Skip to main content

INSAJDERI: “Pacolli premton se brenda gjashtë muajve kosovarët lëvizin pa viza” plus 19 more

INSAJDERI: “Pacolli premton se brenda gjashtë muajve kosovarët lëvizin pa viza” plus 19 more


Pacolli premton se brenda gjashtë muajve kosovarët lëvizin pa viza

Posted: 31 May 2017 10:30 AM PDT

Aleanca Kosova e Re bashkë me partnerët e koalicionit LDK-LD-Alternativa, ka hapur sot fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme 2017 edhe në Obiliq, ku u prezantua programi i përbashkët qeverisës, kandidati për kryeministër si dhe kandidatet për deputetë nga radhët AKR-së dhe partive të tjera.

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli në fjalën e tij para qytetarëve tha se koalicioni AKR-LDK-LD-Alternativa është i duhuri.

Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve të Obiliqit që me datën 11 qershor të dalin dhe të votojnë.

"Çdo alternativë tjetër është e gabuar. Sikur lokomotiva që ngecë në një vend, as nuk lëvizë as nuk tërhiqet, ashtu ka mbetur Kosova jonë", ka thënë ai.

Pacolli ka shtuar se koalicioni AKR-LDK-LD-Alternativa, mbështetet në vepra dhe punë.

"Ne do të krijojmë 80 mije vende të reja pune qysh në vitin e parë të qeverisjes, këtë ne e kemi kalkuluar mirë", ka shtuar Pacolli, duke thënë se përmes rritjes ekonomike që do të jete 8 deri ne 10%, çdo student i diplomuar do ta ketë punën e sigurt, njofton Express.

Sipas tij, shumë shpejt do t'ua mundësojë qytetarëve të Kosovës edhe lëvizjen e lirë brenda gjashtë muajve.

 

The post Pacolli premton se brenda gjashtë muajve kosovarët lëvizin pa viza appeared first on INSAJDERI.

Besa triumfon në Kupë, Llapi mbetet jashtë Evropës

Posted: 31 May 2017 10:21 AM PDT

Besa e Pejës fiton Kupën e Kosovës në futboll dhe lë Llapin jashtë Ligës së Evropës. Skuadra nga Peja e mposhti Llapin pas ekzekutimit të penalltive, në finalen që u zhvillua sot në stadiumin “Riza Lushta” të Mitrovicës.

Sfida mes Besës dhe Llapit prodhoi dy gola, por jo edhe fitues në kohën e rregullt, pasi ndeshja përfundoi me barazim 1-1.

Pejanët kaluan të parët në epërsi me Diar Miftarajn, i cili realizoi nga penalltia në pjesën e parë.

Megjithatë, tre minuta brenda pjesës së dytë, Llapi barazoi në 1:1 me Festim Krasniqin, po ashtu nga penalltia.

Koha e rregullt e sfidës u mbyll pa gola dhe sfida shkoi në vazhdime.

Vazhdimet e para filluan me disa minuta vonesë, pasi që tifozët e Llapit hudhën mjete piroteknike në fushë.

Pasi u pastrua fusha, gjyqtari kryesor Genc Nuza sinjalizoi për fillimin e vazhdimit të parë. Mirëpo gola nuk pati as në dy pjesët e vazhdimeve.

Në penallti Besa fitoi me rezultat 4-2. /Insajderi.com

The post Besa triumfon në Kupë, Llapi mbetet jashtë Evropës appeared first on INSAJDERI.

Ushtria amerikane godet me sukses raketën “armike”

Posted: 31 May 2017 10:12 AM PDT

Vetëm pak ditë pas provës së Koresë së Veriut me raketë, Shtetet e Bashkuara realizuan me sukses një provë që simulonte një sulm me raketë balistike ndërkontinentale. Zyrtarët amerikanë e quajnë provën një arritje kritike në mbrojtjen amerikane.

Kjo është prova e parë e këtij lloji që parashikonte një sulm me raketë bërthamore kundër Shteteve të Bashkuara. Ushtria amerikane lëshoi raketën ndërkontinentale balistike nga Ishujt Marshall, pastaj lëshoi një raketë të dytë nga një bazë në Kaliforni. Synimi? Të rrëzojë raketën armike mbi Oqeanin Paqësor. Dhe kjo funksionoi. Raketa e dytë interceptoi raketën e parë, duke e shkatërruar atë në ajër mbi oqean.

Manovra vjen në mes të shtimit të tensioneve me Korenë e Veriut lidhur me programin bërthamor të kësaj të fundit. Pheniani ka përshpejtuar ritmin e provave me raketë gjatë javëve të fundit, pavarësisht se kjo është dënuar nga Kombet e Bashkuara dhe udhëheqësit botërorë. Nikki Haley është ambasadore e Shteteve të Bashkuara në OKB.

"Asgjë nuk po e detyron Korenë e Veriut të ndryshojë qëndrimet. Çfarë do të bëjmë nëse kjo prirje ndodh çdo ditë?"

Abasadorja Haley shton se Shtetet e Bashkuara dhe aleati më i afërt i Phenianit, Kina, po negociojnë veprime të mëtejshme në Këshillin e Sigurimit ndaj Koresë së Veriut.

"Sa duhet pritur për të dalë me një rezolutë? Të çfarë modeli duhet të jenë provat me raketa që ne të veprojmë? Pikërisht për këto po negociohet."

