Skip to main content

“Yjet mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit Aretha Franklin” plus 9 more Ekonomia Online

“Yjet mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit Aretha Franklin” plus 9 more Ekonomia Online


Yjet mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit Aretha Franklin

Posted: 31 Aug 2018 10:52 AM PDT

Muzikantë, politikanë, yje dhe fansa janë mbledhur në Detroit për funeralin e Aretha Franklin.
Këngëtarja, e njohur si Mbretëresha e muzikës Soul, ka ndërruar jetë më herët gjatë këtij muaj nga kanceri pankreatik, në moshën 76 vjeçare.

Në këtë funeral, që pritet të zgjasë pesë orë, do të ketë performancë nga Stevie Wonder, Ariana Grande, Faith Hill dhe Chaka Khan.

Ish presidenti amerikan Bill Clinton, Jesse Jackson dhe bashkëpunëtori i Franklin, Smokey Robinson do të jenë në mesin e personave që do të mbajnë fjalim.

Ceremonia mortore pritet të nis në 14:40 (kohe lokale), në Greater Grace Temple, në Detroit.

Vincent Street wipes down the casket of legendary singer Aretha Franklin at the Charles H. Wright Museum of African American History in Detroit on Aug. 29, 2018.

The post Yjet mblidhen për t'i dhënë lamtumirën e fundit Aretha Franklin appeared first on Ekonomia Online.

Kryeministri Haradinaj: Kroacia partner i rëndësishëm i Kosovës

Posted: 31 Aug 2018 10:44 AM PDT

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Republikën e Kroacisë, në kuadër të Forumit të Dubrovnikut, sot ka zhvilluar një takim bilateral me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic.

Kryeministri Haradinaj ka shprehur falënderimin e tij për përkrahjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë dhe po vazhdon t'i jap Republikës së Kosovës, në konsolidimin ndërkombëtar të saj.

Më tej, kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës i vlerëson marrëdhëniet e shkëlqyera me shtetin kroat duke e marrë si shembull të mirë për rrugëtimin euroatlantik.

"Kroacia tradicionalisht ka përkrahur Kosovën, edhe atëherë kur Kosova nuk kishte pozicion të barabartë kushtetues me njësitë tjera federale", tha kryeministri Haradinaj.

Duke kërkuar që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve të thellohen edhe më tepër, kryeministri Haradinaj tha se Kroacia është partner i rëndësishëm ekonomik i Kosovës dhe ky trend do të vazhdojë edhe në të ardhmen përmes rritjes së investimeve që do të ndikojnë në rritjen e zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj tha se përkrahja e Kroacisë si vend anëtar i BE-së është e një rëndësie të veçantë për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, me theks të veçantë liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, INTERPOL dhe UNESCO.

Kryeministri Haradinaj tha se institucionet e Kosovës në vazhdimësi kanë qenë të përkushtuara në integrimin e të gjitha komuniteteve, përfshirë këtu edhe komunitetin kroat.

Ndërkaq, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, tha se Kroacia do të jetë mbështetëse e Kosovës në rrugën e saj eurointegruese. Poashtu, ai tha se Kroacia do të jetë partnere dhe lobuese e Kosovës për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

 

The post Kryeministri Haradinaj: Kroacia partner i rëndësishëm i Kosovës appeared first on Ekonomia Online.

Edhe shefi i diplomacisë belge mbështetë shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi

Posted: 31 Aug 2018 10:40 AM PDT

Shefat e diplomacive të vendeve të BE-së po takohen në Vjenë me homologët e tyre nga vendet kandidate për anëtarësim. Ky takim ka shërbyer edhe për deklarata lidhur me idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një zgjidhje afatgjate ndërmjet dy vendeve.

Ministri i Jashtëm i Finlandës, Timo Soini vlerëson së mundësia e shkëmbimit të territorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të jetë e rrezikshme nëse nuk përgatitet mirë.

