Skip to main content

“Franca në çerekfinale të Kupës së Botës pas fitores dramatike ndaj Argjentinës” plus 9 more Ekonomia Online

“Franca në çerekfinale të Kupës së Botës pas fitores dramatike ndaj Argjentinës” plus 9 more Ekonomia Online


Franca në çerekfinale të Kupës së Botës pas fitores dramatike ndaj Argjentinës

Posted: 30 Jun 2018 09:04 AM PDT

Kombëtarja e Francës ka fituar me rezultat të ngushtë 4-3 ndeshjen e parë të 1/8-tës ndaj Argjentinës, duke u bërë çerekfinalisti i parë në Kupën e Botës "Rusia 2018".

Pjesa e parë e takimit ishte thuajse e barabartë, me Argjentinën që posedonte topin dhe menaxhonte lojën dhe me Francën që krijonte rastet, por me të dyja kombëtare që shënuan nga një gol.

Rasti i parë i ndeshjes i takoi francezëve, ku Antoine Griezmann (9′) goditi traversën, para se të shënojë vet në minutën e 13 nga pika e bardhë për 1-0, gol ky që erdhi pas ndërhyrjes në Kylian Mbappe.

Image may contain: 2 people, people playing sports and outdoor

Image may contain: 6 people, people smiling, people playing sports, stadium, crowd and outdoor

Image may contain: 3 people, people playing sports and outdoor

Image may contain: 2 people, people smiling, people playing sports, people standing and outdoor

Image may contain: 1 person, playing a sport and outdoor

Image may contain: 1 person, playing a sport, stadium, grass and outdoor

Image may contain: 3 people, people playing sports, stadium and outdoor

Image may contain: 5 people, people playing sports, stadium, crowd and outdoor

Image may contain: 1 person, playing a sport, grass and outdoor

The post Franca në çerekfinale të Kupës së Botës pas fitores dramatike ndaj Argjentinës appeared first on Ekonomia Online.

Pacolli dënon sulmin e rëndë ndaj së përditshmes “Capital Gazette” në ShBA, ku u vranë 5 punonjës

Posted: 30 Jun 2018 08:58 AM PDT

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka dënuar ashpër sulmin e shëmtuar dhe qyqar, që ndodhi në kryeqytetin e shtetit të Maryland-it, në ShBA – Annapolis ndaj të së përditshmes "Capital Gazette", ku si pasojë u vranë pesë punonjës të kësaj të përditshme dhe u plagosën dy të tjerë.

"Lajmi për vrasjen e 5 punonjësve të së përditshmes "Capital Gazette" dhe plagosjes së dy të tjerëve përderisa ata ishin në vendin e punës ishte vërtetë shokues. Ky akt makabër ishte sulm ndaj Lirisë së Shprehjes, si një vlerë fundamentale e demokracisë. Familjarëve të viktimave, përfaqësuesve të Institucioneve dhe popullit amerikan i dërgoj ngushëllimet më të sinqerta, ndërsa të plagosurve shërim sa më të shpejtë", ka thënë kryediplomati kosovar Pacolli.

The post Pacolli dënon sulmin e rëndë ndaj së përditshmes "Capital Gazette" në ShBA, ku u vranë 5 punonjës appeared first on Ekonomia Online.

Mbappe eklipson Messin

Posted: 30 Jun 2018 08:56 AM PDT

Franca është skuadra e parë që pret një biletë për në çerekfinalen e Kupës së Botës.

"Gjelat" e kanë përmbyllur ndeshjen e sotme me Argjentinën me rezultatin 4-3, duke e nxjerrë kështu këtë të fundit jashtë kompeticionit.

Protagonisti i kësaj super sfide nuk ishte Messi sikurse pritej, por Kylian Mbappe.

Sulmuesi i PSG-së i dhuroi skuadrës së tij 2 gola dhe një penallti të fituar, ndërsa 2 golat e tjerë u realizuan nga Griezmann dhe Pavard.

Ndërsa për skuadrën e Argjentinës, futbollistët që dërguan topin në rrjetë ishin Di Maria, Mercado dhe Aguero.

The post Mbappe eklipson Messin appeared first on Ekonomia Online.