Ambasadorja Haley thotë se administrata e Presidentit Trump beson se Kina po punon në fshehtësi me Korenë e Veriut për ta bindur këtë vend të heqë dorë nga provat bërthamore.

The post Ushtria amerikane godet me sukses raketën "armike" appeared first on INSAJDERI.

Kurti premton institucione të përbashkëta Kosovë-Shqipëri

Posted: 31 May 2017 10:01 AM PDT

Mitrovica është qyteti i minatorëve. Albin Kurti ka protestuar vazhdimisht në Kosovë. Tani ka vendosur që të konsultohet me të gjithë. Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë në pushtet në nivel qëndror asnjëherë. Me këtë ide, Kurti u thotë minatorëve se është koha për ndryshime.

Lëvizja Vetëvendosje beson se ka qeverisur mirë në Prishtinë, ku udhëheqin në bashki. Programe sociale e kujdes i veçantë i Kurtit është premtuar në luftën kundër korrupsionit, pasi akozon partitë e tjera për qeverisjen e tyre. Ai kërkon projekte zhvillimore dhe institucione të përbashkëta me Shqipërinë.

"Aktualisht, deficiti tregtar i Kosovës është sa një e treta e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo duhet urgjentisht të ndryshojë. Do të kemi marrëdhënie të mira me partnerët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, posaçërisht me Gjermaninë. Do të krijojmë mekanizma të përbashkëta me Shqipërinë. Prishtina zyrtare dhe Tirana zyrtare do të bëjnë hapa drejt integrimit të bashkimit me njëri-tjetrin dhe mund të mësojmë prej përvojave që kemi, e të mos kufizohemi vetëm te marrëveshjet dypalëshe, por edhe te krijimi i institucioneve të përbashkëta", tha Albin Kurti, kandidat për kryeministër i Vetëvendosjes.

Kurti beson se Kosova ka shumë mundësi. Politika e tij e bazuar në kundërshtimin e Beogradit është e vazhdueshme. Por, beson se duhet dialog me serbët e Kosovës.

"Dialogu ka dështuar, sepse është dizenjuar gabimisht. Pa kushte me Serbinë, gjithnjë për çështje të brendshme të Kosovës, e rrjedhimisht një dialog joparimor. Serbia është një vend problematik. Aty opozita është më pak se 15 për qind në Kuvendin e Republikës së tyre. Ne besojmë se shoqëria forcohet në fabrika dhe universitete", tha më tej Albin Kurti.

Vetëvendosje ka paraqitur një plan për reforma në shumicën e fushave, si dhe ide për fonde e banka zhvillimore, gjithnjë duke mbështetur prodhimet vendase./TCH

Kurti premton institucione të përbashkëta Kosovë-Shqipëri

The post Kurti premton institucione të përbashkëta Kosovë-Shqipëri appeared first on INSAJDERI.

Lista Serbe nisë fushatën duke festuar betimin e Vuçiqit si president

Posted: 31 May 2017 09:56 AM PDT

Betimi i Aleksandar Vuçiq në postin e presidentit të Serbisë ka ngjallur reagime pozitive tek serbët në Mitrovicë, raportojnë mediat serbe.

Siç raporton "Novosti", serbët e Mitrovicës së Veriut kanë organizuar paradë për të festuar betimin e presidentit të Serbisë.

E turmës i është drejtuar edhe kryetari i Listës Serbe Slavko Simiq, që citohet të ketë përgëzuar Vuçiqin për detyrën e re, duke shprehur besimin se do të kontribuojë në vazhdimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe të garantojë mbijetesën e serbëve në Kosovë.

Në këtë mënyrë Lista Serbe e cila garon për Kuvendin e Kosovës ka nisur edhe fushatën e saj por duke u marrë krejtësisht me Serbinë dhe duke premtuar lidhje të fortë me Vuçiqin, raporton Insajderi.

"Vetëm presidenti Vuçiq na garanton me përkushtimin dhe përpjekjet e tij që do të mundësojë pozitën e mirë të serbëve në Kosovë dhe në përgjithësi në hapësirat ku jetojnë serbët", citohet të ketë thënë Simiq./Insajderi.com

The post Lista Serbe nisë fushatën duke festuar betimin e Vuçiqit si president appeared first on INSAJDERI.

Arrin në 90 numri i të vrarëve në Kabul

Posted: 31 May 2017 09:55 AM PDT

Qeveria e Afganistanit tha se numri i të vrarëve nga sulmi i sotëm me kamion – bombë në kryeqytetin Kabul, ka arritur në 90 vetë.

"Në këtë sulm të fuqishëm, 90 vetë janë vrarë dhe 400 të tjerë janë plagosur, përfshirë shumë gra dhe fëmijë", ka njoftuar Qendra për media e qeverisë së Afganistanit.

Ministria e shndetësisë ka tërhequr vërejtjen se numri i të vrarëve mund të rritet, derisa po kryhen gjurmimet për gjetje të njerëzve nën gërmadha.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë eksplodim të fuqishëm. Sulme të ngjashme në të kaluarën janë ndërmarrë nga miliatntë talibanë dhe ata të Shtetit Islamik.

Policia e Kabulit tha se eksplozivi ishte fshehur në një kamion dhe kishte eksploduar afër Ambasadës së Gjermanisë.

Basir Mujahid, zhëdhënës i policisë së Kabulit, tha se nuk është e qartë nëse Ambasada e Gjermanisë ishte cak i sulmit dhe "disa komplekse dhe zyra të tjera të rëndësishme", që ndodhen në afërsi.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, e ka dënuar sulmin duke e quajtur "krim lufte", njofton rel.

