Skip to main content

“Mos e quani veten gazetarë!” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Mos e quani veten gazetarë!” plus 1 more Telegrafi Opinione


Mos e quani veten gazetarë!

Posted: 31 Aug 2018 04:11 AM PDT

Roland Qafoku

Ju që përdridheni dhe jepni mend në ekrane, mos e quani veten gazetarë. Ju që jepni leksione nga mëngjesi në darkë se si duhet të jetë gazetaria, mos e quani veten gazetarë. Ju që kurrë nuk keni shkruar një lajm të vetëm me dorën tuaj duke raportuar se çfarë po ndodh dhe t'u përgjigjeni 5 ë-ve, mos e quani veten kurrë gazetarë.

Ju që gënjeni dhe shpifni nga mëngjesi në darkë, mos e quani veten gazetarë. Ju që nuk keni moral dhe tërë ditën dhe natën flisni për moral, mos e quani veten gazetarë. Ju që pavarësisht se aktroni, improvizoni e fantazoni, mos e quani veten gazetarë.

Nëse nuk keni dalë një herë të vetme në terren, nëse nuk keni bërë jetën e newsroom-it, nëse nuk jeni lagur nga shiu dhe thekur nga dielli duke qëndruar me orë të tëra në pritje të lajmit, nëse nuk jeni kërcënuar një herë të vetme për atë që keni shkruar apo thënë me gojë. Nëse nuk jeni përplasur një herë të vetme me pushtetin, me krimin, me të fortët, kurrën e kurrës nuk jeni gazetarë.

Nëse nuk keni ndjerë një herë të vetme që jeta juaj të ketë qenë në rrezik pikërisht për shkak të punës suaj dhe jo të maskarallëqeve, nuk ka lidhje gazetaria me ju. Të paktën na e bëni këtë nder. Nuk keni lidhje me këtë zanat.

Gazetari është kjo e Klodiana Lalës. Është gazetaria e sakrificës, është gazetaria e punës, me orar pa orar. E mëngjesit dhe e natës. E diellit, e shiut dhe borës. Në udhëtime të gjata e dhe të rrezikshme. E sharjeve, ofendimeve, përçmimeve dhe e denigrimit. Është gazetaria e përuljes e edukatës dhe e sakrificës. Është gazetaria e rrogës së vogël, të vonuar, madje dhe të pamarrë fare. Dhe, në fund, është gazetaria e rrezikut të jetës. Kjo nuk ka lidhje me atë që bëni ju. Ju mund të bëni balet, show, imitim, politikë, por kurrën e kurrës gazetari.

Ju që papritur vetëshpalleni gazetarë. Ju që e nisni karrierën direkt drejtorë pa qenë më parë gazetarë në provë, reporterë të thjeshtë terreni, redaktorë, zëvendëskryeredaktorë, kryeredaktorë, ju nuk mund të quheni kurrë gazetarë. Ju që fusni këmbët në media, sepse e keni mirë me pronarin. Ju që merrni një post në media sepse politikani juaj i preferuar ju mbështet fort. Ju që çudisni komunitetin e medias dhe tërë botën se si një ditë, krejt papritur, u bëtë të mëdhenj pa qenë të vegjël. Ju që në mbrëmje flisni kundër krimit dhe në mëngjes udhëtoni cep më cep botës me para që vetëm ju e dini se ku i gjeni. Ju nuk jeni dhe nuk mund të jeni kurrë gazetarë.

Ju që si fillim fusni këmbët në media. Më pas, nga media futeni në politikë. Pastaj, sërish ktheheni në media dhe po sërish e keni këmbën në politikë. Pikërisht ju nuk keni lidhje me gazetarinë. Ju që jeni të pasur dhe krekoseni se keni kaq vila në Tiranë, kaq në bregdet dhe kaq jashtë Shqipërisë, ju kurrë nuk mund të quheni gazetarë. Fundja ç'lidhje ka pasuria me gazetarinë! Ju që mbështeteni dhe merrni vlerësime nga "specialistë të midhjes dhe peshkut", por që nuk kanë punuar asnjë ditë në media dhe të habisin me sigurinë e tyre se si japin mend për një punë që nuk e kanë bërë kurrë. E pra, ju nuk keni dhe nuk mund të keni kurrë asnjë lidhje më këtë zanat.

Natyrisht, gazetaria është tërheqëse dhe pa asnjë dyshim është zanati më i bukur në botë. Kjo është fraza më frymëzuese për gazetarët e thënë nga mendimtarët më të mëdhenj të komunikimit në të gjithë rruzullin. Kjo është arsyeja që të shumtë janë ata që kanë dëshirë të jenë gazetarë. Të shumtë janë ata që edhe kur I ndalon polici rrugor mbrohen duke thënë se janë gazetarë. Jo o njerëz! Nuk mund të jesh gazetar sepse një ditë, befas, në mendjen tënde u faneps idea sepse ju mund të jeni i tillë.