ShBA, qindra marshime kundër politikës së emigracionit të Trumpit

Posted: 30 Jun 2018 08:56 AM PDT

Grupe që mbështesin emigrantët kanë organizuar qindra marshime proteste në Shtetet e Bashkuara kundër politikës "zero tolerancë" të administratës Trump ndaj emigracionit të paligjshëm.

Një koalicion organizatash me prirje të majtë, thotë VOA, përfshirë grupime që kanë orkestruar marshimet për të drejtat e grave gjatë dy viteve të fundit, u përfshinë në përpjekjet për të koordinuar mbi 600 demonstrata me shpresën se do të tërhiqnin në këtë valë masive tubimesh me qindra mijëra persona.

Një mbështetje të fortë ata kanë gjetur sidomos tek nënat që kanë kundërshtuar praktikën e ndarjes së fëmijëve nga prindërit në kufirin me Meksikën.

Marshimet e pagëzuara me emrin "Familjet duhet të jenë të bashkuara" kanë marrë fonde nga një sere organizmash me emër si Bashkimi Amerikan për të Drejtat Civile dhe lëvizja MoveOn.org.

Aktorë të skenës ndërkohë morën pjesë në një koncert bamirësie për të mbledhur fonde për familjet që janë ndarë në kufi. Indinjata që ka shkaktuar administrata Trump me praktikën e ndarjes së fëmijëve nga prindërit në kufi po shpaloset kështu në formën e saj më të plotë.

Pavarësisht faktit që Presidenti vendosi ta pezullonte këtë strategji, rreth 2000 fëmijë vazhdojnë të mbeten në qendra strehimi dhe ende nuk janë bashkuar me të afërmit.

The post ShBA, qindra marshime kundër politikës së emigracionit të Trumpit appeared first on Ekonomia Online.

Emrat e vërtetë të disa prej të famshmëve

Posted: 30 Jun 2018 08:48 AM PDT

Një emër i mirë skenik është i rëndësishëm për t'u bërë i suksesshëm. Për këtë arsye nuk është çudi që shumica e personave që janë të suksesshëm dhe në qendër të vëmendjes, u lindën me emra krejtësisht ndryshe nga si i njohim ne.

Ja një listë e tyre:

Rihanna — Robyn Rihanna Fenty

Woody Allen — Allan Stewart Konigsberg

Mila Kunis — Milena Markovna Kunis

Brad Pitt — William Bradley Pitt

Gigi Hadid — Jelena Noura Hadid

Snoop Dogg — Calvin Cordozar Broadus, Jr.

Natalie Portman — Neta-Lee Hershlag

Bruno Mars — Peter Gene Hernandez

Nicki Minaj —Onika Tanya Maraj

Jennifer Aniston — Jennifer Linn Anastassakis

Jamie Foxx — Eric Marlon Bishop

Miley Cyrus — Destiny Hope Cyrus

Demi Moore — Demetria Gene Guynes

George Michael — Georgios Kyriacos Panayiotou

Helen Mirren — Helen Lydia Mironoff

Katy Perry — Katheryn Elizabeth Hudson

Nina Dobrev — Nikolina Konstantinova Dobreva

Michael Keaton — Michael John Douglas

Blac Chyna — Angela Renée White

Elton John — Reginald Kenneth Dwight

The post Emrat e vërtetë të disa prej të famshmëve appeared first on Ekonomia Online.

LDK kërkon ndihmë nga opozita për ta ndalë Thaçin dhe për ta rrëzuar Qeverinë

Posted: 30 Jun 2018 08:41 AM PDT

Partia më e madhe opozitare, LDK nuk do t'i përgjigjet pozitivisht thirrjes së presidentit Hashim Thaçi për themelimin e Ekipit Negociator për fazën përfundimtare të dialogut, Kosovë-Serbi.

Në situatën kur Thaçi po kërkon nga spektri politik që të bëhen pjesë e delegacionit të Kosovës, deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja si dhe bën thirrje që të ndalohet siç e quan dëmin që i shkaktohet vendit nga Thaçi si udhëheqës i dialogut.

