Skip to main content

“Turqi: Arrestohet një iranian për kontrabandë të pjesëve të sistemeve anti-tank” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

Radio Evropa e Lirë

“Turqi: Arrestohet një iranian për kontrabandë të pjesëve të sistemeve anti-tank” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Turqi: Arrestohet një iranian për kontrabandë të pjesëve të sistemeve anti-tank

Posted: 30 Apr 2017 09:35 AM PDT

Autoritetet turke thonë se kanë arrestuar një shtetas iranian, në dyshimin se ka kontrabanduar pjesë të sistemit raketor anti-tank, të bërë nga Rusia për në Ukrainë, me qëllim që t'ia dorëzojë një grupi terrorist. Ministria e Doganave dhe Tregtisë ka thënë se i dyshuari është arrestuar në qytetin Zonguldak, pasi kamioni i tij, që kishte arritur me anije nga Ukraina, ishte kontrolluara. Ministria ka thënë se ndonëse në dokumente, ishte listuar se kamioni po barte pelena por brenda ishin gjetur përbërës "kryesor" të dy sistemeve anti-tank të prodhuara në Rusi, dhe që ishin përdorur nga grupe të armatosura, përfshirë militantët e Shtetit Islamik dhe rebelët kurdë. I dyshuari, i cili është identifikuar me inicialet E,E, është arrestuar më 27 prill dhe një gjykatë ia ka caktuar atij masën e paraburgimit, kanë njoftuar autoritetet turke.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Navalny mund të ketë pësuar dëmtim të përhershëm të syrit nga një sulm me ngjyrë

Posted: 30 Apr 2017 08:54 AM PDT

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny thotë se syri i tij mund të ketë pësuar dëmtim të përhershëm pasi një sulmues i panjohur i spërkati në fytyrë një ngjyrë të gjelbër antiseptik, që njihet si "zelyonka". Navalny ka shkruar sot se doktorët e tij besojnë se ky lëng përmbante një substancë, e cila mund t'ia ketë djegur kapakun dhe bebëzën e syrit të tij të djathtë, gjatë sulmit të 27 prillit. Incidenti ndodhi jashtë selisë së grupit të tij anti-korrupsion në Moskë. Kjo ngjarje vjen në kohën kur Navalny po kërkon që të kandidojë për president në zgjedhjet e vitit 2018. "Po luftojmë që të sigurohemi që shikimi në këtë sy të mbetet i qartë. Nëse kjo nuk funksionon, atëherë (ka mundësi) që Rusia të ketë president me një sy të bardhë", është shprehur ai.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arrestohen 46 persona për sulmin në xhaminë në Medina

Posted: 30 Apr 2017 08:48 AM PDT

Autoritetet saudite kanë raportuar se kanë arrestuar 46 persona, nën dyshimin se kanë lidhje me një sulm vetëvrasës vitin e kaluar në qytetin e Medinës. Në mesin e të arrestuarve janë 32 shtetas sauditë dhe 14 shtetas të huaj, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve SPA, duke cituar një deklaratë të zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, Mansour al-Turki. "Hetimet kanë zbuluar se personat e arrestuar ishin drejtpërdrejt të përfshirë në sulmin që kishte për cak besimtarët në xhamin e profetit", ka thënë al-Turki. Në korrik të vitit të kaluar, katër policë u vranë në një sulm vetëvrasës pranë Xhamisë së Profetit, në perëndim të qytetit Media. Ky sulm shkaktoi zemërim në mbarë botën islame, pasi ai ndodhi pranë xhamisë në vendin e dytë më të shenjtë të islamit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Analistët: Të ridefinohet dialogu Kosovë-Serbi, përpara se të vazhdojë

Posted: 30 Apr 2017 08:07 AM PDT

Njohësit e çështjeve ndërkombëtare dhe analistët politikë, konsiderojnë se dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërprerë me anë të një rezolute të Kuvendit të Kosovës deri në lirimin e Ramush Haradinajt nga gjykata franceze, duhet të vazhdojë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Merkel takohet me Mbretin saudit

