Skip to main content

“Deputetët të pa interesuar të qojnë deri në fund diskutimin për dialogun” plus 9 more Ekonomia Online

“Deputetët të pa interesuar të qojnë deri në fund diskutimin për dialogun” plus 9 more Ekonomia Online


Deputetët të pa interesuar të qojnë deri në fund diskutimin për dialogun

Posted: 31 Oct 2018 10:24 AM PDT

Aktualisht në Kuvendin e Kosovës janë jo më shumë se 40 deputetë që po diskutojnë në seancën e jashtëzakonshme rreth dialogut me Serbinë.

Përkundër se ende nuk është harmonizuar një rezolutë e përbashkët,  e as ndonjë platformë, në sallë plenare aktualisht nuk ekziston kuorum për të votuar ndonjërin prej këtyre dokumenteve, raporton EkonomiaOnline.

Blerta Deliu Kodra, ka thënë se është humbje kohe ajo që po bëjën, teksa është drejtuar se nuk mund të vendoset asgjë pa unitet të të gjithëve.

“Ne po humbi kohë me gjëra të paqena. Është detyrë e jona që të punojmë bashkë. Kuvendi është ai që do ta ketë rolin vendimmarrës. Kur bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare si mund të bëher pa 2/3 e votave të Kuvendit,” deklaroi Deliu.

Sipas deputetit të AKR-së, Islam Pacolli, tha se qysh nga debati i mëngjesit sheh më tepër fjalë se sa vepra konkrete.

“Prej mëngjesit më shumë po shoh fjalë se vepra. Duhet me na ardhe marre para familjeve tona. T'i lëmë inatet anash dhe me diskutu për një platformë. Është moment shumë i rëndësishëm që sot diskutohet edhe për territorin e Kosovës. E kemi një Kushtetutë që askush nuk mundet me lëvizë. Në fund të ditës nuk jemi në gjendje me nxjerrë një vendim së bashku. Çdo vendim që nxirret duhet me kalu nga Parlamenti. Duhet me diskutu, por jo në këtë formë,” është shprehur Pacolli.

Deputeti, Korab Sejdiu, ka akuzuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi, për gjendjen e krijuar në Kosovë, që sipas tij është gjendje krize.

“Kjo ndjenjë që është kriju, është rezultat i veprave të një njeriu me bashkëpunotë të tij që nuk dinë të funskionojnë në forma normale. Po ballafaqohemi me krizën e rradhës të krijuar nga ai, që kërkon të shpërqëndrohemi nga problemet reale. Sot është vetëm një ditë nga të gjitha. Jemi zëri juaj, Kosovës i kanë të tjerët borxh, e jo anasjelltas. Ky vend është i qytetarëve dhe askujt tjetër," tha Sejdiu.

Ali Lajçi, e ka quajtur të mjerueshme senacën e sotme, për të cilën tha se do duhej të kishte qasje tjetër çështja e sotme.

“Do duhej ta kemi një qasje ndryshe, po të kishin dashtë të marrim Luginën, do duhej që Serbia të mos futej në Kuvendin e Kosovës, të mos shiteshin banesat. Ky lloj dialogu duhet të ndalohet deri në njohjen e Serbisë ndaj Kosovës. Pa status politik nuk ka asgjë, kemi pru debate që po mbahen sot dhe është mjerim,” deklaroi Lajçi.

 

Debati për dialogun shton diskutimet për shkarkim të Presidentit

Posted: 31 Oct 2018 10:00 AM PDT

Shkarkimi i presidentit, Hashim Thaçi, ishte çështje e replikave në mes të kryeministrit, Ramush Haradinaj, dhe deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

