakt, gjëja më e rëndësishme në jetë. Megjithatë, këto referenca nuk i përgjigjen plotësisht pyetjes, por e drejtojnë problemin në instanca të tjera.

Fëmijët. Shumë njerëz do thoshin se kuptimi i jetës qëndron te fëmijët e tyre dhe te fëmijët e fëmijëve të tyre. Por kjo përgjigje na vendos në një situatë të çuditshme. Nëse kuptimi i jetës nuk gjendet në jetën e tyre, por në jetën e dikujt tjetër, çfarë i jep kuptim jetës së tyre? Fëmijët e tyre. Por, nga ana tjetër, çfarë i jep kuptim jetës së fëmijëve të tyre? Fëmijët e tyre, e kështu me radhë. Në këtë mënyrë njerëzit gjithmonë janë prirur ta projektojnë zgjidhjen në të ardhmen, në një vend ku mbizotëron paqja dhe lumturia e plotë – në atë vend që filozofët e quajnë utopi. Dhe natyrisht njerëzit do të donin që fëmijët e tyre, fëmijët e fëmijëve të tyre, dhe fëmijët e fëmijëve të fëmijëve të tyre të mund të jetonin në paqe dhe lumturi. Por si i jep kuptim kjo dëshirë jetës së tyre? Dhe cili është kuptimi i jetës për ata të afërm të largët që jetojnë të lumtur në utopi?

Zoti. Shpeshherë thuhet se për njerëzit që besojnë te Zoti nuk ka fare kuptim të shtrohet çështja e kuptimit të jetës. Por kjo nuk është e vërtetë. Për shembull, besimtarë të devotshëm si filozofi Shën-Agustin apo mendimtari fetar Martin Luter e shtronin çështjen e kuptimit të jetës më shumë se cilido ateist. Të mendosh se besimi te Zoti i përgjigjet pyetjes së kuptimit të jetës, vetëm sa e shtyn një hap më tej pyetjen. Dhe në fakt ne vazhdojmë të pyesim: Pse na ka krijuar Zoti? Çfarë pret Ai prej nesh? Pse na krijoi ne? Pse duhet të mendojmë se na krijoi për një mision ose qëllim të veçantë? Dhe, nëse është kështu, për çfarë misioni? Pra, siç shihet, besimi te Zoti nuk i jep përgjigje pyetjes së kuptimit të jetës, por në fakt e bën më urgjent shtrimin e kësaj pyetjeje.

Jeta e përtejme. Njerëzit gjithashtu besojnë se kuptimi i jetës gjendet në një jetë tjetër, e cila është shpërblim ose ndëshkim për këtë jetë që jetojmë. Por, të thuash se kjo jetë ka kuptim vetëm prej një jete tjetër, do të thotë se kjo jetë që jetojmë është, në vetvete, e pakuptimtë. Dhe pastaj, çfarë duhet të bëjmë ne në këtë jetë të pakuptimtë në mënyrë që të shpërblehemi në jetën tjetër? Thjesht duhet të kemi besim te Zoti? Të bëjmë vepra të mira? Ta jetojmë jetën plotësisht? Të realizojmë potencialin tonë artistik dhe social? Të konvertojmë të pafetë? Të mësojmë të gatuajmë? Pra, çështja e kuptimit të jetës nuk merr përgjigje, veçse shtrohet në një rrafsh tjetër: Nëse kjo jetë është kaq e pakuptimtë, çfarë do i jepte kuptim jetës tjetër? A mos lidhet kjo me faktin që kjo jetë është shumë e shkurtër dhe tjetra do jetë shumë e gjatë? Por nëse jeta, në vetvete, nuk ka kuptim, pse duhet të presim të ketë kuptim jeta e përhershme?