Posted: 30 Apr 2017 07:48 AM PDT

Kancelarja gjermane Angela Merkel është takuar me Mbretin saudit Salman bin Abdulaziz Al-Saud teksa ka filluar vizitën në Arabinë Saudite, e cila pritet të fokusohet në marrëdhëniet dypalëshe dhe përgatitjet për takimin e radhës së G20-ës. Mbreti Salman e ka pritur Merkelin në pallatin e tij në qytetij Jeddah, ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve, SPA. Dy liderët, kanë nënshkruar disa marrëveshje të bashkëpunimit. Merkel pritet që të diskutojë me zyrtarët sauditë për agjencën e takimit të G20-ës, që do të mbahet në korrik, përfshirë këtu edhe për marrëveshjen për klimën të Parisit, si dhe për vendimet e G20-ës për energjinë. "Do të merren vendime se si Gjermania mund të mbështetë përpjekjet saudite për të diversifikuar ekonominë dhe për të ulur varshmërinë nga energjia që prodhohet nga djegia e karburantit fosil", ka thënë një zyrtar gjerman, para vizitës së Merkelit në Arabinë Saudite. Merkel gjithashtu pritet që t'i bëj thirrje Arabisë Saduite që të ulë tensionet me Iranin.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Khamenei kritikon politikën e Rohanit karshi Perëndimit

Posted: 30 Apr 2017 06:30 AM PDT

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka kritikuar presidentin Hassan Rohani për deklaratat se politika e tij për afrimin ndaj perëndimin kanë shkaktuar kërcënim për luftë. "Disa thonë se prej se kemi ardhur në pushtet, hija e luftës është zhdukur nga vendi", ka thënë ai gjatë një takimi me disa punëtorë, në Ditën Kombëtare të Punëtorëve. Komentet e Khameneit vijnë në kohën e fushatës për zjedhje presidenciale, ku presidenti Rohani po kërkon një mandat të dytë. Rohani më 2015 nënshkroi një marrëveshje historike, ku Teherani është zotuar se do të frenojë programin e tij bërthamor, në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare. Retorika ndërmjet Rohanit dhe aleatëve të Khameneit, të cilët kundërshtojnë këtë marrëveshje, është ashpërsuar, para zgjedhjeve presidenciale të 19 majit. Kundërshtarët e kritikojnë Rohanin për arritjet e tij ekonomike, duke thënë se nga afrimi me Perëndimin dhe konsensionet e bëra në marrëveshjen bërthamore, ekonomia e Iranit nuk ka përfituar. Ebrahim Raisi, një klerik dhe aleatë i ngushtë i Khamenei, si dhe kryetari i Teheranit, Baqer Qalibaf, konsiderohen rivalët kryesor të Rohanit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sektori privat, pa sindikata nga frika e humbjes së punës

Posted: 30 Apr 2017 05:55 AM PDT

Punonjësit në sektorin privat nuk formojnë sindikata në kompanitë përkatëse, edhe pse shkelen të drejtat e tyre, thonë përfaqësues të punëtorëve dhe udhëheqës të Inspektoratit të Punës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arrestohet lideri opozitar në Bjellorusi

Posted: 30 Apr 2017 05:40 AM PDT

Gruaja e liderit opozitar bjellorus, Mikalay Statkevich, thotë se ai është arrestuar para protestave të planifikuara anti-qeveritare. Marina Adamovich ka thënë sot se policia e ka informuar atë se një ditë më parë, Statkevich është arrestuar dhe do të mbahet në burg për 5 ditë. Ajo nuk ka treguar se për çfarë arsye është arrestuar lideri opozitar. Një protestë e madhe anti-qeveritare është planifikuar të mbahen në kryeqytetin Minks më 1 maj. Statkevich, i cili kishte garuar ndaj presidnetit aktual bjellorus Alyaksandr Lukashenka, në zgjedhjet në vitin 2010, ishte arrestuar në protestat kundër rezultatit zgjedhor. Ai ka qënduar 5 vjet në burg. Më 25 mars, Statkevich kishte planifikuar që të organizojë një protestë të madhe. Por, ai kishte deklaruar se para protestës ishte arrestuar nga zyrtarë të agjencisë së shërbimit KGB dhe ishte marrë në pyetje. Sipas tij, agjentët e KGB-së i kishtin thënë se ai përballet me akuza për planifikimin e sulmeve terroriste në Bjellorusi që prej vitit 2011. Mengjithatë, Statkevich ishte liruar 3 ditë më pas.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vritet në Stamboll themeluesi i një televizioni në persisht