Shtëpia e Bardhë "e ka dënuar fuqishëm sulmin mizor" dhe u ka shprehur ngushëllime familjeve dhe miqve të personave të vrarë dhe të plagosur, ka raportuar agjencia AFP.

The post Arrin në 90 numri i të vrarëve në Kabul appeared first on INSAJDERI.

Pas zgjedhjeve, format i ri i dialogut

Posted: 31 May 2017 09:40 AM PDT

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, është përcaktim institucional i Kosovës dhe ai nuk ka alternativë, por do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ​në vend, që mbahen më 11 qershor, si dhe krijimit të Qeverisë së re, thonë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës në largim dhe njohësit e zhvillimeve politike.

Edita Tahiri, ministre për Dialog e Qeverisë së Kosovës në largim, thotë për Radion Evropa e Lirë se pas zgjedhjeve parlamentare dhe formimit të ekzekutivit të ri të vendit, do të zhvillohet një proces konsultash institucionale ndërmjet Qeverisë, Presidentit dhe Kuvendit të Kosovës, lidhur me formatin e ardhshëm të dialogut, marrë parasysh që, siç thotë ajo, ky dialog do të hyjë në fazën finale.

"Tani po hyjmë në fazën finale të këtij dialogu, që lidhet me njohjen e ndërsjellë në mes të dy shteteve, sepse kështu edhe duhet të rrumbullakohet, për faktin se të dyja shtetet synojnë integrimin evropian dhe fqinjësia e mirë, është një prej kushteve kryesore. Unë besoj që do të duhej të ishte një format i spektrit të gjerë – këtu e kam parasysh pushtetin dhe opozitën – dhe në të cilin do të duhet të përfshihen të gjitha institucionet, diçka ngjashëm siç ka qenë në bisedimet e Vjenës. Kjo, për faktin se po futemi në fazën finale", tha ministrja Tahiri.

Se dialogu me Serbinë, në fazën e ardhshme, duhet të jetë gjithëpërfshirës, vlerëson edhe politologu Ramush Tahiri.

Por, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai shpreh mendimin se ky format nuk duhet të jetë gjithëpërfshirës në aspektin politik, por në kuptimin profesional dhe që udhëhiqet nga Qeveria dhe ministritë përkatëse, të cilat kanë kapacitete për ta çuar procesin përpara, duke respektuar ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës.

"Unë nuk jam për vazhdimin e deritashëm të mbështetjes politike dhe të caktimit të ekipeve të veçanta, sepse ajo kohë edhe është tejkaluar , por e shoh që është më e ngadalshme edhe si proces. Por, sidomos krijon gati pamundësi në harmonizimin e mëtejmë në Kuvend". "Gjithashtu e shoh shumë të rëndësishme që serbët dhe komunitetet e Kosovës të jenë të përfshira në dialog, aktivisht, nga pala kosovare, sepse janë shtetas të Kosovës", thekson politologu Tahiri.

Por, çfarë janë indikacionet lidhur me dinamikën e fazës së ardhshme të dialogut të Kosovës me Serbinë?

Ministrja Tahiri thotë se dialogu i mëtejmë nuk do të zgjasë aq sa ka zgjatur deri më tash, rreth 6 vjet. Siç thotë ajo, autoritetet e Kosovës ia kanë bërë me dije Bashkimit Evropian se faza e ardhshme e dialogut kërkohet të jetë më e shkurtë.

"Ne vazhdimisht kemi biseduar me autoritetet e Bashkimit Evropian, me Shtetet e bashkuara të Amerikës, me Gjermaninë, e cila, po ashtu, luan një rol të rëndësishëm, dhe tashmë kemi një mirëkuptim që dialogu duhet të jetë i shkurtë, dinamik dhe me rezultat. Të gjithë jemi pajtuar se nuk mund të zgjasë aq sa ka zgjatur", u shpreh ministrja Tahiri.

Por, ndryshe mendon politologu Ramush Tahiri. Sipas tij, indikacionet flasin se faza e ardhshme e dialogut nuk do të përmbyllet për një kohë të shkurtë.

"Indikacionet janë se duket që do të zgjasë, ndoshta edhe më shumë se që ka zgjatur. Mirëpo, praktika është që të bisedohet konkretisht për tema. Unë e përkrah mendimin që temat të përcaktohen në Qeveri dhe në Kuvend dhe që pastaj, kur të bisedohet konkretisht, zgjatë më shumë ose më pak, por e rëndësishme është që kryhen temat, të cilat u interesojnë qytetarëve dhe të cilat janë në interes të shtetit të Kosovës", vlerëson politologu Tahiri.

Sidoqoftë, ministrja Edita Tahiri ka theksuar se pranimi reciprok ndërmjet dy vendeve është caku kryesor që synohet nga Kosova në dialogun e Brukselit. Por, politologu Ramush Tahiri, vlerëson se deri në njohjen reciproke, të dyja vendet, Kosova dhe Serbia, kanë nevojë t'i rregullojnë marrëdhëniet në secilin segment.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për çështje teknike, ka nisur në mars të vitit 2011. Në fund të vitit 2012 ka nisur dialogu politik ndërmjet kryeministrave të të dy vendeve.