"Çështja është e komplikuar, historia e luftës është e vështirë dhe duhet të jemi të kujdesshëm që mos të shkaktojmë probleme tjera", ka thënë ai.

Ai në Vjenë ka thënë se është mirë që presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq po bisedojnë për zgjidhjen e problemit të Kosovës, transmeton lajmi.net.

"Kjo është pozitive, por sa i përket çështjet së shkëmbimit të territoreve momentalisht nuk mund të jap qëndrim përfundimtar", ka thënë ai.

Në anën tjetër, ministri i Jashtëm i Belgjikës, Didier Reynders tha se një marrëveshje finale varet direkt nga dy shtetet, pra Kosova dhe Serbia.

"Është e rëndësishme elementet e marrëveshjes. Nuk duhet që BE-ja të përcaktojë udhëzimet se çfarë duhet të përfshijë marrëveshja. Ne po mbështesim bisedat e tyre", tha Reynders.

Kurse ministri i jashtëm i Rumanisë, Teodor Viorel Melescanu tha se marrëveshja finale Prishtinë-Beograd, do të hapte rrugë për të marrë vendimet përfundimtare për njohjen ose jo të Kosovës.

"Kjo do të na jap një ndihmë. Shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, do të vinin në një vendim përfundimtar", tha ai.

Kurse për këtë temë sot foli edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Ajo tha se BE-ja mbështetë çdo lloj marrëveshje që e arrijnë Kosova dhe Serbia.

"Cilido që të jetë rezultati i dakorduar në mënyrë reciproke, do ta ketë mbështetjen tonë, me kusht që ai të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare", tha Mogherini.

The post Edhe shefi i diplomacisë belge mbështetë shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi appeared first on Ekonomia Online.

Krasniqi: Nga brenda falin pasuritë e shtetit, nga jashtë e kontestojnë shtetin

Posted: 31 Aug 2018 10:37 AM PDT

Analisti Albert Krasniqi, që edhe monitoron punën në Kuvend, i ka ndarë në dy grupe punët që po bëjnë liderët e vendit, se si shihen ato nga brenda e si nga jashtë.

Ky koment është adresuar pas përplasjeve të krerëve të partive kundër idesë së Thaçit për shkëmbim territoresh.

Postimi i Krasniqit në Facebook:

Nga brenda:

– hanë e pijnë me paratë e shtetit

– i dyfishojnë pagat e veta

– punësojnë familjar dhe militantë partiak

– marrin të paktën nga 20% prej secilit tender publik

– falin pasuritë e shtetit kompanive prapa të cilave vet qëndrojnë

– caktojnë se kush duhet hetuar e sa duhet dënuar nga gjykatat

Nga jashtë:

– të shndërrojnë në objekt tallje në secilin përfaqësim

– e kontestojnë shtetin dhe e rrënojnë atë në themel

Në fund ne i votojmë!

The post Krasniqi: Nga brenda falin pasuritë e shtetit, nga jashtë e kontestojnë shtetin appeared first on Ekonomia Online.

Moti për nesër

Posted: 31 Aug 2018 10:30 AM PDT

Instituti Hidrometerologjik ka bërë të ditur se nesër në Kosovë pritet mbajë mot me diell dhe herë pas here me vranësira kalimtare.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

The post Moti për nesër appeared first on Ekonomia Online.

Kryeprokurori Lumezi ka pritur në takim gjeneralin e KFOR-it, Cuoci

Posted: 31 Aug 2018 10:25 AM PDT

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneral major, Salvatore Cuoci.

Kryeprokurori Lumezi, fillimisht e ka falënderuar gjeneralin Cuoci, për angazhimin dhe sigurinë e dhënë nga KFOR-i, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, Lumezi e ka njoftuar gjeneralin Cuoci, se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit është duke u angazhuar për krijimin e një ambient të sigurt për të gjithë prokurorët e shtetit, në mënyrë që funksionet e tyre ti ushtrojnë në mënyrë efikase, profesionale dhe pa ndikim nga cili do person fizik apo juridik.