Posted: 30 Apr 2017 05:08 AM PDT

Themeluesi dhe drejtori i televizionit në gjuhën persishte, Gem TV është vrarë në Stamboll, raportojnë mediat. Saeed Karimian raportohet se është qëlluar për vdekje së bashku me partnerin e tij të biznesit në lagjen Maslak në Stamboll. Policia turke është duke hetuar këtë rast, që duhet se është vrasje. Karimian ishte dënuar në mungesë nga një gjykatë iraniane me 6 vjet burgim, për përhapjen e propagandës kundër Iranit. Grupi Gem, ishte themeluar më 2006 në Londër por selia e kësaj kompanie më pas u zhvendos në Dubai. Uebfaqja e këtij grupi thotë se ka 17 kanale në gjuhën persishte, një kanal që transmetohet në gjuhën kurde, azerbejxhane dhe në gjuhën arabe.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ditë zie në Kirgizi për viktimat nga rrëshqitjet e dheut

Posted: 30 Apr 2017 04:34 AM PDT

Në Kirgizi sot është shpallur ditë zie për të nderuar 24 njerëzit që humbën jetën një ditë më parë nga rrëshqitjet e dheut në një fshat në jug të vendit. Flamujt në mbarë vendin janë ulur në gjysmështizë dhe të gjitha ngjarjet argëtuese janë anuluar në mbarë vendin. Ministria e Emergjencave ka njoftuar se në mesin e viktimave nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Ayu, janë edhe 9 fëmijë. Operacionet e kërkim shpëtimit kanë rifilluar edhe mëngjesin e sotëm por më pas ato u ndërprenë për shkak të reshjeve të borës dhe shiut. Kirgizia është 95 për qind terren malor. Ministri i Emergjencave, Kubatbek Boronov, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se më shumë se 5 mijë zona në mbarë vendin po përballen me rrezik ndaj rrëshqitjet e dheut apo vërshimet.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Papa kërkon ndërmjetësim ndërkombëtar për krizën me Korenë e Veriut

Posted: 30 Apr 2017 04:27 AM PDT

Papa Françesku ka thënë se "një pjesë e mirë e njerëzimit" do të shkatërrohet nëse do të ndodhë një luftë e madhe ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut. Ai ka shtuar se një shtet i tretë duhet të bëhet ndërmjetësues i këtyre dy rivalëve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vriten 5 militantë të Al-Kaidës në Jemen

Posted: 30 Apr 2017 03:28 AM PDT

Pesë militantë të dyshuar të Al-Kaidës janë vrarë nga një sulm i SHBA-së me dron në Jemen, kanë thënë autoritetet lokale. Sulmi ka ndodhur në mëngjesin e 30 prillit dhe ka pasur në cak një makinë që po transportonte armë në provincën Marib, kanë thënë zyrtarët ushtarakë dhe të sigurisë. Një zyrtar i ushtrisë i ka thanë agjencisë AFP se vetura që është sulmuar i përkiste një lideri të njohur liderit të një dege të Al-Kaidës në Jemen. Sulmi erdhi 24 orë pas një sulmi tjetër ajror të ngjajshëm ku u vranë tre militantë të dyshuar të Al-Kaidës në jug të Jemenit.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fotografitë e javës

Posted: 30 Apr 2017 02:33 AM PDT

Dhuna e shfrenuar e protestuesve ndaj deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, 31-vjetori i katastrofës më të madhe bërthamore të Çernobilit, lufta e vazhdueshme ndaj militantëve të Shtetit Islamik, janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që po lëmë pas, prej nga sjellim fotografitë më të veçanta.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rohani paralajmëron për autoritarizëm nëse rivalët e tij fitojnë zgjedhjet