Gjatë këtij viti, dialogu ka shënuar rënie për shkak se në muajin prill në Serbi janë mbajtur zgjedhjet presidenciale. Aktualisht, Kosova gjendet para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 11 qershor.(rel)

 

The post Pas zgjedhjeve, format i ri i dialogut appeared first on INSAJDERI.

Etiopia bllokon qasjen në internet ditën e provimeve shtetërore

Posted: 31 May 2017 09:22 AM PDT

Interneti u bllokua në ora 17:00 ditën e marte raportoi gjigandi i motorit të kërkimit i cili kishte vënë re rënie të vizitave nga Etiopia.

Etiopia ka bllokuar qasjen në internet për qytetarët e saj sipas raporteve që vinë nga vendi Afrikan. Kjo ndërprerje u aplikua si rezultat i publikimit të provimeve shtetëtore që do të mbaheshin ditën e djeshme.

Interneti u bllokua në ora 17:00 ditën e marte raportoi gjigandi i motorit të kërkimit i cili kishte vënë re rënie të vizitave nga Etiopia.

Aksesi do të rikthehej vetëm ditën e sotme pas plot 12 orësh ndërprerje. Vitin e kaluar aktivistët publikuan provimet shtetërore për nxënësit e klasave të 12-ta ndërsa nga frika se një skenar i ngjashëm mund të përsëritej qeveria u kundërpërgjigj me bllokimin e aksesi këtë vit.

Kjo është hera e tretë brenda vitit që kufinjtë dixhital të Etiopisë thyhen. Po bllokimi të tilla janë normale në vendet në zhvillim. Edhe Algjeria bllokoi qasjen në rrjete social për të luftuar mashtrimet në provimet shtetërore. /PCWorld Albanian

The post Etiopia bllokon qasjen në internet ditën e provimeve shtetërore appeared first on INSAJDERI.

1 milion e 872 mijë votues në zgjedhjet parlamentare

Posted: 31 May 2017 09:14 AM PDT

Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e mbajtur sot, 31 maj 2017, certifikoi Listën Përfundimtare të Votuesve për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 11 qershor 2017, njofton kumtesa nga KQZ.

Lista Përfundimtare e Votuesve (LPV 2017) përmban 1 milion e 872 mijë e 941 emra të votuesve.

Sipas të dhënave, numri i votuesve të rinj është: 155 mijë e 202 votues, dhe ai duket kështu:

118 mijë e 448 votues të rinj që pas zgjedhjeve 2014 kanë arritur moshën 18 vjeç dhe që do të votojnë për herë të parë në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 11 qershor 2017.

36 mijë e 754 votues që nuk kanë qenë në LPV 2014, e që mund të konsiderohen si votues të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh, ose votues që janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të vitit 2014.

Ndërsa, lidhur me përmirësimin e Listës së Votuesve u bën të njohura të dhënat si në vijim:

Numri i personave që janë larguar si të vdekur pas zgjedhjeve të vitit 2014 është: 33 mijë e 542.

Numri i Qendrave të Votimit në këto zgjedhje është: 889 (91 QV më shumë se në vitin 2014) me gjithsej: 2 mijë e 490 Vendvotime (116 Venvotime më shumë se në vitin 2014).

Në këtë mbledhje u paraqit edhe raporti përfundimtar lidhur me periudhën e aplikimit për regjistrim jashtë Kosovës. Gjatë kësaj periudhe, përmes adresës postare të KQZ-së; fax-it; dhe email adresave, janë pranuar 20 mijë e 354 aplikacione për regjistrim, si në vijim:

15 mijë e 118 janë regjistruar si votues të suksesshëm;

5 mijë e 236 aplikacione për regjistrim janë refuzuar, si më poshtë:

14 aplikues kanë qenë nën moshën 18 vjeçare dhe që nuk e arrijnë këtë moshë as në Ditën e Zgjedhjeve;

118 aplikacione për regjistrim nuk e kanë nënshkruar formularin e aplikimit; dhe

5 mijë e 104 aplikues janë refuzuar pasi nuk kanë plotësuar kriteret juridike për përfshirjen në listën e votuesve jashtë Kosovës.

Në vazhdim të mbledhjes Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi Grupin e Dytë të Vëzhguesve, numri i të cilëve është: 350. Deri më tani numri i vëzhguesve të akredituar nga KQZ-ja është: 373 vëzhgues.

Në fund të takimit, KQZ-ja emëroi edhe Këshillat e Vendvotimeve në 34 komuna, ndërsa anëtarët e KQZ-së u dakorduan që pjesa tjetër (4 komuna) të bëhet në një mbledhje tjetër, gjatë ditës së enjte. /Insajderi.com

The post 1 milion e 872 mijë votues në zgjedhjet parlamentare appeared first on INSAJDERI.

Humoristët rusë i mashtruan liderët e Malit të Zi

Posted: 31 May 2017 09:07 AM PDT

Dy politikanë udhëheqës në Mal të Zi ishin viktimë e humoristëve rusë, të cilët janë paraqitur si president dhe kryeministër të Ukrainës në bisedat telefonike javën e kaluar, kanë thënë zyrtarët në Mal të Zi.

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, dhe ish-kryeministri, Millo Gjukanoviq, janë mashtruar nga humoristët e njohur si Vovan dhe Lexus, Vladimir Krasnov dhe Alexei Stolyarov, thanë zyrtarët qeveritarë malazezë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike të Socialistëve.