Po ashtu, Lumezi ka potencuar se Prokurori i Shtetit, është duke u angazhuar për të garantuar mbrojtjen e secilit qytetar të Kosovës, të cilët nuk i shkelin ligjet e këtij vendi, pavarësisht profesioneve dhe pozitës në shoqëri. Ndërsa, në anën tjetër ka theksuar se kryerësit e të gjitha veprave penale do të vihen herët apo vonë para përgjegjësisë penale.

Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, u shpreh se do të mbetet i përkushtuar që të ketë ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, dhe njëherit ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim me institucionin e Prokurorit të Shtetit.

The post Kryeprokurori Lumezi ka pritur në takim gjeneralin e KFOR-it, Cuoci appeared first on Ekonomia Online.

Leonardo DiCaprio në prag të martesës me Camila Morronen

Posted: 31 Aug 2018 10:21 AM PDT

Leonardo DiCaprion mund ta shohim shumë shpejt drejt altarit të martesës.

Ylli 43-vjeçar hollivudian raportohet se është në prag të kurorëzimit me të dashurën 21-vjeçare.

Madje, aktori amerikan ka bërë plane rreth krijimit të një familjeje me bukuroshen Camila Morrone.

Sipas burimeve Us Weekly, të afërta me çiftin, gjërat janë bërë serioze midis DiCaprios dhe modeles.

"Ata janë të dashuruar dhe e kanë seriozisht", tha një burim duke shtuar se "Kanë folur për tu fejuar."

"Ai është gati që të ketë fëmijë. Dhe sa për Morrone? Ajo dëshiron shumë të ketë fëmjë të vegjël përreth dhe do që të ketë fëmijë me Leon… por kërkon që të martohen filimisht. Camila është shumë tradicionale kur bëhet fjalë për këtë aspekt", tha burimi.

Ndryshe, aktorin do ta shohim gjatë vitit të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave me projekte të reja filmike.

The post Leonardo DiCaprio në prag të martesës me Camila Morronen appeared first on Ekonomia Online.

Liria fiton derbin ndaj Dritës

Posted: 31 Aug 2018 10:16 AM PDT

Pas dy humbjeve radhazi në Superligë klubi nga Prizreni, Liria ka arritur të gjejë rrugën e fitores.

Madje Liria fitoi derbin e sotëm kundër Dritës, që është një nga pretendentët për titull, transmeton Koha.net.

Në një ndeshje spektakolare në Prizren, vendasit shënuan fitore prej 3 me 2.

Drita e nisi më mirë takimin duke kaluar në epërsi përmes Xhevdet Shabanit që shënoi në minutën e 30.

Dy minuta para përfundimit të pjesës së parë Liria barazoi shifrat përmes mesfushorit Qendrim Gashi.

Në pjesën e dytë Drita riktheu epërsinë në minutën e 55 përmes Haxhi Nezirajt.

Por, Liria u kundërpërgjigj për mrekulli duke shënuar edhe dy herë. Përmes Liridon Fetahajt që realizoi në minutat 65 dhe 73.

The post Liria fiton derbin ndaj Dritës appeared first on Ekonomia Online.

Ismaili: Korrigjimi i kufijve nënkupton qëllimin për marrjen e Preshevës

Posted: 31 Aug 2018 10:11 AM PDT

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka vlerësuar se partitë opozitare nuk duan të jenë pjesë e procesit të dialogut ngase, sipas tij, nuk kanë guxim për vendimmarrje.

Ismaili gjatë një interviste në Info Magazine të Klan Kosovës, ka kujtuar se PDK-ja kishte paraqitur një platformë për dialogun me Serbinë, mirëpo ka hasur në refuzim nga partitë opozitare.

"Qëllimi i PDK-së është që të gjithë të jenë në një vijë, që institucionet e Kosovës do ta ruajnë Kushtetutën, sovranitetin dhe integritetin territorial. Të gjitha këto i kemi paraqitur në platformë dy muaj më parë. Interpretimi i disa partive nuk është interpretim i fakteve mirëpo i prizmit të tyre".