"Nëse duam ta kthejmë në kontratë mes Kosovës dhe Serbisë dhe balancës mes saj, kemi mbërri në një situatë kur nuk po mbërrijmë ta shohim totalin e dialogut. Për deputetët, ju lutem merrni përgjegjësinë, një pjesë është e Parlamentit. Presidenti përfaqëson në bazë të mandateve, ose e shkarkojmë, ose ka kompetenca. Nuk mundemi t'ia kufizojmë. Na mund të vazhdojmë të ankohemi se po na përfaqëson keq, por çka po bëjmë na tjerët. Nëse nuk mundemi me arritë marrëveshjen për kufijtë, e vetmja çështje Parlamenti që nuk po e bënë është me dalë me Vuçiqin. Nuk kemi nevojë me bë garë me një vend e le më me shit tokë që kemi tragjedi të së kaluarës shumë të dhimbshme.  Jepni konkluzione të qarta, lehtësojuani punën. Ruani kompetencat e Parlamentit si autoritet suprem.  Qëndrimet e mia nuk ndryshojnë. Sado të falënderohem apo të kritikohem," është shprehur Haradinaj, raporton EkonomiaOnline.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, i kërkoi kryeministrit Haradinaj të dëshmojë nëse mund t'i kërkojë deputetëve të AAK-së, që të votojnë shkarkimin e presidentit Thaçi.

"Haradinaj ka trgeu që s'merr vesh prej kësaj punë. Kjo është deklaratë skandaloze, por unë nuk besoj që s'merr vesh. Arsyeja pse ka thënë kështu është se nuk guxon ta kundërshtojë Thaçin. Mos e ngatërroni përfaqësimin me politikë-bërje. Hashim Thaçi po bënë shkelje kushtetuese. Kush me e evidentu atë. Gjykata Kushtetuese që i keni qu njerëzit e juaj aty. A jeni në gjendje me kërku nga deputetet tuaj me votu për shkarkim të Presidentit," replikoi Haxhiu në fjalën e kryeministrit Haradinaj.

I pari i ekzekutivit shmangi vazhdimin e debatit për shkarkimin e Presidentit, duke kërkuar nga deputetët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre.

"Po më vjen keq që nuk po shfrytëzohet e drejta juaj, e keni këtë mundësi. Nuk e kam personale as grupore, po janë momente të rëndësishme për vendin tonë. Mos e harroni rëndësinë që e keni në vendime," është shprehur Haradinaj.

Gjatë fjalimit të tij, kryeministri Haradinat tha se secili institucion duhet të marrë përgjegjësinë e vetë në dialogun me Serbinë, raporton EO.

"Atëherë le ta merr secili institucion pjesën e vetë të përgjegjësive, qeveria e merr ekspertizën, pra atë që po e bëjmë, parlamenti është dashur ta votojë edhe demarkacionin edhe platformën për delegacion, dhe tani, e vetmja gjë që parlamenti në njëfarë mënyre mund të thotë po e bën, është, nuk po shkon me dalë në fotografi me Vuçiqin, pra, me i paraqitë ato që i kemi para tij, ne nuk kemi nevojë të bëjmë garë se kush po shkon me dalë në fotografi me Vuçiqin, me cilindo burrështetas të ndonjë vendi, e lëre më me fqinjët tanë, me të cilët kemi kontekste të hapura, tragjedi e të kaluar shumë të dhimbshme, po s'është aty qëllimi. Unë ju siguroj që sikur ta gjeni një momentum të tillë çfarë e kemi gjetë kur u bë ushtria dhe ishin disa korniza, çka qëndrojmë si parlament, si PDK, si LDK, si Aleancë, si Vetëvendosje, si PSD ne do t'ia lehtësojmë kujtdo qoftë Kosovës, pra për t'i përfaqësuar temat, e me atë temë ne nuk e zgjidhim gjendjen në arsim, shëndetësi as në punësim as plot problem që i ka ky vend, por të paktën të sigurohemi që s'do të kemi befasi, njëkohësisht edhe i kufizojmë ata përfaqësuesit tanë, po i kornizojmë çka po e çka jo," deklaroi Haradinaj.

Barcelona paditet në Federatë për shkak të brohoritjeve raciste nga tifozët

Posted: 31 Oct 2018 09:27 AM PDT

Federata e Futbollit të Spanjës ka bërë të ditur se ndaj dy klubeve spanjolle, Barcelonës dhe Huescës, janë ngritur padi për shkak të brohoritjeve racistë në stadium ndaj rivalëve gjatë ndeshjeve të dy javëve më parë.