Ata thanë se këto thirrje ishin provokim rus dhe pjesë e përpjekjeve të Moskës, që synon diskreditimin e zyrtarëve të Malit të Zi, pasi pranimi i vendit të tyre në NATO e ka zemëruar Rusinë.

Bisedimet e incizuara me humoristët, të cilët në të kaluarën i kanë mashtruar edhe personat e njohur, siç është Elton John, janë transmetuar në televizionin shtetëror rus. Autenticiteti i tyre është konfirmuar nga qeveria dhe partia, e cila udhëhiqet nga Gjukanoviqi.

Qeveria ka njoftuar se Markoviq ka folur me imitatorët, që paraqiteshin si presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, për 17 minuta më 24 maj, një ditë para takimit të NATO-s, në të cilin Mali i Zi është mirëpritur si anëtar i ri. Formalisht, Mali i Zi bëhet anëtar i NATO-s në fillim të muajit qershor.

Zoti Markoviq tha se ai nuk do ta ndryshonte asnjë fjalë të asaj që e ka thënë.

Gjukanoviq kishte folur me imitatorët rusë, të paraqitur si kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Hroysman, pak më gjatë, thanë zyrtarët malazezë, njofton rel.

Zyrtarët e Malit të Zi i kanë akuzuar nacionalistët serbë dhe rusë për komplot për ta marrë parlamentin në tetor të vitit 2016, gjatë zgjedhjeve, pastaj për ta vrarë kryeministrin e atëhershëm, Millo Gjukanoviq, dhe për të insataluar udhëheqje proruse, në mënyrë që Mali i Zi të mbetej jashtë NATO-s.

 

The post Humoristët rusë i mashtruan liderët e Malit të Zi appeared first on INSAJDERI.

Kryetari i VV-së ia përmend Haradinajt ngatërrimin e figurave kombëtare me priftrinj

Posted: 31 May 2017 09:04 AM PDT

Gjatë një fjalimi në hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, kryetari i kësaj partie Visar Ymeri ka kritikuar kandidatin për kryeministër të koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, për ngatërrimin e figurave historike me ato fetare.

Haradinaj, në një takim me qytetarë në Ferizaj të hënën, deklaroi se i çmon “priftërinjtë shqiptarë si Faik Konica e Fan Stilian Noli.”

E për këtë foli Ymeri. Ai tha se kandidatët për kryeministër nga dy subjektet tjera politike, PDK-AAK-NISMA dhe LDK-AKR, janë bërë qesharak.

"Këta politikanë me bateria do të lodhen shumë shpejt. Edhe tenderin për bateria e kanë vjedhur duke përfunduar me bateria me cilësi shumë të dobët dhe çmim të lartë", tha Ymeri, dhe më pas kritikoi pushtetin, ku kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti bën premtime absurde mbi buxhetin, kurse Ramush Haradinaj ngatërron figurat historike kulturore me priftërinj. /Insajderi.com

The post Kryetari i VV-së ia përmend Haradinajt ngatërrimin e figurave kombëtare me priftrinj appeared first on INSAJDERI.

Maqedoni, përplasje mes Xhaferit dhe deputetëve të VMRO-së

Posted: 31 May 2017 09:00 AM PDT

Ka vazhduar edhe sot debati mbi programin dhe përbërjen e re qeveritare, por pa mos munguar përplasjet mes kryeparlamentarit dhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Ilija Dimovski nga kjo parti ka theksuar se me vet faktin që Talat Xhaferi vetëm deputetëve të VMRO-së u drejtohet në gjuhën shqipe, paraqet provokim për të cilin siç u shpreh ai,  Xhaferi dhe shumica parlamentare duhet të mbajnë përgjegjësi dhe kjo sjellje e Xhaferit nuk çon në drejtim të normalizimit të situates, njofton Alsat-M.

"Dua të jem korrekt,  dhe të them para opinionit se ne nuk do të hymë në skenarë të provokimeve të cilët i shohim edhe sot. Nuk do të lejojmë të jemi pjesë e skenarëve të tilla, as të jemi të akuzuar për të njëjtit. Qëllimi ynë i mirë  u dëshmua dje, por vetëm nëse ka sjellje korrekte prej palëve tjera. Nëse ajo sjellje korrekte bie në nivel kaq të ulët të llojit të provokimit që bënë Talat Xhaferi dhe disa deputetë tjerë, atëherë kot kemi shpresuar për normalizim të situates", tha Ilija Dimovski nga VMRO – DPMNE.

I menjëhershëm ishte reagimi i Xhaferit i cili theksoi se gjithnjë përderisa deputetët e VMRO-së nuk do e njohin si Kryetar dhe do t'i drejtohen si deputet, atëherë edhe ai do tu përgjigjet si deputet duke iu drejtuar në gjuhën shqipe.

"Për pjesën e procedurales që ka të bëjë me mu, unë nuk di ndryshe si të drejtohemi përderisa më drejtohesh si deputet. Për faktin që jam deputet, jam deputet edhe këtu edhe atje. E kuptoj shumë qartë se duke qenë kryetar i Parlamentit, nëse dua ti drejtohem Parlamentit, e kam për obligim të dal atje. Derisa më drejtoheni përmes ndërhyrjeve  procedurale dhe deputetit Talat Xhaferi, un vetëm e kryej  obligimin tim zyrtar" u përgjigj krye parlamentar Talat Xhaferi. Deputeti i LSDM-së Pavle Bogoevski gjatë debatit tha se koha kur Maqedonia ishte shndërruar në një shtet privat të Gruevskit dhe familjes, dal ngadalë po përfundon.