"Ju dorëzuam dokumentet ju kemi thënë të japin mendimet e tyre. Nuk është koha t'i keni garat e brendshme në tema nacionale. Janë gara të brendshme në kurriz të një procesi shumë të rëndësishëm".

Ismajli ka sqaruar idenë për korrigjimin e kufijve, që sipas tij, nënkupton që në përmbylljen e dialogut, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t'i bashkohen Kosovës. Ai shtoi se ideja për shkëmbim territoresh nuk është diskutuar.

"Ideja e shkëmbimit të territoreve po vjen nga partitë opozitare. Të vetmit njerëz që po e përmendin janë paritë opozitare"

"Në këtë rast e kemi problemin me rezolutën. Thuhet se do të bëjë diçka që është e garantuar me kushtetutë. Nuk mund të flasësh në rezolutë, për diçka që është e garantuar me kushtetutë. Ata po duan të vijnë në kuvend dhe të flasin për ndarje të Kosovës".

"Korrigjimi i kufijve nënkupton që pala kosovare ta ketë për qëllim marrjen e Preshevës. Në qoftë se nuk ka kundërshtim me kushtetutën dhe brenda asaj, partitë politike mund të flasin çfarë të duan".

"Dëmi më i madh i Kosovës mund t'i shkaktohet me asociacionin".

"Ne po ndërtojmë skenario të dyshimeve tona, mos ndoshta këtu po futet Serbia, mos ndoshta atje, etj. Partitë tjera nuk janë zënë në befasi , por janë zënë në pa-guxim, nuk kanë guxim të afrohen. Po e bëjnë një përçarje të skenës".

The post Ismaili: Korrigjimi i kufijve nënkupton qëllimin për marrjen e Preshevës appeared first on Ekonomia Online.

Zakonet që ju bëjnë të urreheni në vendin e punës

Posted: 31 Aug 2018 10:04 AM PDT

Çdo ditë ne përpiqemi të jemi sa më korrektë në vendin e punës, pasi është qëndrimi dhe sjellja jonë që na bëjnë të urrehemi apo duhemi nga kolegët tanë. Si mund t'i regullojmë pikërisht këto gabime apo zakone joprofesionale në vendin e punës?

E gjitha çka duhet është të mendoni dhe reflektoni për një moment se çfarë nuk do të donit që kolegët tuaj të bënin në vendin e punës dhe më pas shikoni nëse dhe ju po bëni të njëjtat gjëra, të cilat duhet të shmangen.

BusinessMag në këtë artikull ju sjell disa nga sjelljet që ju nuk duhet të bëni në vendin tuaj të punës.

Të vini vonë në punë

Përpikmëria është parësore. Ajo që duhet të bëni është të arrini në kohë, të gatshëm për të nisur ditën siç duhet dhe të bëni atë që pritet nga ju.

Të jeni me vonesë në çdo mbledhje

Në mënyrë të ngjashme, duke ardhur vonë në takime tregon se ju nuk po i respektoni kolegët tuaj dhe as organizatorët e mbledhjes. Duke bërë që njerëzit e tjerë të presin për ju mund të konsiderohet si diçka arrogante dhe e vrazhdë.

Të bëni si të sëmurë kur në fakt nuk jeni

Ju nuk do të provoni se e meritoni të promovoheni kur në fakt hiqeni si të sëmurë çdo javë.

Të hani ushqime që kanë erë të rëndë në tavolinën tuaj të punës

Ekspertët thonë se ju kurrë nuk duhet të hani drekë në tavolinën tuaj, sepse është diçka e pashëndetshme.

Të ngrënit drekë në tavolinën tuaj të punës nuk ndikon keq vetëm tek ju, por tek të gjithë kolegët tuaj, pasi ushqimet mund të kenë erë të rëndë apo ju mund të bëni zhurmë ndërsa hani.

