Skip to main content

“Çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm kur kthehen nga një fundjavë e gjatë?” plus 9 more Ekonomia Online

“Çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm kur kthehen nga një fundjavë e gjatë?” plus 9 more Ekonomia Online


Çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm kur kthehen nga një fundjavë e gjatë?

Posted: 31 May 2018 10:39 AM PDT

Është shumë e rëndësishme të planifikoni ditët që ju presin nga java e gjatë.

Këto janë gjashtë gjërat që bëjnë njerëzit e suksesshëm pasi kthehen nga një fundjavë e gjatë:

Ata shkojnë herët në punë

Kur është fjala për disa pushime, pothuajse gjithkush ka kohë të lirë. Pra, ju nuk do të ngeleni prapa duke u paraqitur në punë në orarin tuaj të zakonshëm.

Të vish në punë herët është një ide e mirë nëse do të jesh sa më shumë produktiv pas fundjavës.

Kjo do të zbusë 'ortekun' e punës dhe do t'ju japë një fillim të mbarë, pa hutime.

Ata organizojnë mesazhet

Mos shpenzoni kohë me email-et që humbët gjatë fundjavës.

Është e lehtë të ngecësh në vorbullën e përgjigjeve të çdo email pa marrë parasysh se keni shumë punë që ju presin përpara. Mos e ngatërroni shpërndarjen e email-eve me punën produktive, bëhuni strategjik dhe pëgjigjuni vetëm email-eve më të rëndësishme.

Ata shqyrtojnë listën e tyre të detyrave

Njerëzit produktiv, e dinë se listat e gjata janë deri diku të padobishme. Dita e parë e javës është momenti më i mirë për të larguar disa gjëra nga kjo listë.

Ata kontrollojnë dy herë oraret e tyre

Mos harroni të rishikoni oraret tuaja. Në këtë mënyrë do të keni para një fundjavë më të shkurtër. Mos u mundoni të përfshini sa më shumë evente në orarin tuaj javor, në të kundërt do të shteroni nga energjitë.

Ata kontaktojnë njerëzit

Gjeni kohë për t'u lidhur me ndonjë nga klientët tuaj, për t'i bërë ata të kuptojnë se kanë qenë në mendjen tuaj dhe se jeni i gatshëm për çdo gjë që nevojitet. Kjo është një mënyrë e mirë shërbimi që i lë klientit një përshtypje të mirë.

Më shumë, nëse fundjava ju ka marrë dhe një të Hënë për shkak të ndonjë feste, gjeni kohë për një mbledhje të shpejtë me ekipin tuaj, qoftë edhe për disa minuta. Duhet të siguroheni që të gjithë janë në të njëjtin drejtim dhe me mendjen në zyrë.

Ata fokusohen te puna

Është e rëndësishme të jesh në gjendje të fikësh trurin e ngarkuar me punë gjatë fundjavës. Sepse vetëm kështu do të shijoni pushimet tuaja.

Por gjithashtu është tepër e rëndësishme të ktheheni në punë me qëllime të qarta dhe të fokusuar në detyrat që ju presin. Njerëzit e sukseshëm janë të gjendje të ndajnë pushimin nga puna dhe të shamngin çdo detaj shpërqëndrues që mund të kenë marrë me vete nga pushimet.

The post Çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm kur kthehen nga një fundjavë e gjatë? appeared first on Ekonomia Online.

Fëmijët e suksesshëm dallojnë me këto dy aftësi

Posted: 31 May 2018 10:33 AM PDT

Çfarë duhet të kesh apo të bësh që të jesh super i suksesshëm?

Një studim aktual sugjeron se vullneti dhe këmbëngulja mund të të çojnë larg. Këtë tregon ekipi i shkencëtarëve në Vanderbilt pas një studimi 45 vjeçar.

Në fakt disa nga liderët më me ndikim të kohës sonë, kishin atë që nevojitej që në lindje: supër inteligjencën. Kjo do të thotë të arrish në top 3% në SAT që në moshën 13 vjeçare.

Fëmijët që kanë arritur këtë cilësi të veçantë kanë dy aftësi të përbashkëta: ata mund të zgjidhnin probleme matematikore të pamësuara më parë dhe ata kanë vetëdije të jashtëzakonshme hapësinore, që do të thotë se ata mbajnë mend marrdhënien hapësinorre midis objekte në mënyrë të përsosur.