Pretendohet se tifozët e Barcelona kishin brohoritur: "Tifozët e Madridit, bij bushtrash", gjatë ndeshjes kundër Sevillës të para dy javëve në Camp Nou. Kjo ndeshje kishte pasur brohoritje ofenduese ndaj Real Madridit pasi që javën e ardhshme ishte El Clasico, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa, ndaj Huescas është ngritur padi pasi që besohet se tifozët e klubit kishte bërë bërë brohoritje ofenduese në ndeshjen në shtëpi ndaj Espanyolit, kur një grup prej rreth 250 tifozëve kishin brohoritur: "Borja Iglesias është i biri i bushtrës" dhe "Borja, vdis. Borja, vdis".

Nëse dëshmohet se këto dy akuza janë të bazuara, atëherë që të dy klubet spanjolle i pret dënimi. Dënimi mund të jetë një gjobë, apo mund të jetë edhe zhvillimi i ndeshjeve në stadiume pa tifozë, megjithatë ky dënim do të ishte më i ashpri i mundshëm.

Barcelona e kishte zhvilluar një ndeshje sezonin e kaluar pa tifozë, menjëherë pasi Katalonia kishte shpallur pavarësinë nga Spanja. Tifozët nuk ishin lejuar brenda fushës pasi që autoritetet e La Ligës frikësoheshin se situata mund të eskalonte.

 

Hajdar Beqa kërkon që prokuroria të merret me deklaratat e Besa Gaxherrit

Posted: 31 Oct 2018 09:23 AM PDT

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka kërkuar që prokuroria të merret me deklaratat e Besa Gaxherrit, e cila në seancën e jashtëzakonshme për dialogun e ka akuzuar presidentin, Hashim Thaçi, për vrasje.

"Nuk jemi këtu sot të bëjmë zhurmë, por të bëjmë një vendim konkret që shihet se jemi shumë larg. Më befasoi fakti i disa deputetëve të opozitës, Besa Gaxheri qe shkoi aq larg sa akuzon presidentin për vrasje. Mendoj që është diçka për prokurorinë, nuk është për LDK-në të bëhen akuza të tilla. Sa herë që LDK-ja mbetet në opozitë, njerëzit në pozitë nga PDK-ja që kanë mbetë, janë vrasës. Nuk është mirë t'i maltretojmë qytetarët e vendit sepse duhet të kemi konsensus dhe jo t'i humbim kohën qytetarëve,” deklaroi deputeti Beqa, raporton EkonomiaOnline.

E menjëhershme ishte replika e deputetit të LDK-së, Ismet Beqiri,  rreth deklaratave të deputetit Beqa.

“Përmendja e tyre nuk d.m.th që ne do ta marrim apo të biem në rolin e viktimë. Po kërkojmë nga organet e drejtësisë sepse është e drejtë themelore të dihet se kush i bëri këto krime. Po na akuzoni se kur i kemi pasë ministrat nuk kemi kërku, e kemi bërë, por nuk bëhet kjo punë nga ministrat. Duhet të jemi korrekt nga ata që i kanë humbë të dashurit. Pa LDK-në këtu nuk ka perspektivë dhe zhvillim të këtij vendi,” është shprehur Beqiri.

Gjatë kundërreplikës, deputeti Beqa i quajti të rënda akuzat e deputetes Gaxherri.

"A më e rëndë është fjala vrasje, a me akuzu dikë për vrasje, a me tregu një realitet. Keni qenë në pozitë dhe sa herë keni qenë në pozitë s'jau ka ni kush zërin,” tha Beqa.

Deputetja në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri, e ka akuzuar presidentin e Kosovës për vrasje. Këto deklarata Gaxherri i ka dhënë gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit. Nga aty, ajo ka deklaruar se Thaçi për ta shpëtuar vetën ka shkelur mbi kufoma, ka vrarë kundërshtarët politik e ka shkelur mbi vlerat e luftës.

Gjatë debatit për dialogun, deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, e vlerëson si më të rëndësishmen, temën për shkëmbim të territoreve.