Posted: 30 Apr 2017 02:20 AM PDT

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani i ka paralajmëruar iranianët se vota për rivalët e tij, do të sillte autoritarizëm më të madh në vend, teksa kundërshtari i tij më i madh politik, ka kritikuar politikat e tij ekonomike. Rohani dhe rivali Ebrahim Raisi kanë folur në tubime të ndara më 29 prill, një ditë pas debatit televiziv, që u organizuar tre javë para zgjedhjet presidenciale të 19 majit. Rohani është duke kërkuar një mandat të ri presidencial. Ai në tubimin në qyteti Yazd tha se "ne nuk do t'i jeojmë ata që të sjellin në vend atmosferën e sigurisë dhe policisë". "Iranianët do t'i dëshmojnë botës në zgjedhjet e 19 majit se epoka e dhunës, ekstremizmit dhe presionit mbi vendin tonë ka marrë fund dhe se Irani është duke ndjekur rrugën e arsyes", tha ai. Raisi, kleriu që është aleat i ngushtë i udhëheqësit suprem, Ayatollah Ali Khamenei, konsiderohet si rivali kryesor i Rohanit, së bashku me kryetarin e Teheranit, Mohammad Baqer Qalibaf. Raisi, gjatë një tubimi në Teheran, kritikoi ashpër gjendjen ekonomike të Iranit. Ai tha se shteti po përballet "me një situatë të papranusheshme për shkak të menaxhimit të dobët". Khamenei gjithashtu ka kritikuar politikat ekonomike të Rohanit, duke thënë se marrëveshjet që ai ka negociuar me Perëndimit dhe konsensionet që ka bërë në marrëveshjen për programin bërthamor të Teheranit, nuk ka sjellë përmirësim në ekonominë e vendit.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministria e Drejtësisë tërheq dy nene të propozuara të Kodit Penal

Posted: 30 Apr 2017 02:04 AM PDT

Ministria e Drejtësisë njofton se ka tërhequr dy nene nga propozimi për ndryshimin e Kodit Penal, pas shqetësimeve të ngritura në opinion. "Duke marrë parasysh shqetësimet e ngritura nga shoqëria civile, Ministria e Drejtësisë njofton opinionin publik se me efekt të menjëhershëm tërheq nenet e propozuara 134/C ("fyerja ndaj shtetit dhe simboleve të shtetit") dhe 134/D ("fyerja ndaj organeve kushtetuese") nga propozimi për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal të Republikës", thuhet në njoftimin e Ministrisë.

 

 Tutje në njoftim thuhet se MD synon të vazhdojë bashkëpunimin me shoqërinë civile, dhe "jemi të bindur se vetëm përmes një bashkëpunimi të ngushtë midis institucioneve publike dhe shoqërisë civile mund të realizohen veprime që janë në dobi të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, dhe Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në këtë drejtim", thuhet në fund të njoftimit.




This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Helmetat e Bardha thonë se 8 vullnetarë janë vrarë në një sulm ajror

Posted: 30 Apr 2017 01:32 AM PDT

Grupi sirian për mbrojtje civile, i njohur si Helmetat e Bardha ka thënë se 8 vullnetarë të grupit janë vrarë nga sulmet ajrore në zyren e tyre në provincën Hama, që është nën kontrollin e rebelëve. Zyrtarë të Helmetave të Bardha në Hama, kanë thënë më 29 prill se sulmet ajrore mbi zyren e tyre në qytetin Kfar Zeita, kanë lënë të vrarë 8 vullnetarë. Ata kanë thënë se 5 trupa janë nxjerrë nga gërmadhat e ndërtesës, ndërkaq ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për persona të tjerë. Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, organizatë me bazë në Britani, ka thënë se numri i viktimave ka gjasa të rritet. Ende nuk është e qartë se kush i ka kryer këto sulme ajrore. Avionët e qeverisë siriane dhe ruse, në të kaluarën kanë kryer sulme në zonat e kontrolluara nga rebelët, përfshirë edhe në provincën Hama. Qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad po tenton që të zmbrapsë ofensivën e rebelëve në këtë zonë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prokuroria në Shkup lëshon fletarreste për 15 persona që sulmuan Kuvendin