"Kur sheh problematikat me të cilat përballet shoqëria sot, qoftë për kujdesin shëndetësor, ndryshimet klimaterike, terrorizmin apo energjinë, këta janë ata fëmijë që kanë potencialin të zgjidhin këto lloj problemesh," tha David Lubinski, bashkë-drejtor i SMPY, Universiteti Vanderbilt.

The post Fëmijët e suksesshëm dallojnë me këto dy aftësi appeared first on Ekonomia Online.

Në Universitetin e Ferizaj hapet Panairi i Punës dhe Ekspozita “Profesionistët e së Ardhmes”

Posted: 31 May 2018 10:32 AM PDT

Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) sot u hap Panairi i Punës, i pari i këtij lloji në Universitet, si dhe Ekspozita “Profesionistët e së Ardhmes 3”. Të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve publike të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare, të GIZ-it, Ambasadës Austriake në Kosovë, Shoqatës “Down Syndrome Kosova”, si dhe përfaqësues të bizneseve bashkëpunuese nga vendi.

Në panair u ofruan ofertat për punë nga kompanitë, me ç'rast do të përfitojnë punësim një numër i konsiderueshëm i studentëve të UShAF. Ndërsa, në ekspozitë po i ekspozojnë punimet e tyre studentët e Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit.

Hapjen solemne të Panairit dhe Ekspozitës e bëri rektori i UShAF, Agron Bajraktari, i cili falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në këtë ngjarje, të cilën e vlerësoi të rëndësishme për këtë institucion.

''Sot, po shënojmë një ditë shumë të rëndësishme, sepse po hapim për herë të parë Panairin e Punës, i cili ofron mbi 100 vende të punës për studentë dhe vjen si rezultat i bashkëpunimit të përbashkët të universitetit dhe bizneseve kosovare , si dhe mbështetjes nga GIZ gjerman. Po ashtu, falënderoi Bordin Industrial për kontributin në përpilimin e planprogrameve, si dhe përgatitjen e përbashkët të profesionistëve dhe ekspertëve të cilët do të ua sjellim tregut kosovar dhe më gjerë'', tha Rektori.

Bajraktari falënderoi Shoqatën ''Down Syndrome Kosova'' dhe premtoj se do ta kenë përkrahjen e Universitetit, si dhe falënderoi studentët që prodhimet e tyre i dhuruan për këtë komunitet.

Nënkryetari i komunës së Ferizajt, Naim Ferati, tha se është ngjarje e veçantë në universitet dhe për komunën e Ferizajt. “Kjo na inkurajon neve si përfaqësues të komunës të kontribuojmë për ambiente sa më të mira drejt arritjes së sukseseve të reja në të ardhmen”, u shpreh ai.

Ndërsa, Jehona Serhati nga organizata gjermane GIZ, Panairin e cilësoi si të suksesshëm. “Jemi me fat dhe shumë të nderuar që kemi ofruar mbështetje në vendin e duhur. Ky është vetëm fillimi i këtij bashkëpunimi”.

Enver Haziri foli në emër të Bordit Industrial dhe e cilësoi bashkëpunimin e deritanishëm si mjaft të suksesshëm, i cili sipas tij po jep rezultate të pritura në krijimin e profesionistëve të së ardhmes.

Në emër të Shoqatës ''Down Syndrome Kosova'', fjalën e mori Miranda Shaqiri, e cila falënderoi rektorin për ofrimin e mundësisë së kyçjes së këtij komuniteti në aktivitetet me studentët e Universitetit.

Alexander Petutschnigg nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Salzburg, i cili me ekipin e tij po kontribuon në realizimin e Punëtorisë në Universitet, tha se me UShAF-in kanë qe 11 vjet bashkëpunim dhe shkëmbi përvojash.

The post Në Universitetin e Ferizaj hapet Panairi i Punës dhe Ekspozita “Profesionistët e së Ardhmes” appeared first on Ekonomia Online.

Gjarpri rreth 80 cm brenda shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë

Posted: 31 May 2018 10:29 AM PDT

Një gjarpër ka tmerruar nxënësit e shkollës fillore "Ismail Qemali" në Prishtinë.

Të mërkurën, rreth orës 15:00, ata kanë parë në korridorin e shkollës gjarprin dhe menjëherë e kanë njoftuar personelin e shkollës.

