Skip to main content

“Serbët janë të kuptueshëm kur duan destabilitet!” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Serbët janë të kuptueshëm kur duan destabilitet!” plus 1 more Telegrafi Opinione


Serbët janë të kuptueshëm kur duan destabilitet!

Posted: 30 Sep 2018 04:06 AM PDT

Pandeli Majko

Serbët janë të kuptueshëm kur duan destabilitet. Ky është një "profesion" që historia jua ka njohur. Por, aktualisht ekziston veç një dëshirë e Beogradit zyrtar për të ngritur tensionin në rajon si një diplomaci verifikuese.

Presidenti Vuçiq dje në konferencë shtypi bënte pyetje në distancë. "Pse duhet të përmbahemi? Kjo është pyetja ime për BE-në. Ju lutem, Mogerini, Koçijaniq të më shpjegoni çfarë të përmbahemi?"…

Po i njëjti Vuçiq në fundin e gushtit në Vjenë deklaroi se "e konsiderojmë Kosovën një vend të lirë… duam të bëjmë diçka për njerëzit tanë… duam të sjellim diçka të mirë për serbët dhe për shqiptarët."

Shefi i të vetëquajturës "Zyrë për Kosovën" në qeverinë serbe zhvilloi dje leksione publike për historinë duke kujtuar situatën para konfliktit izraelito-egjiptian.

Politika e Beogradit ka marrë pamjen e kryeministres së saj ku paraqitja dhe përmbajtja janë dy gjëra të ndryshme. Serbia ka një administratë profesionale për t'i shpjeguar drejtuesve të shtetit se çfarë ndodh në se ushtria serbe ndërhyn në territorin e shtetit të Kosovës.

Ky shtet është nën mbrojtjen e NATO-s. Kjo ndërhyrje nuk do të ishte "korrigjim". Ajo do të jetë një konflikt që një planifikues ushtarak nuk do ta këshillonte.

Evropa njihet për mungesën e aksionit, por jo të reagimit. Ndërhyrja e Serbisë në Kosovë do të prodhonte një efekt domino i cili do të sillte ndërhyrjen e fuqive të mëdha. Kjo ndërhyrje nuk gjen shpjegim me historinë e konfliktit të Egjiptit me Izraelin.

Problemi kryesor i politikës amerikane dhe Perëndimin po shfaqet me "Koalicionin e Sirisë" i cili po prish balancat në Lindjen e Mesme. Koalicioni i Sirisë dhe Serbia kanë një marrëdhënie të ngushtë.

Serbët po shfaqin diplomacinë e "forcës" për shkak të përkrahjes së Moskës. Në vitin 1999 një grup ndërhyrjeje parashutistësh rus mori Aeroportin e Prishtinës. Nëse uniformat ruse do të vinin nga baza e Nishit dhe do vendosen në urën e Mitrovicës "në mbrojtje të paqes"… Kjo po… që do të ishte një krizë e vërtetë. Por, askush mos kërkojë protagonizëm pas kësaj.

Politika ruse nuk bën biznes. Ajo parapëlqen "shahun".

Pyetja që duhet ti bëjnë vetes pas kësaj politikanët e Beogradit është e vështirë. Do t'ju duhet të vlerësojnë nëse në një konflikt rajonal do t'ju mjaftojë "statusi i Asadit". Dhe bëhet fjalë për një rajon thuajse të integruar në NATO dhe Bashkimin Evropian ku nuk duhet tu gënjejë mendja se do jenë "Izraeli" i Lindjes në Perëndim…

Kujtesa është funksioni më i pasigurt në marrëdhënie me politikën. Ajo nuk të jep pasqyrim të plotë të ngjarjeve veç të ndihmon të krijosh pasqyrimin e vetvetes.

Politika serbe është në një ditë të vështirë. Arsyeja është tek thjeshtësia e asaj që po vjen. Kjo është një kërkesë e papëlqyer në ish-Beogradin e Titos.

Të qënët një tokë e përbashkët e Lindjes dhe Perëndimit nuk funksionon më. Drama e vërtetë e Beogradit zyrtar është pamundësia për të qenë Jugosllavia e dikurshme. Kjo situatë nuk kalon me skërmitje. Nuk është hera e parë që politikanët serbë dobësinë e fshehin me shfaqje force.