Të jeni negativë gjatë gjithë kohës

Të përgjigjesh vazhdimisht me një qëndrim pesimist ndaj sugjerimeve mund të interpretohet si diçka jo bashkëpunuese. Fraza si "Kjo nuk do të funksionojë", "Kjo tingëllon shumë e vështirë" duhet të shmangen.

Ndonëse mund të ketë raste kur të gjithë e ndjejnë dëshirën për t'u ankuar për shefin, një bashkëpunëtor apo një detyrë, duke e shprehur atë do t'ju bëjë të dukeni joprofesionalë. Është edhe më keq nëse ankoheni çdo ditë, gjatë gjithë ditës, që nga momenti që shkoni në punë. Sdo të kalojë shumë kohë dhe njerëzit do të largohen nga ju dhe do t'ju shmangin.

Të shpërqëndroheni gjatë mbledhjeve

Ka një arsye pse telefoni është i paligjshëm ndërkohë që ngisni makinën: Është e pamundur që të përqendroheni plotësisht në dy gjëra në të njëjtën kohë.

Telefoni, lundrimi në web, kthimi i mesazheve apo email-ve gjatë një mbledhjeje tregon që ju nuk jeni duke i kushtuar vëmendje personave pjesëmarrës.

Ndërprerja e kolegëve tuaj

Është diçka e vrazhdë të ndërpresësh të tjerët kur janë duke folur. Kur e bëni këtë, tregon se nuk keni respekt apo durim për të tjerët.

Të silleni sikur dini gjithçka

Duke bërë sikur dini gjithçka, të komentoni, korigjoni apo dhe të riformuloni mendimet e të tjerëve duke pretenduar se vetëm ju keni të drejtë, është shumë e sigurtë që do të jeni personi më i urryeshëm në tavolinë.

Të fusni hundët në punët e të tjerëve

Ka një kufi midis kuriozitetit dhe futjes së hundëve në punët e të tjerëve, të cilën askush nuk dëshiron ta kalojë.

Kurioziteti është kur pyet se kush është punonjësi i ri. Nga ana tjetër, futja e hundëve, është kur shikon nëpër dosjet e kompanisë për të parë se sa fiton i punësuari tre tavolina më tutje.

Të qenit shumë i zhurmshëm

Nëse dëgjoni muzikë me zë të lartë ndërsa të tjerët po përpiqen të punojnë ose bisedoni me zë të lartë dhe e gjithë zyra mund të dëgjojë, atëherë kolegët tuaj mund t'ju konsiderojnë si një nga shpërqëndrimet më të bezdisshme në tokë.

Duke qenë i zhurmshëm, veçanërisht në një zyrë të hapur, ka një efekt të madh në fokusin dhe produktivitetin e kolegëve tuaj dhe zhurma mund të dëmtojë biznesin.

Përpiquni t'u tregoni kolegëve tuaj se ju i respektoni duke mbajtur muzikën me zë të ulët dhe shpresojmë se ata do iu kthejnë nderin.

Të komentoni pamjen e dikujt

Edhe nëse e shihni pamjen si një plotësues, kolegët juaj mund t'i marrin komentet tuaja në lidhje me paraqitjen e tyre si ngacmuese ose diskriminuese.

Është më mirë të rrini në komplimente që kanë të bëjnë me punën, sesa si mendoni se dikush duket.

Të gjykoni ashpër kolegët tuaj

Nëse po filloni punë në një kompani, jepuni të gjithëve një shans në punë. Mundohuni të jeni mendjehapur dhe të mbani një qëndrim pozitiv. Përndryshe, do të fitoni reputacionin se jeni shumë gjykues dhe të këqinj.

Plus, kristalizimi i opinioneve tuaja negative rreth atyre me të cilët punoni mund të shuajë mendimin tuaj kritik në një periudhë afatgjatë.

The post Zakonet që ju bëjnë të urreheni në vendin e punës appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more