Burim Ferati, i cili arriti ta izolojë gjarprin, thotë se ai ishte i gjatë rreth 80 cm.

Drejtoresha e shkollës nuk ka dashur të flasë por ka thënë se është tejet e shqetësuar dhe se po bisedon me komunën lidhur me dezinsektimin e shkollës gjatë vikendit.

Ndërkohë, kohëve të fundit, është raportuar për shtim të numrit të gjarpërinjve në Parkun e Gërmisë.

Komuna e Prishtinës, në anën tjetër, ka bërë të ditur se nesër fillon fazën e parë të dezinsektimit hapësinor për vitin 2018.

Sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe prej mbi 6500 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të insekteve.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë, duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00.

The post Gjarpri rreth 80 cm brenda shkollës "Ismail Qemali" në Prishtinë appeared first on Ekonomia Online.

Pastrimi i shtëpisë pas punës nuk është i shëndetshëm

Posted: 31 May 2018 10:24 AM PDT

Secilën herë që jeni ankuar se punët e shtëpisë pas kthimit nga puna e përditshme u shkaktojnë stres, keni pasur të drejtë.

Sipas hulumtimeve të reja, pastrimi dhe rregullimi i shtëpisë pas punës, është ngjashëm i dëmshëm si për femrat ashtu edhe për meshkujt. Bëhet fjalë për atë se pastrimi pas kthimit nga puna pengon zvogëlimin e nivelit të kortizolit- hormonit përgjegjës për stres.

Të dhënat e grumbulluara nga analizimi i 30 çifteve kanë treguar nivele të ndryshme të kortizolit, varësisht se kush i ka kryer punët e shtëpisë.

Nëse punët i ka kryer mashkulli, niveli i kortizolit ka qenë më i ulët te femrat, ndërsa supozohet se kjo ka ndodhur për faktin se ato kanë menduar se gjithçka duhet të bëjnë vet.

Kortizoli te meshkujt ishte më i ulët kur ata nuk kishin pastruar dhe nuk kishin rregulluar, edhe atë jo vetëm që nuk kanë punuar, por edhe për faktin se e kanë ditur se nuk duhet të punojnë.

Niveli i lartë i kortizolit gjatë gjithë ditës ndikon negativisht në rezistencën tonë në sëmundjet fizike, ndërsa sipas disa studimeve tjera, mund të sjellë edhe deri te vdekja e mëhershme.

The post Pastrimi i shtëpisë pas punës nuk është i shëndetshëm appeared first on Ekonomia Online.

Benefiti që kanë njerëzit që hanë çokollatë

Posted: 31 May 2018 10:15 AM PDT

Tashmë është zyrtare, çokollata është e mirë për trurin tuaj.

Një studim ka analizuar efektin e ngrënies së çokollatës në funksionet e njohjes.Rezultatet janë se njerëzit të cilët hanë çokollatë, performojnë më mirë se sa ata që nuk hanë fare.

Studimi ka përfshirë 1.000 njerëz për 35 vite, shkruan the independent.

The post Benefiti që kanë njerëzit që hanë çokollatë appeared first on Ekonomia Online.

10 trajnerë që mund ta zëvendësojnë Zidanen te Reali

Posted: 31 May 2018 10:02 AM PDT

Trajneri francez, Zinedine Zidane sot ka konfirmuar largimin nga posti i trajnerit të Realit të Madridit, duke lënë vendin e lirë në klubin "mbretëror".

Goal ka bërë një përzgjedhje të 10 trajnerëve që potencialisht mund të marrin drejtimin e Realit nga sezoni i ardhshëm, transmeton Koha.net.

Deri më tani shumë emra kanë qenë të lidhur me postin e trajnerit të Realit, edhe kur Zidane ishte në krye të klubit.

Njëri nga këta dhjetë trajnerë mund të marrë drejtimin e Realit sipas Goal:

Antonio Conte

Mauricio Pochettino

Arsene Wenger

Joachim Low

Jorge Sampaoli

Maurizio Sarri

Massimiliano Allegri

Marcelino Garcia Toral

Guti

Santiago Solari

The post 10 trajnerë që mund ta zëvendësojnë Zidanen te Reali appeared first on Ekonomia Online.