"Qëndrimi i LDK-së është tashmë publik, mëse i qartë dhe natyrisht se i pandryshueshëm", tha Lumir Abdixhiku, të shtunën për Gazetën Express.

Abdixhiku shprehet se LDK nuk e përkrah Thaçin për udhëheqës të dialogut. Si dhe mospjesëmarrje në iniciativa individuale. Thotë se subjekti i tij politik kërkon fuqi politike në tavolinën dialoguese me Serbinë. Duke bërë thirrje edhe te partitë opozitare që të mos i bashkohen thirrjes së Thaçit.

"LDK nuk e mbështetë Presidentin në përfaqësimim dialogues me Serbinë. E sheh pjesëmarrjen e tij në fazën finale të dialogut si krejtësisht individuale dhe pa force politike pas; rrjedhimisht si të dëmshme për interesat tona nacionale. Mbi të gjitha, në qëndrimin e saj të fundit, LDK i bën thirrje partive opozitare që të parandalojnë bashkë dëmin që i vjen Kosovës nga një përfaqesim i tillë – jokoncesual, të papërgatitur e në shumë qëndrime edhe naiv", thotë Ahdixhiku.

Tutje, Abdixhiku për Gazetën Express tha se qeveria aktuale është e paaftë për të marrë përgjegjësitë e saj dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

"Kërkojmë zgjedhje të reja, qeveri të fortë dhe pjesëmarrje dialoguese me LDK-në si partinë më të madhe në vend. Këtë kërkesë poltike do ta artikulojmë në secilën formë demokratike të mundshme", përfundoi ai.

Ndërkohë, Hashim Thaçi dje ka raportuar para Qeverisë për takimin e mbajtur në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ka ftuar pozitën dhe opozitën që themelojnë bashkërisht Ekipin Negociator të Kosovës.

"Ky do të ishte veprim i duhur dhe më racional, i guximshëm që e presin qytetarët e Kosovës. Gjithçka tjetër, të gjitha kritikat e pabaza, e të pamatura tregojnë shenja lodhjeje e mungesë të përgjegjësisë e guximit", ka theksuar Thaçi.

Presidenti ka paralajmëruar se takimi i radhës në Bruksel do të zhvillohet në një të ardhme të afërt.

Qëndrimet e Abdixhikut po vijnë pas mospajtimeve lidhur me formatin e dialogut me Serbinë, të cilin e ka nisur Presidenti Hashim Thaçi. Ky i fundit ka thënë se nëse Kosova s'përfshihet në dialog atëherë do të mbetet sikur Palestina, një shtet në konflikt të përhershëm me Izraelin.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur javën e kaluar në Bruksel në takimin e fazës finale ndërmjet Hashim Thaçit e Aleksnader Vuçiq, dytë President të shteteve të tyre.

Kosova dhe Serbia kanë biseduar mes vete prej vitit 1999, por, vetëm tash në Bruksel ka pasur nënshkrim të marrëveshjeve, të cilat nuk janë respektuar, shumica prej Serbisë.

The post LDK kërkon ndihmë nga opozita për ta ndalë Thaçin dhe për ta rrëzuar Qeverinë appeared first on Ekonomia Online.

Karakteristikat e një lideri të suksesshëm

Posted: 30 Jun 2018 08:40 AM PDT

Sekretet e një udhëheqjeje të suksesshme janë ato që ndajnë sot liderët e mëdhenj nga ata të mesëm.

Stili i lidershipit mësohet prej këshilltarëve, mësohet në seminare si edhe ekziston si pjesë e aftësive udhëheqëse personale të njeriut.

Tipari i parë dhe më i rëndësishëm i një lideri është vendimi për tu bërë lider. Në një kohë të caktuar, liderët vendosin se ata duan të drejtojnë grupin në ngjarjet e ardhshme dhe të frymëzojnë të tjerët drejt suksesit.

Nëse vendos të bëhesh lider, qoftë në vendin tënd të punës, në komunitet apo gjatë një emergjence, karakteristikat e një lidershipi të suksesshëm të shënuara si më poshtë do të të ndihmojnë të shprehësh më mirë tiparet, aftësitë dhe ambiciet e tua.