Nuk ka kuptim. Fjala që përdoret për të shprehur pikëpamjen se jeta nuk ka kuptim është 'absurdi'. Pra, nëse jeta është absurde, ajo nuk ka kuptim. Në këtë konkluzion kanë arritur si njerëz që kanë besuar te Zoti ashtu dhe ateistë. Filozofi francez Alber Kamy shkruan në librin Miti i Sizifit se absurdi është përhapur gjerësisht në kohën tonë. Dikush mund të punojë çdo ditë të javës, të hënën, të martën, të mërkurën, të enjten, të premten, të shtunën. Në ditën e pushimit, të dielën, mund t'i ndodhë të shtrojë pyetjen: "Pse punova gjithë javën? Çfarë kuptimi ka e gjithë kjo, duke ditur se nga e hëna e tutje do rifillojë e njëjta gjë?" Dhe ky person mund të arrijë konkluzionin se java e tij nuk kishte kuptim, madje edhe që e gjithë jeta e tij nuk ka kuptim.

Kuptimin e jetës nuk mund ta gjejmë jashtë saj. Referencat e jashtme (fëmijët, Zoti, jeta e përtejme) nuk vlejnë për t'i dhënë kuptim diçkaje që ndodh këtu dhe tani, si jeta jonë. Në fakt, kuptimi i jetës duhet kërkuar në kontekstin e jetës sonë, të jetës që jetojmë konkretisht, dhe jo në referencat jashtë kësaj jete. Përkushtimi ndaj Zotit i jep përgjigje çështjes së kuptimit të jetës për sa kohë jetojmë për Zotin. Të pasurit fëmijë i jep përgjigje çështjes së kuptimit të jetës për sa kohë jetojmë për fëmijët. Por, edhe nihilizmi – pikëpamja sipas së cilës jeta nuk ka kuptim – i jep përgjigje çështjes së kuptimit të jetës për sa kohë jetojmë për t'u hequr njerëzve iluzionin se jeta ka kuptim.

The post Viti i Ri si moment reflektimi për kuptimin e jetës appeared first on Telegrafi.

Kur Babadimri nuk sjell dhurata

Posted: 31 Dec 2018 01:52 AM PST

U pa puna, Babadimri për kosovarët sivjet nuk sjell asgjë. Sidomos ai nga Brukseli. Madje, ka fjalë se edhe më 2019, strajca e Babadimrit evropian ka me qenë po kaq e zbrazët për ne. Por, kush do të marrë rolin e Babadimrit i cili nuk sjell asgjë? A do të vishet Mogherini si Babadimër, që të shpërndajë dhurata nëpër Ballkan e për Kosovën të shpërndajë fjalë e direktiva? Edhe mundet. Ja ka marrë dorën.

Por, nuk mundet Evropa veç për Kosovën me pas një Babadimër special. Në mes të dilemës se a duhet zgjedhur dikush të cilin e duan të gjithë apo dikë të cilin/cilën nuk e do askush, në Kosovë dhe në rajon, shumë më e lehtë është të zgjidhet një personalitet nga kjo kategoria e dytë.

Duhet të jetë dikush të cilit/cilës Daçiqi do t'i këndoj serenatë, dhe do e bëjë veten palaço politik, për të argëtuar Babadimrin, ashtu si e argëtoi Edi Ramën dikur duke i kënduar rrëzë veshit atë këngën e famshme të dashnorëve politik "O sole mio", apo si e argëtoi presidentin Erdogan me këngën e famshme të Osman Pashës për të cilin kënga thotë se e kishte vajzën shumë të bukur. Apo, si e argëtoi Hashim pashën, të cilin edhe pse nuk e dimë se cilën këngë, si apo kur, me siguri do ta ketë argëtuar duke marrë parasysh prirjet e tij për të qenë… argëtues. Ai secilit i këndon këngën që do të dëgjojë, ndërkaq kështu fiton kredi për të bërë lëvizjen e radhës dhe për të ndjellë buzëqeshje edhe kur bënë ndonjë të pabërë. Epo Daçiq, ma, thonë vetë me vete…krejt!

Ai me një rast, pa i bërë syri tërr, betohet se kushdo që e njeh, e di se ai asnjëherë askush nuk e ka parë të dehur në publik, edhe pse në Youtube ka plot video ku ai "e vozitë anijen nëpër asfalt" apo thënë ndryshe e ka zënë deti në tah të rrafshit. Politikë, sipas qytetarëve, d.m.th. me rrejt hijshëm.