Opozita dhe pozita përplasen për pajisjet mjekësore në Spitalin e Ferizajt

Posted: 31 May 2018 10:00 AM PDT

Kuvendi komunal i Ferizajt mbajti sot mbledhjen e dytë brenda këtij muaji, në të cilën u morën disa vendime.

Ndër çështjet që pati diskutime të shumta ishte edhe propozim vendimi për dhurimin e pajisjeve mjekësore nga QKMF për Spitalin e Ferizajt.

Asamblisti i LDK-së, Burim Karameta, kundërshtoi këtë propozim duke e quajtur të kundërligjshëm me ç' rast edhe propozoi që të hiqet nga rendi i ditës.

"Ky propozim nuk mori mbështetjen e shumicës së anëtarëve të Kuvendit. Me përfundimin e diskutimeve nga anëtarët e Kuvendit, me shumicë votash u kalua edhe kjo pikë e rendit të ditës, sipas propozimit të bërë nga ekzekutivi i komunës", thuhet në njoftimin e komunës së Ferizajt.

Çështje tjetër që përplasi pozitën dhe opozitën në pjesën e dytë të punimeve të Kuvendit ishte edhe propozimi nga Kryetari i Komunës, gjegjësisht Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit, për rishqyrtimin- harmonizimin me dispozitat ligjore të vendimeve të Kuvendit e që kanë të bëjnë me ndërtimin e Spitalit të ri Rajonal të Ferizajt.

Ky propozim mori mbështetjen e shumicës së anëtarëve të Kuvendit.

"Në këtë seancë të Kuvendit u miratua edhe propozim-vendimi për vënien në diskutim publik të draft-rregullores për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijët, destinimi i ngastrës kadastrale 2025-0 ZK Ferizaj, vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale 1661-1 ZK Greme, Raporti i Punës për Vitin 2017, si dhe Raporti i Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Ferizajt për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2017", njofton komuna e Ferizajt.

The post Opozita dhe pozita përplasen për pajisjet mjekësore në Spitalin e Ferizajt appeared first on Ekonomia Online.

Baby-G dhunohet nga ish-shoqja modele

Posted: 31 May 2018 09:57 AM PDT

Baby-G është dhunuar barbarisht nga ish-shoqja e saj modele, Bleta Gashi.

Këngëtarja shqiptare ka postuar në Instastory një foto ku shfaqet me shenja në fytyrë.

Në përshkrim, Baby-G sqaron se Bleta ishte e shoqëruar nga tre persona të tjerë kur kjo e fundit e sulmoi.

"Jam shumë e mërzitur që ndodhi kjo dhe dua të ndaj historinë time me të gjithë vajzat e reja. Kur jeni të suksesshme të tjerët duan t'ju shohin keq. Por asnjë femër nuk duhet të kalojë diçka të tillë," shkruan ajo.

Ndërkohë, Bleta e ka denoncuar Baby G në polici dhe më pas ka postuar në Instastory:
"Edhe policia e di çfarë aktore je ti, shumë njerëz e panë çfarë ndodhi dhe çfarë djall-personi je. E vërteta do të dalë shpejt në shesh".

Megjithatë në foton e fundit që modelja ka publikuar, fytyra e saj nuk duket aspak e lënduar.

A post shared by @iambletagashi on

The post Baby-G dhunohet nga ish-shoqja modele appeared first on Ekonomia Online.

Falcao: Interesimi i Milanos me nderon

Posted: 31 May 2018 09:54 AM PDT

Kolumbiani Radamel Falcao ka thënë se ndihet i nderuar me kërkesën e Milanit për transferin e tij, por ai është nën kontratë me Monacon.

Sulmuesi ishte konsideruar si një nga opsionet në sulm për Rossoneri për sezonin e ardhshëm.

"Kam lexuar e dëgjuar për interesin e Milanit, kështu që ndihem i ndëruar që një klub i tillë me kërkon", ka thënë Falcao për Mediaset Premium në Itali.

"E përcjelli futbollin italian dhe e di që MIlan është klubi i dytë në Botë më i madh nëse e shikojmë në termin e Ligës së Kampionëve, por për momentin kam kontratë me Monacon dhe jam i forkusuar vetëm në klub dhe kombëtare, Kolumbinë. Ama duhet ta them këtë, më pëlqen Italia dhe futbolli italian".

The post Falcao: Interesimi i Milanos me nderon appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more