Shikoni punët dhe profesionet tuaja! Bëjini sa më mirë ato. Lëreni gazetarinë ta bëjnë gazetarët e vërtetë. Fakti që dikush ua nxjerr surratin në ekran dhe që shkruani paçavure në faqen tuaj të Facebook-ut nuk do të thotë se menjëherë ju fituat statusin e gazetarit. Mark Zuckeberg ia ka dhënë këtë mundësi çdo budallai të mundshëm në planet. Por, kjo nuk do të thotë se ky i mundshmi që shkruan dhe komenton në Facebook është gazetar. Jo ore jo! Është komplet një gjë tjetër.

Gazetaria është një oqean tjetër që nuk laget nga të tillë ujëra. Gazetar të bën talenti, durimi, ndershmëria, mirësia, trimëria, saktësia, korrektësia, dhembshuria. Shumë janë si cilësi, por kur i synon edhe mund t'i arrish. Dhe imagjino, të gjitha këto cilësi duhet t'i tregosh t'i lëvrosh në terren, dhe në newsroom jo në kolltuk, në bare e restorante apo në zyra politikanësh.

Gazetar të bën karriera që nis nga reporter dhe jo domosdoshmërisht duhet të arrish drejtues. Nuk të bën as bukuria fizike, as marifetet e as pazaret. Nuk të bën se sa herë në ditë e bën make up-in dhe ku ndodhet salloni yt i bukurisë. Nuk të bëjnë veshjet firmato dhe as shkalla e vanitozitetit. Por, të bëjnë thjeshtësia, sakrificat dhe rreziku. Për këto do mbahesh mend, jo sa para ke bërë dhe sa I famshëm në vartësi të ftesave apo lëpirjeve që kë bërë për të marrë ftesa për të qenë në studio televizive. Gazetaria pa sakrificë nuk vlen. Pothuajse janë harruar nga masa e njerrëzve, por ne gazetarët kurrë nuk mund ti harrojmë skarificat e kolegëve tanë:

Zamir Dule endet në braktisjen e tij pas rrahjes shtazarake.

Edhe Bardhok Lala endet i braktisur dhe rrallë thonë një fjalë për atë që u cilësua i vdekur, por Zoti e mbajti në jetë.

Fatos Mahmuatj që ende ka shenjat e plagosjes në dorë dhe që Zoti ishte me të atë 21 janar.

Klodiana Lala është sulmuar frikshëm me armë, por më shumë se kaq është e terrorizuar se ende nuk e di se cilët janë autorët e breshërive me kallashnikov.

Prandaj, ju bukuroshe dhe bukurushë delikatë mësojeni mirë se çfarë është gazetaria. Bëjeni një herë të vetme punën si Klodiana Lala dhe më pas do tu dëgjomë me kërshëri. Ju që pasi morët një herë mundimin të shkruanit për vrasje na bëtë të qeshim me lot kur thatë se kishit nevojë për psikolog. Ju bukuroshe dhe bukuroshë që tundeni në ekrane dhe në CV-në tuaj shënoni vitet si gazetar, mësojeni mirë se kush mund të jetë gazetarë. Të paktën mos u përzjeni. Të paktën mos thoni më se jeni të tillë. Thojini vetes çfarë të doni por vetëm gazetarë jo.

Nuk ju harrojmë jo edhe ju politikanëve, të majtë dhe të djathtë. Boll me deklarata bajate.

Është po aq qesharake të shpreheni për Klodin, por kur ishit ju në pushtet nuk vlente sulmi ndaj Fatos Mahmutaj? Merakosja juaj është falso. Të gjithë i keni frikë gazetarët. Prandaj synoni të bëni për vete pronarët dhe ti shpërfillni gazetarët e vërtetë. Boll me këtë hipokrizi! Gazetaria është profesioni më i bukur, por edhe më i vështiri në botë. Natyrisht kjo vlen vetëm për gazetarët.

The post Mos e quani veten gazetarë! appeared first on Telegrafi.

Misioni i “dhëndrit” shqiptar

Posted: 31 Aug 2018 03:38 AM PDT

Fatos Çoçoli

Studenti i Filozofisë, Atjon V. Zhiti, më 30 gusht do të ishte 23 vjeç. Ai la pas një libër me ese, një album me piktura dhe shumë ilustrime të tijat në botime aluduar për origjinën shqiptare të tij, edhe pse ende nuk ka prova. Berati, dhëndri 40-vjeçar i presidentit turk Erdogan, ka përpara vetes dhe vendit të tij një detyrë të vështirë. Të qetësojë tregjet e kapitalit dhe investuesit turq dhe të huaj, të frikësuar nga rënia kokëposhtë e vlerës së lirës turke në tetë muajt e parë të këtij viti. Ndryshe nga i vjehrri që është mjeshtër i retorikës së ashpër politike, Albayrak u përpoq që në ditët e para të detyrës së re, që të dialogojë dhe të sigurojë investuesit vendas dhe të huaj.