“Propozuesi i rezolutës e ka nxjerrë një tekst, i pyes të gjithë deputetët që duhet të vendosin rreth këtyre çështjeve a pajtohen me këtë tekst. Territori i Kosovës është një dhe i pandashëm. As presidenti dhe askush tjetër nuk ka mandat të flasë për territor. Nëse ka dikush që thotë jo me këto çështje nuk pajtohem, është në rregull. Çështja është që dëgjum, një varg fjalimesh dhe thuhet se po bëhet politikë. Në Kuvend vihet vetëm për politikë, nuk kemi ardhë për biznes, me i shtru çështjet tona personale, por kemi ardhë për të bërë politikë," deklaroi Kurteshi.

 

KDI iu bën thirrje partive politike që të bashkërendojnë draft rezolutat e propozuara

Posted: 31 Oct 2018 09:01 AM PDT

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), po përcjellë zhvillimet në Kuvendin e Republikës së Kosovës lidhur me procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

KDI ka analizuar të gjitha draft rezolutat e prezantuara deri më tani nga partitë në pushtet dhe ato në opozitë dhe vlerëson se përmbajtja e tyre përputhet në disa pika siç janë:

– kërkesat për respektim të integritetit territorial të Republikës së Kosovës,

– kërkesa për njohje nga Serbia dhe

– përcaktimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës si autoriteti përfundimtar që do të ratifikojë marrëveshjen e re potenciale me Serbinë.

Partitë politike duhet të bashkërendojnë këto kërkesa në një draft rezolutë të përbashkët. Republika e Kosovës nuk duhet të vazhdojë fazën finale të dialogut pa një qëndrim shtetëror të artikuluar në Kuvend, pa strategji dhe pa përcaktuar temat e diskutimit, vijat e kuqe, afatet kohore, pritshmëritë e palës kosovare në këtë proces dhe pa legjitimuar me anë të një rezolute ekipin udhëheqës të Kosovës në këto bisedime.

Partitë parlamentare duhet të rrisin përpjekjet e tyre për të ndërtuar konsensus politik dhe të artikulojnë qartazi qëndrimet e shtetit të Kosovës në këto bisedime. Kuvendi i Kosovës duhet të marrë përgjegjësi në këtë proces dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, si përfaqësues të vullnetit të popullit nuk mund të shmangen nga përgjegjësitë që lidhen me të ardhmen e procesit.

KDI iu bënë thirrje të gjitha partive politike në Kuvend që të angazhohen për këtë proces shtetëror duke luajtur një rol më konstruktiv dhe më të përgjegjshëm,  duke lënë mënjanë politikat ditore dhe kalkulimet politike.

Kryetari i Komunës së Ferizajt priti një grup të nxënësve dhe arsimtarëve nga Suedia

Posted: 31 Oct 2018 08:59 AM PDT

Numri një i qytetit të Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar nga nënkryetari Naim Ferati, kryesuesja e Kuvendit Kristina Gashi-Bytyçi si dhe drejtori i arsimit Afrim Llabjani, këtë të mërkurë kanë pritur një grup nxënësish dhe arsimtarë nga Suedia.

Mirë se ardhje këtyre të fundit ju ka dëshiruar Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i cili ka thënë se gjeneratat e reja çdo ditë  e më shumë po shpërfaqin vlerat e larta dhe të  vërteta të kombit, por  edhe qytetarëve tanë që jetojnë në Suedi. Ai ka thënë se Kosova ka lidhje emocionale me Diasporën dhe konkretisht edhe me Suedinë.

Ndërsa, Raif Mehmeti arsimtarët nga Suedia ka falënderuar drejtuesit e Komunës së Ferizajt konkretisht Kryetarin Aliu për pritjen e bërë ndërsa, kanë parashtruar pyetje nga më të ndryshmet lidhje me funksionimin e Qeverisë Lokale.

Ata po ashtu janë njoftuar edhe më funksionimin e punës së Kuvendit të Komunës së Ferizajt, por edhe me grupet parlamentare që e përbejnë Kuvendin e Komunës.