:Në këtë moment Maqedonia është shtet ku nuk sundon drejtësia. Mafia e cila deri këto moment sundonte, la pas vete sistem që është mësuar ti shërbej vetëm një njeriu. La pas vete vend ku qytetarët ishin  mësuar në vjedhje, gënjeshtra, dhe të përdorur si makineri e thjeshtë për votim", tha Pavle Bogoveski nga LSDM-ja.

Ndërkohë para fillimit të seancës për përbërjen dhe programin e qeverisë, pa prezencën e VMRO-DPPMNE-së vazhdoi seanca konstituive, me çrast deputetët votuan formimin e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve. Ndërsa më vonë me praninë edhe të VMRO – DPMNE-së por pa debat u votua edhe  vendimi për themelin e trupave të përhershëm punues të Kuvendit.(Alsat-M)

The post Maqedoni, përplasje mes Xhaferit dhe deputetëve të VMRO-së appeared first on INSAJDERI.

Podujeva është dëshmi e qeverisjes së mirë të LDK-së, sipas Mustafës

Posted: 31 May 2017 08:52 AM PDT

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Komuna e Podujevës është dëshmi e qeverisjes së mirë të partisë së tij.

Në ditën e parë të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, Mustafa në Podujevë ka thënë se kjo komunë është diskriminuar nga PDK-ja.

“Podujeva është dëshimtare e qeverisjes së mirë të LDK-së në dy nivelet dhe diskriminimit që i është bërë nga dy qeveritë paraprake të kryesuara nga PDK-ja. LDK-ja dhe partnerët e saj ofrojnë qeverisje të drejtë, të ndershme, me dije, me projekte konkrete, me vizion e pastërti, për të gjithë qytetarët dhe komunat e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

LDK ka zgjedhur që hapjen e fushatës për zgjedhjet parlamentare ta bëjë në Podujevë. /Insajderi.com

The post Podujeva është dëshmi e qeverisjes së mirë të LDK-së, sipas Mustafës appeared first on INSAJDERI.

Dyshime rreth moshës së lojtarit të ri të Milanit

Posted: 31 May 2017 08:40 AM PDT

Ishte një ndër protagonistët kryesorë të një sezoni fantastik të Atalantës dhe falë kontributetit të tij në mesfushë, bergamaskët arritën të siguronin pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Europës.

Dhe paraqitjet e Franck Kessie tërhoqën vëmendjen e një sërë klubesh të rëndësishme në Europë, por Milani u tregua më i shkathti duke gjetur gjuhën e marrëveshjes me Atalantën dhe vetë lojtarin. Sipas kësaj marrëveshjeje, në arkën e bergamaskëve do të kalojnë 28 milionë euro, plus bonuse të tjera në varësi të sukseseve, ndërsa paga e lojtarit mbetet për t'u zbardhur.

Të martën, Kessie u paraqit në Milano për të kryer vizitat mjekësore, por pak më vonë vetë klubi kuqezi njoftoi shtyrjen e këtyre vizitave.

Kjo bëri në në disa media të hamendësohej se në fakt Milani ka zbuluar moshën e vërtetë të lojtarit.

Burimi i lajmit mbërin nga "Afrique Press" dhe në të thuhet se mesfushori nga Bregu i Fildishtë në fakt nuk është 20 vjeç, ashtu si është në dokumenta, por shumë më shumë. Vetë kjo gazetë kujton një tjetër rast të vënies në dyshim të moshës së Kessiet. Bëhet fjalë për vitin 2013, ku ishte në formacionin e skuadër U17 të Bregut të Fildishtë që u shpall kampione e Afrikës.

Gjithsesi e gjithë kjo duket se ka qenë një spekulim dhe të mërkurën ilani njoftoi përfundimin e vizitave mjekësore të lojtarit dhe gjithçka është në rregull.

The post Dyshime rreth moshës së lojtarit të ri të Milanit appeared first on INSAJDERI.

Rritet fitimi i bankave të Kosovës

Posted: 31 May 2017 08:23 AM PDT

Fitimi neto i kombinuar i bankave të Kosovës është rritur në 29.7 milionë euro gjatë katër muajve të parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016 që kishte fitim prej 24.5 milionë euro.

Siç njofton Banka Qendrore e Kosovës, depozitat në bankat e Kosovës janë rritur në 9.8% në këtë vit.

Asetet e përgjithshme të sistemit bankar të Kosovës janë rritur po ashtu, për 8.9%, në 3.68 miliardë euro në fund të prillit.

Shifrat janë mbledhur nga rezultatet financiare të dhjetë bankave të Kosovës.

Në vitin 2016, fitimi neto i kombinuar i bankave të Kosovës kishte rënë në 20.3% në 75.5 milionë euro. /Insajderi.com

The post Rritet fitimi i bankave të Kosovës appeared first on INSAJDERI.

SHBA: Ka filluar furnizimi me armatim i kurdëve në Siri

Posted: 31 May 2017 08:20 AM PDT

Shtetet e Bashkuara thonë se kanë filluar t'i furnizojnë me armatim luftëtarët kurdë në Siri, sipas planit i cili e ka zemëruaar Turqinë, aleatin amerikan në NATO.