Nëse Beogradi dëshiron të korrigjojë statusin e vet rajonal ka një rrugë tjetër. Ai nuk kalon nga armiqësia me shqiptarët apo ndarjet etnike. Një shekull histori janë të mjaftueshëm për të vërtetuar këtë. Në fund, ky është një vendim serb. Privilegji i fundit për dikë në udhëkryqin midis paqes dhe konfliktit. Sigurisht.

The post Serbët janë të kuptueshëm kur duan destabilitet! appeared first on Telegrafi.

Mrekullia shqiptare

Posted: 30 Sep 2018 03:54 AM PDT

Pesë vjet më parë, Shqipëria ndodhej në një situatë vërtet ogurzezë. Me Greqinë dhe Italinë në vorbullën e krizës së Euros, remitancat dhe prurjet e kapitalit ishin në rënie dhe ekonomia po vuante prej një ngadalësimi të fortë. Deficiti fiskal kishte arritur në 7% të GDP-së, financuar në një pjesë të madhe prej borxheve, ndërkohë që aksesi në tregjet e jashtme ishte mbyllur dhe normat e brendshme të interesit ishin në stratosferë.

Përveç kësaj, kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike ndodhej në një krizë operacionale dhe financiare, e paaftë të paguante për energjinë elektrike, që supozohej se duhej të blinte prej kompanive të prodhimit.

Borxhet e qeverisë dhe të kompanisë elektro-energjetike po nxisnin një rritje të huave jo-performuese në sistemin bankar. Ishin të gjithë ingredientë të një rezultati katastrofik.

Nxitojmë dhe shkojmë në të tashmen: ekonomia po rritet me një ritëm të fortë prej 4.2%, e shtyrë prej rritjes dyshifrore të eksporteve në bujqësi, miniera, prodhim, energji, turizëm dhe shërbime të biznesit. Në një kohë kur ekonomitë e vendeve në zhvillim, në rajone të ndryshme, si Argjentina, Turqia, Nigeria dhe Afrika e Jugut përballen me rënie të monedhës dhe rritje të normave të interesit, Shqipëria ka normat më të ulëta të interesit në historinë e vet dhe një monedhë që forcohet. Sot, ajo ka riskun më të ulët të bonove në klasën e shteteve të ngjashme me të, gjë që tregon se tregjet mendojnë që agjencitë e ratingut kanë qenë të pavëmendshme.

Një herë e një kohë Koreja e Veriut e Evropës nën diktatorin komunist Enver Hoxha, sot të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë sa 25% e atyre të Gjermanisë. Nëse ajo do mundet ta ruajë ritmin aktual të rritjes ekonomike, do të arrijë të ardhurat e sotme të Gjermanisë, për 32 vjet.

Në një kohë kur ekonomistët po fajësohen për gjithfarësoj rezultatesh zhgënjyese, dhe institucionet shumëpalëshe si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore po akuzohen se nuk po i këshillojnë shtetet ashtu si duhet, është inkurajuese të zbulosh se, në fund të fundit, ato mund të mos jenë krejt të padobishme.

Cili ishte sekreti i kthesës së Shqipërisë?

Së pari, ndryshe nga shumë vende që vonojnë të veprojnë, deri kur është shumë vonë, kryeministri Edi Rama e thirri FMN-në sapo erdhi në pushtet në shtator 2013. Më pas, qeveria e tij negocioi një program që i mundësoi Shqipërisë të sigurojë mbështetje financiare, ndërkohë që vinte rregull në financat e veta. Programi trevjeçar përfundoi me sukses pothuaj dy vjet më parë, dhe raporti i borxhit me GDP-në mbetet në një trend zbritës. Këtë vit, ai po bie me 2.5% të GDP-së, ndërkohë që vendi po e zgjeron në mënyrë domethënëse, buxhetin e tij të investimeve publike.

Që të jesh në gjendje të rritet në mesin e një konsolidimi fiskal, duhet diçka tjetër që të shtyjë ekonominë përpara, zakonisht eksportet. Dhe eksportet po rriten në Shqipëri – ku unë kam udhëhequr një program kërkimor të Qendrës për Zhvillim Ndërkombëtar të Harvardit prej vitit 2013 – jo për shkak të fatit, por falë një përpjekjeje të palodhur për të eliminuar bllokimet dhe rrokur mundësitë.