U tha se bashkëpunimi në mes Komunës së Ferizajt dhe këtyre bashkatdhetarëve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Jep dorëheqje kryeshefi i Telekomit, Gent Begolli

Posted: 31 Oct 2018 08:45 AM PDT

Gent Begolli ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeshefit ekzkekutiv të Ndërmarrjes Publike, Telekomi i Kosovës.

Begolli në krye të Telekomit të Kosovës u emërua më 22 qershor të këtij viti. Ndërsa zyrtarisht detyrën e mori më 29 qershor, pas kalimit të afatit të ankesave.

Begolli po ashtu më parë mbante postin e ish-drejtorit në Komunën e Prishtinës në mandatin e kaluar të Shpend Ahmetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë mban takim me menaxhmentin policor

Posted: 31 Oct 2018 08:39 AM PDT

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, mbajti një takim zyrtar me menaxhmentin policor të Policisë së Kosovës, në të cilën morën pjesë drejtorët e departamenteve, drejtorët e divizioneve, drejtorët rajonalë, komandantët e stacioneve policore, si dhe përfaqësues nga ICITAP-i amerikan.

Ky takim zyrtar ishte i një rëndësie të veçantë, me fokus në realizimin e objektivave strategjike të Policisë së Kosovës, menaxhimin sa më efikas policor, e në veçanti u potencuan dhe njëherit u kërkua në vazhdimësi ngritja e disiplinës, performancës dhe integritetit policor.

Po ashtu u diskutuan edhe çështjet kyçe që kanë të bëjnë me sigurinë e përgjithshme në vend, sigurinë e qytetarit, bashkëpunimin dhe takimet me komunitetin, luftën kundër korrupsionit, sigurinë në trafik, parandalimin e veprave kriminale, si vjedhjet, grabitjet, drogat, trafikimi me qenie njerëzore etj.

Nga stafi menaxherial u kërkua të angazhohen edhe më shumë në të gjitha nivelet policore, e në veçanti kur ka zhvillime apo procese mjaft të rëndësishme për vendin, në mënyrë që të  krijohet një klimë edhe më e qetë dhe më e sigurt për të gjithë qytetarët, e që kontribuon edhe në sigurinë e përgjithshme të vendit.

Drejtori Qalaj theksoi se përmes vlerësimit të performancës së zyrtarëve policorë, përmes menaxhimit sa më efikas të burimeve njerëzore dhe atyre logjistike, mund të arrihen rezultate edhe më pozitive në shumë sfera policore.

Ky takim i cili ishte i një përbërje mjaft të gjerë rezultoi me zotimin  për angazhime shtesë nga të gjithë të pranishmit, me qëllim të përmbushjes së detyrave dhe obligimeve policore, të cilat janë në interes të qytetarëve dhe të vendit.

Haradinaj: Ta mbrojmë interesin nacional, asnjë marrëveshje nuk inicohet pa kuvendin

Posted: 31 Oct 2018 08:31 AM PDT

Gjatë vazhdimit të seancës së jashtëzakonshme lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës për përfshirjen e "shkëmbimit të territoreve" apo "korrigjimit të kufijve" në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Ramush Haradinaj ftoi deputetët të bashkohen dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët.

Ai ka thënë se para së gjithash duhet ta kenë parasysh Pakon e Ahtisarit dhe rolin e secilit për ta shtyrë procesin e dialogut përpara, raporton Ekonomia Online.

“Për çështje të interesit të shtetit dimë dhe mujmë me gjetë gjuhë të përbashkët. S'kemi me pasë qare në çdo etapë pa gjetë ndonjë formulë me mbrojtë interesin nacional. S'kanë me pasë qare pa e gjetë një zgjidhje për interesin e vendit tonë. Një prej tyre është çështja e dialogut me Serbinë. Po ashtu nuk ka dilemë se kuvendi është autoriteti suprem që pa të asnjë marrëveshje nuk mundet me u inicu”.

“Mendoj që është legjitime që secili të paraqet një rezolutë, por iu siguroj që pa marrë parasysh si quhet dokumenti dhe çka përmban, nganjëherë simbolikat flasin vetë. I lus deputetët këtu që ta gjejnë atë formulë nëse ekziston”.