Posted: 30 Apr 2017 12:54 AM PDT

Prokuroria Publike e Shkupit ka urdhëruar arrestimin e 15 personave të përfshirë në dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, të enjten në mbrëmje, më 27 prill. Fletarrestet janë lëshuar dhe sipas MPB-së, Policia është në ndjekje të këtyre personave, që besohet se kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në dhunën kundër deputetëve dhe gazetarëve në Kuvend. Nga dhuna kishin pësuar mbi 10 deputetë ndërsa më së rëndi lideri i partisë, Zoran Zaev, kandidat për kryeministër dhe Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, i cili ende vazhdon të trajtohet në spital. Mediat kanë raportuar se gjatë ushtrimit të dhunës dhe pushtimit të institucionit ligjvënës, Policia nuk kishte ndaluar asnjë person ndërsa janë publikuar edhe fotografi ku pjesëtarë të policisë shihen duke u përshëndetur me persona të caktuar nga grupi i protestuesve të dhunshëm, të cilët pa asnjë pengesë kishin hyrë në hapësirat e Kuvendit të Maqedonisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Marsh kundër politikave të Trumpit për klimën

Posted: 30 Apr 2017 12:51 AM PDT

Dhjetëra mijëra njerëz kanë marshuar në Uashington për të dytën javë me radhë, për të kundërshtuar politikat e presidentit Donald Trump për ndryshimet klimatike dhe ambientin. Ngjarja kryesore e protestave, u organizua më 29 prill, në Uashington, ku dhjetëra mijëra persona marshuan pranë Shtëpisë së Bardhë dhe hotelit 'Trump International Hotel'. Protestuesit kanë shprehur zemërimin e tyre me propozimin e administratës Trump, për të shkurtuar fondet për Agjencinë për Mbrojtjen e Ambientit, një agjenci federale që harton ligjet për ambientin në SHBA. Shtëpia e Bardhë gjithashtu është duke e konsideruar tërheqjen nga Marrëveshja e Parisit, ku 190 shtete, përshfirë edhe SHBA-në, e kanë nënshkruar atë, me shpresën që të frenojnë ngrohjen globale. Gjatë fushatës, Trump kishte thënë se ndryshimet klimatike janë "tallje", që kishin për qëllim që t'i mundësojnë përfitime Kinës. Përderisa në shumë qytete amerikane, qytetarët protestuan kundër politikave të Trumpit, presidenti amerikan, më 29 prill, morri pjesë në një tubim në Harrisburg, të Pensilvanisë për të shënuar 100 ditëshin në zyren ovale. Fundjavën e kaluar, mijëra shkencëtarë kanë marshuar në Uashington për të kritikuar politikat e administratës Trump për shkencën dhe kërkimet.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoyt Yee në Shkup, takon krerët e partive shqiptare

Posted: 29 Apr 2017 11:50 PM PDT

Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili po qëndron për vizitë dyditore në Maqedoni, takimet i ka nisur me drejtuesit e partive politike shqiptare.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veljanovski: Zgjedhja e Xhaferit për kryetar të Kuvendit, e paligjshme

Posted: 29 Apr 2017 01:03 PM PDT

Kryetari i deritanishëm i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, i cili kryeson me seancën konstitutive të Kuvendit, tha se nuk e njeh zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë. Në një intervistë për televizionin Sitel, i afërt me partinë VMRO DPMNE të Nikolla Gruevskit, Veljanovski tha se zgjedhja e Xhaferit është bërë në kundështim me rregulloren mbi punën e Kuvendit dhe procedurat tjera ligjore. "Zgjedhje e tij është bërë në mënyrë kontrabanduese, duke mos respektuar rregullat kuvendore. Nuk dihet as pjesëmarrja e deputetëve në votim. Procedura u zhvillua pas mbylljes së seancës. Nuk kishte as transmetim televiziv në kanalin kuvendor. Vendimi nuk mund të kalojë as në gazetë zyrtare që është kusht për zyrtarizimin e tij. Kështu që gjithçka që ka ndodhur është jolegjtime", ka deklaruar Veljanovski duke përjashtuar çdo mundësi që t'ia dorëzojë kabinetin kryetarit të ri.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more