Në ndërkohë, Shqipëria iu shmang tundimit për t'u fokusuar në indikatorët e përgjithshëm të Doing Business, që supozojnë se të ndjekësh në mënyrë rastësore praktikat më të mira ndërkombëtare, mund të sjellë ndonjë të mirë. Në vend të kësaj, autoritetet ndoqën një qasje diagnostikuese për të prioritizuar politikat e tyre. Të këshilluar nga Matt Andrews i Harvard Kennedy School of Government, politikëbërësit përdorën një strategji implementuese bazuar në një proces përsëritës të orientuar nga problemet, që fillon duke e pikasur problemin, identifikuar shkaqet e tij, dhe hartuar një mënyrë për ta ndrequr.

Kjo gjë çoi drejt shumë ideve që rezultuan të fuqishme. Në bujqësi, zhvillimi i grumbulluesve ndihmoi fermerët të lidhen me teknologji më të mira dhe tregje më fitimprurëse, duke krijuar kështu një bum në eksportet e perimeve. Në sektorin energjetik, qeveria adoptoi një strategji jo-ortodokse për të ndryshuar sjelljen e qytetarëve në lidhje me vjedhjen e energjisë elektrike dhe mospagimin, gjë që shpuri në vitin 2015, në një ndryshim rrënjësor prej pothuaj 2% të GDP-së, në të ardhurat cash të kompanisë së shpërndarjes.

Po kështu, grupet këshillimore në prodhim dhe turizëm identifikuan fushat ku kish potencial përmirësimi. Shqipëria ka investuar në rimëkëmbjen e qyteteve të veta historike dhe tani po investon në 100 fshatra me potencial të madh për agroturizëm, të cilët ndodh të jenë në zona të varfëra dhe të virgjëra. Nuk është çudi që turizmi po rritet me një ritëm dyshifror.

Veç kësaj, ambasadorët e vendit po shfrytëzohen tashmë në një strategji të bashkërenduar për të nxitur investimet e huaja përmes angazhimit të drejtpërdrejtë me kompanitë. Dhe politikëbërësit tani po angazhojnë diasporën e Shqipërisë – e cila është një burim i rëndësishëm talenti, investimesh, mundësish të tregut dhe idesh të biznesit – me një impakt të fortë.

Risitë nuk kanë qenë vetëm në nivel kombëtar. Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, ka trefishuar të ardhurat e Bashkisë që kur erdhi në krye të saj në vitin 2015, dhe i ka përdorur të ardhurat në mënyra, që e kanë bërë Tiranën një prej qyteteve më të këndshëm në rajon. Kryeqyteti i Shqipërisë ka fituar çmime ndërkombëtare për zhvillimin e hapësirave urbane me cilësi të lartë, dhe për zgjidhjen e problemeve të lëvizshmërisë dhe atyre mjedisore, në mënyra inovative.

Mësimet për vendet e tjera janë të qarta. Suksesi përballë vështirësive ndodh kur qeveritë janë të vetëdijshme për gjendjen e vështirë dhe për dobësitë e tyre, munden të artikulojnë objektivat, dhe të kërkojnë pa u ndalur për mënyra drejt arritjes së aspiratave të tyre. Në këtë proces, vendet nuk janë vetëm. Sistemi i asistencës financiare ndërkombëtare udhëhequr nga FMN dhe institucionet e zhvillimit financiar mund të vijë në ndihmë. Por shtetet duhet të dijnë se kur dhe si t'i shfrytëzojnë më së miri. Ata mund të shtojnë kapacitetet e qeverisë, por nuk mund të zëvendësojnë përkushtimin e qeverisë.

Edhe mësimi për Bashkimin Evropian është i qartë: kur mendojnë për vendet që aspirojnë anëtarësimin si Shqipëria dhe pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor, është e rëndësishme të shikojnë jo vetëm çfarë janë dhe çfarë kanë qenë këta vende, por edhe zellin me të cilin ata veprojnë, për t'u bërë çfarë aspirojnë të bëhen.

Për pjesën më të madhe të historisë, Shqipëria dukej e pashpresë. Por i pashpresë është ai që bën të pashpresin. Tani, kthesa e Shqipërisë është një burim shprese për gjithë ne të tjerët. /Project Syndicate/bota.al/

(Ricardo Hausmann (lindur në 1956) është drejtor i Qendrës për Zhvillim Ndërkombëtar dhe profesor i Praktikës së Zhvillimit Ekonomik në John F. Kennedy School of Government, në Universitetin e Harvardit)

The post Mrekullia shqiptare appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more