Nejse, argëtuese për dikë, sidomos në Serbi, dukej ai rasti kur me urdhër të tij i patën kidnapuar policët kosovarë këndej kufirit, dhe pastaj i patën lidhë, i patën shtrirë përmbys mbi dushkun e pyllit dhe i patën ekspozuar para medias . Këtë shaka, natyrisht, policët kosovarë duket se nuk ja kanë harruar as falur asnjëherë sa që ia kthyen, jo atij por, kolegut të tij Gjuriq, disa vite më vonë.

Pra, këtu po i përmendim vetëm ato raste dhe mundësi që përkojnë me atmosferën festive, dhe po merremi me të gjithë të cilët mund të marrin rolin e Babadimrit, apo vetëm të bartin strajcën e tij me dhurata nëpër media. Për Kosovë dihet kush ia bartë strajcën Mogherinit – strajcën e zbrazët për Kosovën.

Është e kuptueshme se kreu i BE-së, për dallim prej kreut të disa vendeve mike dhe armike të BE-së, si duket është në dilemë kë me e veshë si Babadimër, për Ballkanin perëndimor dhe Euroazinë. Diqysh po na shohin bashkë dhe në këtë kontekst, personi i parë që të vjen ndër mend është e dashura jonë, e krejt kosovarëve, Mogherini. Ajo diqysh thua se po i dëgjon urimet e kosovarëve në diasporë, të cilët pa zë shpesh i luten Zotit mos me u liberalizua vizat, se pastaj qysh jemi ne të paparashikueshëm, për një xhygym qaj nisemi krejt familja për në Bruksel, e kthehemi me sabah në shpi.

Do të thoni, skeptikët, se nuk ka ndonjë dashuri reciproke në mes të saj dhe kosovarëve dhe mbase keni të drejtë, por ajo na do, na do sikur fëmijët e llastuar të cilët nëna e madhe Evropë i dënon me qëndrim në qysh, qëndrim në njërën këmbë, me qëndrim me gjunjë mbi kokrra misri, pasuli apo çfarëdo bereqeti tjetër, se Evropa për ne është bereqet.

Apo, me çfarëdo dënimi tjetër që mund të mendojë një njerkë e zemëruar ndaj fëmijëve që nuk i ka lindur vet. Nejse, kjo puna e fëmijëve dhe Evropës është dilemë po aq e vjetër sa edhe ajoi mes pulës dhe vesë, por se kjo maskohet dhe mjegullohet me deklarata dashurie nga të dyja anët. Tash së paku dënimet ma nuk do të jenë të formës: "Serbia mund të pastrojë territorin e vet".

Shqiptarët në këtë shekull sapo e hoqën sharkinë dhe çiftelinë nga televizionet kabllore apo interneti, filluan t'i këndojnë serenata Evropës, por kori evropian për ne këndoi këngë me tekst dhe tone të përziera. Për të qenë pjesë e Evropës duhet të akuluturohesh, të mos dallohesh nga të tjerët, prandaj na vunë kritere të cilat përpos Hashim pashës vështirë se i plotëson ndokush.

Për shembull, Ramush begu nuk del me asnjë kusht në paradë, edhe pse është krenar deri në skej, ku nuk shkon ma andej, por pasha i Burojës, del, edhe pse nuk njihet si natyrë krenare, por në fund të fundit pse mos me dalë. Krejt po dalin. Krejt kolegët e tij. Kohëve të fundit ai kolegë po i konsideron vetëm presidentët dhe mbretërit. Aq shumë është familjarizuar me këtë kategori sa edhe Kosovën po e sheh si republikë presidenciale, apo mbase edhe si Zogu, si mbretëri. Lartmadhëria e tij!

Pra, dilema a me veshë Mogherinin, presidentin Hahn apo kancelarin Merkel, apo Macronin, nuk është dilemë e pa qenë. Kush e sjell mesazhin për n, si do të thoshte kumbara, është në marrëveshje me… po e dini! Në marrëveshje përfundimtare, gjithë përfshirëse…

Këshilla e mikut, për kreun evropian: pasi s'ka dhurata, për ne mos e mundoni hiç as Babadimrin…!

E për juve urime, urime, urime! Ne edhe ashtu, natën e parë e kalojmë me familje, të dytën me Afrimin ja Nysretin, e të tretën, nëse kem pi veç çaj… nuk dihet ku! Gëzuar!

The post Kur Babadimri nuk sjell dhurata appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more