U premtoi disiplinë fiskale, masa kundër inflacionit, një bankë qendrore të pavarur dhe reforma strukturore. Më 20 korrik u tha gazetarëve turq që udhëtonin me të, pas një takimi të ministrave të financave të G-20 (Grupit të 20 vendeve më të mëdha të botës), se ai "nuk do të luftojë tregjet". Më 23 korrik 2018, ministri i ri turk i Financave ftoi 15 ekonomistë dhe figura të shquara nga industria e financave të Turqisë, në një takim në Stamboll. Sipas gazetës së mirënjohur "Financial Times", Albayrak tregoi një kuptim të qartë të sfidave makroekonomike me të cilat ballafaqohet Turqia dhe theksoi se "gjërat do të trajtohen në mënyrë të ndryshme nga më parë". Me këto premtime, pikërisht kur të gjithë prisnin që më 24 korrik 2018, në takimin e radhës së Komitetit drejtues të bankës qendrore turke, të ngriheshin normat e interesit, kjo bankë nuk i rriti ato. Në vend të vendimit shpëtimtar, bëri disa ndërhyrje, duke i thjeshtuar procedurat se si bankat tregtare merrnin hua prej saj.

Ishte një gabim i madh dhe një mundësi e humbur nga banka qendrore për të konsoliduar kredibilitetin e vendosur me tri rritje të normës së interesit, deri në zgjedhjet e qershorit 2018 në Turqi. Me sa duket, Albayrak ia ka kërkuar rritjen e normës së interesit dhe Erdogan ka thënë "Jo!". Më 10 gusht 2018, Presidenti Amerikan Tramp deklaroi dyfishimin e tarifave të importit për çelikun dhe aluminin turk. Tarifat e rritura në vetvete kanë një impakt të vogël në ekonominë turke si të tërë, prej vetëm 1 miliardë dollarë(875 milionë euro) më shumë. Mirëpo kjo ishte pika që derdhi të gjithë kovën.

Menjëherë lira turke humbi brenda 24 orëve 18 përqind të vlerës së saj. Punonjësve të bursës në Stamboll kjo nuk u kishte ndodhur asnjëherë në karrierën e tyre. Zhvlerësimi i monedhës vendase, në krahasim me 1 janarin 2018, arriti në 45 përqind. Inflacioni në Turqi u rrit në 15.4 përqind në korrik, norma më e lartë vjetore që nga viti 2004. Megjithatë, Albayrak nuk u dorëzua. Investuesve të huaj ju tha se Turqia do të dilte më e fortë nga kriza e monedhës, duke këmbëngulur se bankat turke janë të shëndetshme. Tre ditë më vonë, deklaroi një plan masash të bankës qendrore dhe të të gjithë qeverise turke, për të frenuar rënien e lirës. Me këtë rishikim dhe lehtësim të kostos së mbajtjes së rezervave në monedhën vendase, banka qendrore turke po provon t'i sigurojë sistemit financiar afërsisht 10 miliardë lira turke, 6 miliardë dollarë amerikanë dhe 3 miliardë dollarë amerikanë të barabartë me likuiditet ari(të vlerësuar në ar).

Alkbayrak bëri dhe një lëvizje tjetër. E bindi bankën e frikësuar qendrore të vendit të tij të rriste, sikurse do ta quante gazeta 'Financial Times', "normat e interesit nga deriçka". Çfarë ndodhi? Këtë e shpjegon "Financial Times". Për dy ditë, pas njoftimit të planit me 13 gusht(14-15 gusht 2018), banka qendrore nuk rriti normën e saj të interesit, fiksimin e Erdogan, por ndërpreu, që nga 14 gushti 2018, dhënien e huave bankave të nivelit të dytë përmes ankandeve të zakonshme të parave( një javore me 17.75 për qind interes), duke i detyruar ato të marrin hua brenda 24 orëve (hua njëditore) me 19.25 për qind, duke e rritur praktikisht normën e interesit ose çmimin e financimit me 1.5 për qind!

Një manovër e tillë nuk ka gjasa të prodhojë efektin e dëshiruar, sigurinë dhe garancinë për investuesit dhe tregjet. Por të paktën qetësoi disi këmbimin e lirës turke me dollarin. Lira ka rikuperuar pak nga humbjet e saj deri më 25 gusht 2018. Albayrak po provon një mision gati të pamundur. Urojmë të ketë sukses sadopak, në të mirë të ekonomisë së Turqisë, këtij vendi të madh dhe partnerit tonë të tretë në tregti, për nga importet që marrim nga Turqia.

The post Misioni i "dhëndrit" shqiptar appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more