"Ne kemi filluar transferin e armëve të voglaa dhe makinave për elementet kurde" të Forcave demokratike siriane, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, Adrian Rankine-Galloway, duke iu referuar aleancës kurdo-siriane, që lufton lundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Nuk ka pasur reagim të menjëhershëm nga Ankaraja, e cila konsideron se Njësitetet e mbrojtjes popullore të kurdëve në Siri (YPG) janë grup terrorist i lidhur me Partinë Punëtore të Kurdistanit (PPK), që është e jashtë-ligjshme në Turqi.

Uashingtoni ka thënë se armatimi i aleancës kurdo-siriane është i domosdoshëm për rimarrjen e qytetit Raka, që është baza e fundit madhore e Shtetit Islamik në Siri, njofon rel.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropoan, po ashtu, konsiderojnë se Partia Pumnëtore e Kurdistanit, që për dekada ka udhëhequr kryengritje në Turqi, është organizatë terroriste.

 

The post SHBA: Ka filluar furnizimi me armatim i kurdëve në Siri appeared first on INSAJDERI.

Vlerësohet lartë puna e prokurorive Themelore për muajin prill

Posted: 31 May 2017 08:16 AM PDT

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mbajtur sot takim pune me kryeprokurorët e prokurorive Themelore, Prokurorisë Speciale dhe Prokurorisë së Apelit.

Gjatë këtij takimi sipas kërkesës së kryeprokurorit Lumezi të gjithë kryeprokurorët e prokurorive të vendit, raportuan për muajin prill të këtij viti për punën e prokurorive që i drejtojnë, si dhe për punën e secilit prokuror të asaj prokurorie.

Nga paraqitja e këtyre raporteve u pa se gjatë muajit prill 2017 ka pasur rezultate të mira të punës dhe rritje të efikasitetit të punës në të gjitha prokuroritë themelore, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, si dhe në Prokurorinë e Apelit.

Vetëm gjatë muajit prill shtatë prokuroritë themelore kanë pranuar në punë 2108 lëndë dhe kanë përfunduar 3140 lëndë, që do të thotë se prokurorët kanë përfunduar 1032 lëndë më shumë sesa kanë pranuar në punë.

  • Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar në punë 550 lëndë dhe ka përfunduar 1124;
  • Prokuroria Themelore në Ferizaj ka pranuar në punë 244 lëndë dhe ka përfunduar 431;
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ka pranuar në punë 193 lëndë dhe ka përfunduar 195;
  • Prokuroria Themelore në Gjakovë ka pranuar në punë 183 lëndë dhe ka përfunduar 175;
  • Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka pranuar në punë 138 lëndë dhe ka përfunduar 307;
  • Prokuroria Themelore në Pejë ka pranuar në punë 393 lëndë dhe ka përfunduar 416;
  • Prokuroria Themelore në Prizren ka pranuar në punë 407 lëndë dhe ka përfunduar 492.

Poashtu gjatë këtij takimi kryeprokurori Lumezi i njoftoi kryeprokurorët se Këshilli Prokuorial i Kosovës, ka aprovuar procedurat standarde të veprimit për ngritjen e efikasitetit në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, i cili plan ka për synim ngritjen e efikasitetit për trajtimin e rasteve të dhunës në familje gjatë procedimit të këtyre rasteve në prokurori.

Andaj kryeprokurori Lumezi kërkoi që kryeprokurorët e të gjitha prokurorive themelore të caktojnë nga një prokuror, me përjashtim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë që duhet të caktoj dy prokurorë, të cilët do të merren me trajtimin e lëndëve që kanë të bëjnë me dhunën në familje, me synim për ngritje të efikasitetit në trajtimin e këtyre lëndëve, duke siguruar që këto lëndë të trajtohen me prioritet.

Këta prokurorë do të specializohen për rastet e dhunës në familje në pajtim me kërkesat që burojnë nga Strategjia kombëtare e Republikës së Kosovës për mbrojtje nga dhuna në familje dhe Plani i veprimit 2016-2020.

Gjatë këtij takimi, kryeprokurori Lumezi kërkoi nga kryeprokurorët që t'i trajtojnë  me prioritet edhe rastet që ndërlidhen me zgjedhjet, si dhe njoftoi se me qëllim të caktimit të obligimeve dhe detyrave në kuadër të projektit për mbrojtjen e votës ka aprovuar planin e veprimit për zgjedhjet nacionale në vend.

Ky plan përcakton të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë e koordinatorit nacional, menaxherit të projektit, kryeprokurorëve të prokurorive themelore, prokurorëve të angazhuar dhe stafit mbështetët të angazhuar në procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Në fund të takimit kryeprokurori Lumezi njoftoi se është nënshkruar memorandum i mirëkuptimit në mes kryeprokurorit të Shtetit, Këshillit Prokuorial të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës për aplikimin nga prokurorët dhe vendosjen nga ana e gjykatave për shitjen e aseteve, dhënies në shfrytëzim apo shkatërrimit të tyre.

Kryeprokurori Lumezi kërkoi që në pajtim me këtë Memorandum, kryeprokurorët e të gjitha prokurorive të evidentojnë të gjitha rastet kur ka asete të sekuestruara, të cilat potencialisht mund të konsiderohen për tu shitur, dhënë në shfrytëzim apo për tu shkatërruar, para ose pas vendimit përfundimtar të gjykatës.

Më pas ato raste kryeprokurorët t'i shpërndajnë tek prokurorët e rasteve, të cilët obligohen t'i paraqesin kërkesat për shitje të aseteve, dhënie në shfrytëzim apo shkatërrim.