•    Vendos të udhëheqësh.
•    Bëhu personi që të tjerët zgjedhin për të ndjekur.
•    Ofro vizion për të ardhmen.
•    Jep frymëzim.
•    Bëji të tjerët të ndihen të rëndësishëm dhe të vlerësuar.
•    Trego vlerat e tua dhe sillu me etikë profesionale.
•    Vendos ritmin e punës sipas pritshmërive dhe shëmbullit tënd personal.
•    Krijo një ambjent përmirësimi të vazhdueshëm.
•    Ofro mundësi ngritjeje për njerëzit, personale dhe profesionale.
•    Trego kujdes dhe sillu me dhembshuri.

The post Karakteristikat e një lideri të suksesshëm appeared first on Ekonomia Online.

Hungaria: Nuk kemi marrëveshje me Gjermaninë për azilkërkuesit

Posted: 30 Jun 2018 08:36 AM PDT

Një zëdhënës i Qeverisë së Hungarisë ka kundërshtuar raportimet se vendi ka arritur një marrëveshje me kancelaren gjermane, Angela Merkel për pranimin e azilkërkuesve.

Mediat kanë raportuar se Merkel ka arritur të marrë mbështetjen e 14 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe Hungarinë, që azilkërkuesit të vendosen në qendra të posaçme brenda shteteve të BE-së, ku do të presin për procedurat e shqyrtimit të kërkesave të tyre.

"Nuk kemi arritur një marrëveshje të tillë", ka thënë zëdhënësi i Qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs, transmeton Reuters.

"Është e pamundur që migrantët të hyjnë në Hungari, pa hyrë fillimisht në një vend tjetër të BE-së", ka thënë ai, duke shtuar se "më 2015, Gjermania tentoi që ne të bëheshim vendi i parë ku hynin migrantët, por ne e kemi refuzuar një gjë të tillë".

Sipas një dokumenti të siguruar nga agjencitë e lajmeve dhe të cilin e kanë publikuar sot, kancelarja Merkel ka arritur marrëveshje me 14 shtete të BE-së, thuhet se azikërkuesit që kanë arritur në Gjermani, pasi parapralisht janë regjistruar në shtetet e tjera të BE-së, duhet të vendosen në qendra të posaçme brenda BE-së, ku do të procesohen kërkesat për azil.

The post Hungaria: Nuk kemi marrëveshje me Gjermaninë për azilkërkuesit appeared first on Ekonomia Online.

Roberts hap llogari në Instagram, për 3 ditë bënë më shumë se gjysmë milioni ndjekës

Posted: 30 Jun 2018 08:33 AM PDT

Julia Roberts i bashkohet Instagramit.
Aktorja ka hapur llogari në Instagram, si dhe ka postuar një fotografi në të cilën shihet shumë e buzëqeshur, dhe me një xhup të veshur ku mund të lexohet "Love".

Megjithatë, nëse diçka i pëlqen aktores së famshme është që të mbajë jetën e saj private në sekret. Edhe pse është një person i tillë, dhe urren që jeta e saj private të ekspozohet aq shumë, ajo ka vendosur të e hapë një llogari në Instagram e cila është verifikuar.

 

The post Roberts hap llogari në Instagram, për 3 ditë bënë më shumë se gjysmë milioni ndjekës appeared first on Ekonomia Online.

Dhurata Dora sjell plot ritëm me “Jake Jake”

Posted: 30 Jun 2018 08:26 AM PDT

Dhurata Dora është në mesin e artistëve që kishte paralajmëruar një këngë të re këto ditë.

Ky projekt sapo është publikuar në kanalin YouTube dhe mban titullin "Jake Jake", shkruan lajmi.net.

Kjo këngë është me plot ritme verore, ndërsa Dhurata ia ka shoqëruar edhe videoklipin, ku vjen e veçantë si çdo herë.

Tekstin e ka shkruar ajo bashkë me Gent Fatalin, ndërsa producent është Cekic Beatz "Volt Media".

Më poshtë mund ta dëgjoni "Jake Jake", kënga më e re nga Dhurata Dora.

The post Dhurata Dora sjell plot ritëm me "Jake Jake" appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more