Skip to main content

“Arrestohet një anëtar i VV’së pse kishte rrokullisur kamionët e EULEX’it” plus 9 more Ferizaj Press

“Arrestohet një anëtar i VV’së pse kishte rrokullisur kamionët e EULEX’it” plus 9 more Ferizaj Press


Arrestohet një anëtar i VV’së pse kishte rrokullisur kamionët e EULEX’it

Posted: 30 Apr 2017 08:05 AM PDT

"Aktivisti Arifaj është ndalur dhe arrestuar për shkak të aksionit të rrotullimit të xhipave, i vitit 2009, për të cilin rast Policia ka arrestuar disa herë aktivistët tanë, përfshirë edhe vetë aktivistin Flamur Arifaj", thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Vetëvendosje më tutje thotë se me arrestimet e tilla, Policia po dëshmon se është vetëm instrument i pushtetit që ka kapur të gjitha institucionet.

"Në vend që aktiviteti i saj të jetë për të vendosur rend e ligj në vend, ajo shpesh shkel vetë ligjet, për të përmbushur porositë e klanit kriminal

Ramush Haradinaj i rikthehet ecjes nëpër bjeshkë (FOTO)

Posted: 30 Apr 2017 08:04 AM PDT

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është parë shumë herë duke ecur nëpër bjeshkë të ndryshme të Kosovës, ndërsa sot ai ka vizituar bjeshkët e Istogut.

Fotografitë janë shpërndarë në Facebook nga miqtë e tij./Gazeta Express 

Departamenti i Gazetarisë organizon javën e ardhshme “Prishtina Media Days”

Posted: 30 Apr 2017 08:03 AM PDT

"Raporti i gazetarisë më të vërtetën". Kjo është tema e konferencës ndërkombëtare që organizohet javën e ardhshme nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës në bashkëpunim me Universitetin e Vjenës dhe organizatën SEMO.

Ky organizim treditor nis në Ditën e Lirisë së Shprehjes, më  3 maj, dhe mbahet në objektin e Fakultetit të Filologjisë.

Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë studiues të gazetarisë, profesorë e gazetarë nga vende të ndryshme të botës përfshirë Australia, Gjermania, Rumania, Turqia, Brazili, Norvegjia, Kroacia etj.

Do të diskutohen në panele të ndryshëm prej mediave të reja e deri të problemet e televizioneve publike në Europën Juglindore.

Më poshtë mund ta shihni agjendën e Konferencës Ndërkombëtare "Prishtina Media Days".

 

Aliu: Forumet e grave në parti politike, mashtrimi më i madh që burrat ua bëjnë grave

Posted: 30 Apr 2017 07:58 AM PDT

Krijimi i forumeve të grave nëpër partitë politike ka qenë dhe është mashtrimi më i madh që burrat ua kanë bërë grave në emër të përkrahjes së tyre.
Gratë duhet inkurajuar që të garojnë me burrat dhe jo të diskriminohen në këtë formë.
Atyre duhet krijuar kushte për t'u marrë me politikë dhe të ndihmohen në këtë drejtim por jo të "priviligjohen" si të "paafta".
Fatkeqsisht, si pasojë e këtij keqtrajtimi, sot shumica e grave janë të bindura se për to, burrat janë të paarritshëm.
Si rrjedhim ,nëse i duam gratë në politikë dhe nëse duam që ato të ndihen të barabarta me ne, atëherë duhet shuar Forumet e Grave nëpër partitë politike.
PDK-ja duhet të jetë partia e parë që duhet ndërmarr këtë hap.
Lulzim Aliu

Dobësohuni për një ditë

Posted: 29 Apr 2017 03:14 PM PDT

Vetëm një ditë kufizime dhe gjithë java e lirë. Pak a shumë. Kështu premton Marc Messegue me ditën e dobësimit, një zakon ushqyerje në gjendje të përmirësojë cilësinë e jetës dhe shëndetin, pa hequr dorë nga shumë gjëra.

Në ditën e dietës rregullat që duhen respektuar janë pak: ushqime të freskëta, pa kripë për të pastruar dhe dezintoksikuar trupin dhe mendjen. Objektivi: Riaktivizimi i metabolizmit, ruajtja e linjave dhe reduktimi i radikaleve të lira. Të hash pa kripë ke përfitime në shëndet.

Në dietën "Mjafton një ditë", Messegue paralajmëron për konsumimin e tepërt të sodës, nënvlerësohen rreziqet dhe dëmet për sistemin kardiovaskular. "Përtypim më shumë se sa është e nevojshme, dhe ndonjëherë dhe pa shkak".