The post Vlerësohet lartë puna e prokurorive Themelore për muajin prill appeared first on INSAJDERI.

Ambasada amerikane bën thirrje për zgjedhje demokratike

Posted: 31 May 2017 08:09 AM PDT

Ambasada amerikane në Prishtinë, përmes një deklarate ka ritheksuar thirrjet drejtuar të gjithë kandidatëve politikë, që të përkushtohen për zgjedhje të lira, kredibile dhe të qeta.

"Në këto zgjedhje, ne do t'i ndihmojmë Kosovës në përmbushjen e standardeve evropiane duke vendosur ekipe vëzhguese anekënd vendit në ditën e votimit", thuhet në deklaratë.

"Fatkeqësisht, tanimë ka pasur deklarime kredibile lidhur me frikësimet që ndërlidhen me zgjedhje. Kandidatët politikë, gazetarët dhe familjet e tyre gjithashtu janë kërcënuar nëpër pjesë të ndryshme të Kosovës. Dënojmë fuqishëm këdo që tenton të ndikojë procesin zgjedhor apo përzgjedhjen e votuesit nëpërmjet këtyre mekanizmave", vijon deklarata.

"Presim që të gjithë qytetarët, përfshirë këtu edhe ata që aspirojnë të jenë udhëheqësit e ardhshëm të Kosovës të ngrisin zërin fuqishëm kundër sjelljeve të tilla. Ne përkrahim të gjitha përpjekjet e Task Forcës Zgjedhore dhe të Policisë së Kosovës në hetimin e çfarëdo raporti të tillë", thekson deklarata amerikane.

Më tutje, Ambasada amerikane nënvizon se qytetarët meritojnë një proces të hapur dhe transparent zgjedhor, ku të gjithë kandidatët kanë të drejt të dëgjohen nga votuesit, njofton rel.

Ambasada shpreson që kandidatët do t'u përmbahen këtyre standardeve përgjatë gjithë periudhës së fushatës dhe "votuesit do ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votojnë dhe të zgjedhin me vëmendje ata kandidatë të cilët më së miri do ti përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe të shtetit i cili synon të vazhdojë drejt rrugës së integrimeve Euro-Atlantike".

 

The post Ambasada amerikane bën thirrje për zgjedhje demokratike appeared first on INSAJDERI.

Bahtiri: I dhash fund SHIK-ut në Mitrovicë, ka kaluar koha e komandantëve

Posted: 31 May 2017 07:53 AM PDT

Në një takim me qytetarë në Fushë Kosovës, nënkryetari i AKR-së Agim Bahtiri ripërsëritur pretendimin e tij, se “i ka dhënë fund SHIK-ut në Mitrovicë”.

Nënkryetari i AKR-së, ka thënë se është koha që, o sot o kurrë, të bëjmë ndryshimin e madh dhe t'i largojmë nga pushteti ata që kanë keqpërdorur pasurinë e qytetarëve.

"Këtë edhe do ta arrijmë dhe ashtu siç ia kam dhënë fundin SHIK-ut në Mitrovicë, tani do t'i japim fund në tërë Kosovën", është shprehur Bahtiri.

"Ka kaluar koha e tyre, koha e komandantëve. Ne kemi respekt për çdo njeri që ka luftuar për këtë vend, i përkulem secilit që ka luftuar për t'i dalë zot atdheut, por nuk do t'u përkulemi dhe nuk do t'u nënshtrohemi kurrë atyre që kanë shkelur mbi gjakun e dëshmorëve", ka thënë Bahtiri.

Bahtiri edhe në para-fushatë kishte deklaruar se ai i ka dhënë fund SHIK-ut në komunën të cilën e drejton. /Insajderi.com

The post Bahtiri: I dhash fund SHIK-ut në Mitrovicë, ka kaluar koha e komandantëve appeared first on INSAJDERI.

Këshilli i Mediave: Publikimi i fotografive të fëmijëve, jo etik

Posted: 31 May 2017 07:38 AM PDT

Prezantuesja e lajmeve në KTV, Aurora Susuri ka fituar një betejë pikërisht me mediat, pasi ankesa e saj ndaj dy portaleve për publikimin e fotografive të fëmijëve të saj është miratuar nga Këshilli i Medieve të Shkruara të Kosovës.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, ka miratuar të martën ankesën e Aurora Susurit kundër Gazetës Blic dhe portalit të revistës Kosovarja lidhur me artikullin 'Ja sa janë rritur fëmijët e Aurora Susurit'", thuhet në njoftimin e KMSHK-së.

Anëtarët e Bordit gjetën se është shkelur Kreun VI, pika 1, si dhe (Privatësia)  Kreu VII, pika 1 e Kodit të Mediave të Shkruara, pasi 'janë publikuar fotografitë e fëmijëve nën moshën 18 vjeçare pa pëlqimin e prindit ose kujdestarit.

"Në këtë rast KMShK u tërheq vërejtjen edhe mediave të tjera që të mos bëjnë shkelje të Kodit duke botuar fotografitë e fëmijëve nën moshën 18 vjeçare pa pëlqimin e prindit apo kujdestarit, si dhe të mos keqpërdoren fëmijët gjatë fushatës zgjedhore", thuhet në njoftim./Insajderi.com

The post Këshilli i Mediave: Publikimi i fotografive të fëmijëve, jo etik appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more