Haradinaj theksoi se duhet të bëhet kujdes në tema nacionale, raporton EO.

“Dialogu po na trumpetohet si kompromis, por mos të harrojmë se te kompromisi e kemi kushtetutën tonë, Pakon e Ahtisarit dhe kompromiset e atëhershme pritet të zbatohen nga ne. Zbatimi jonë në obligimet e Ahtisarit është obligim i yni. Nuk duhet me harru paktin që përmes ekzistencës tonë i obligohemi kompromisit. Ai kompromis na ka bërë këta që jemi. Ne si qeveri dhe si kryetar në tema nacionale do të bëjmë kujdes, megjithëse vendimet janë të juajat”.

Hamza merr pjesë në takimin rajonal të ministrave të Financave në Shkup

Posted: 31 Oct 2018 08:20 AM PDT

Ministri i Financave Bedri Hamza gjendet për vizitë zyrtare në Maqedoni, ku me ftesë të  Ministrit të Financave të Maqedonisë Dragan Tevdovski dhe zëvendëspresidentit të Bankës Botërore Cyril Muller, po merr pjesë në takimin rajonal të Ministrave të Financave, me temën "Nxitja e zhvillimit ekonomik përmes zhvillimit të kapitalit njerëzor në vendet e Ballkanit perëndimor",  i cili po mbahet në Shkup të Maqedonisë.

Hapjen e këtij takimi e bëri kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev cili përshkroi gjendjen e përgjithshme të investimeve në Republikën e Maqedonisë në kapitalin njerëzorë, duke theksuar se "është shumë e rëndësishme që të gjitha shtetet e Ballkanit pa dallim të investojnë në kapitalin njerëzor për një zhvillim më të qëndrueshëm ekonomik në këtë rajon të Ballkanit".

Ndërsa, ministri i Financave të Republikës së Kosovës Bedri Hamza theksoi se në Kosovë në dy vitet e fundit rritjen e buxhetit e kemi koncentruar në investimet në  fushën e arsimit, shëndetësisë dhe në çështjet sociale.

Ministri Hamza gjithashtu shtoi se në fazat e ardhshme të politikë-bërjes sonë patjetër duhet të fokusohemi tek investimi në dije, pra në kapitalin njerëzorë, dhe tek forcimi i institucioneve shoqërore.  Sipas ministrit Hamza, këtë më së miri mund ta bëjmë përmes politikë-bërjes të orientuar nga rezultatet, të cilat edhe pse do të jetë më vështirë të maten, mund të adresojnë më direkt sfidat tona zhvillimore.

"Rritja ekonomike e vendeve tona gjatë viteve të fundit ka qenë mjaft inkurajuese, por duke qenë se kemi dallim substancial me vendet e Bashkimit Evropian, aty ku të gjithë ne synojmë të jemi, ne duhet të ndryshojmë modelin tonë të rritjes ekonomike, për të mundësuar një zhvendosje, respektivisht "kërcim" të konsiderueshëm në raport me rritjen e deritanishme", shtoi ministri Hamza.

Ai gjithashtu bëri të ditur se Kosova në dokumentin e saj më të lartë strategjik, e që është "Strategjia Kombëtare për Zhvillim", ka renditur zhvillimin e kapitalit njerëzorë, si shtyllën kryesore të kësaj strategjie.

Në këtë takim, ministri Bedri Hamza veçoi edhe një fenomen me të cilin po ballafaqohen të gjitha vendet e Rajonit, që sipas tij është ikja e trurit nga vendet tona.

"Ne duhet të investojmë që ta zhvillojmë sektorin privat në mënyrë që të jetë bartës i zhvillimit ekonomik dhe ky sektor të motivoj të rinjtë dhe të rejat për punësim,  dhe mos të shikohet sektori publik si mundësi e vetme për punësim. Kemi bërë progres por që kemi ende punë përpara nesh për ta thelluar këtë zhvillim" ka shtuar ministri Hamza.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more