Që në mëngjes, thotë ai, një tas me drithëra përmban një sasi kripe sa një tas me ujë deti, ndërsa vetëm një pako patatina është e barabartë me tre tasa. Doza ditore që nuk duhet kaluar, rekomanduar nga mjekët dhe nutricionistët, është 2-3 gram, dhe ne mesatarisht konsumojmë 9-12 gramë. Efektet negative janë më të këqija se duhanpirja apo mbipesha.
Për të marrë veten mjafton një ditë, jo dieta të gjata dhe strikte. "Dua vetëm që njerëzit të kuptojnë që të dobësohesh në mënyrë progresive garanton rezultate më reale, dhe se dita ime e dobësimit është pikërisht ajo që të bën të humbasësh peshë, ta stabilizosh e ta mbash në kohë me një sforco minimale. Dhe nuk është thjesht çështje bukurie, por kryesore shëndeti", thotë eksperti i mjekësisë natyrale.

Çfarë duhet të dini për dietën Messegue

Duhet të zgjidhni ditën e duhur të javës, zgjidhni atë më komoden që mund ta respektoni. Normalisht këshillohet e hëna, pasi vjen pas një fundjave të ngarkuar. Për më tepër që ka dhe vlerën simbolike si fillimjave.

Në momentin që zgjidhni ditën kotrolloni peshën. Duhet të peshoheni në mëngjesin e ditës së dobësimit çdo javë, e më pas të nesërmen e saj për të vlerësuar ndryshimet. Në këtë ditë mesatarisht mund të humbësh 1 kg, por mos harroni se bëhet fjalë për humbjen e lëngjeve.

Por ja se çfarë duhet të hani në ditën e dobësimit. Në mënyrë rigoroze nuk duhet të ketë kripë të shtuar apo karbohidrate. Për shembull në mëngjes mund të hani dy feta bukë pa kripë, mjaltë ose marmelatë, kafe apo çaj, të gjitha këto pa qumësht. Mos harroni të konsumoni një frut gjatë orëve të paradites dhe të pasdites. Në këtë ditë preferohet të mos konsumohen makaronat dhe orizi dhe ushqimet ti gatuani me avull. Por nuk përjashtohet as zgara apo edhe krudo. Çdo ditë duhet të pini 1.5 l ujë, oligomineral dhe jo të gazuar artificialisht. Konsumoni sasi të madhe perimesh të freskëta. Konsumoni ëmbëlsira në sasi të kufizuar, mundësisht në mëngjes, po kurrë pas vakteve duke zgjedhur mundësisht ato natyralet, si për shembull, fiq të thatë ëmbëlsira me miell integral apo dhe mollë.TCh

Doni të bëheni të pasur, merreni këtë këshillë

Posted: 29 Apr 2017 03:11 PM PDT

Ndryshe nga ajo çfarë mund të thonë shumica, Steve Siebold, milioner, tregon se çdo njeri i ka të njëjtat mundësi për t'u pasuruar, por jo gjithkush i shfrytëzon ato mundësi.
Ne ndoshta nuk mund ta parashikojmë të ardhmen, por pa dyshim se mund ta dimë nëse po shkojmë në drejtim të gabuar.

Një nga këto shenja se jemi duke shkuar në drejtim të gabuar sa i përket pasurisë, është edhe kursimi. Sipas Steve Siebold, shumica e njerëzve përqendrohen në kursimin e parave, dhe jo në fitimin e tyre.

Pra, mënyrë e mirë për të punuar mençur është duke i rritur të ardhurat financiare, e jo vetëm kursimet.

Edhe pse kursimi është i domosdoshëm për ndërtimin e pasurisë, ju nuk duhet të përqendroheni aq shumë në kursim dhe të filloni t'i neglizhoni të ardhurat, gjëja në të cilën përqendrohen njerëzit e pasur.

"Nëse dëshironi të mendoni si personat e pasur, atëherë ndaloni së brengosuri se mos po mbeteni pa para dhe fokusohuni të fitoni më shumë para", thotë Siebold.

Pse gratë qajnë në dasma?

Posted: 29 Apr 2017 02:54 PM PDT

Femrat janë qenie emocionale. Kur një grua qan në dasmën e saj, kjo mund të ndodhë për faktin se po martohet me dashurinë e jetës të saj.
Ajo mund të mendojë për gjërat emocionale dhe ky është motivi pse ajo qan.

Kjo është e kuptueshme. Por pse qajnë femrat e tjera, ndërkohë që po shohin një femër të martohet.

Gjatë një analize të zhvilluar pse femrat qajnë këta ishin gjetjet.

"Jam shumë e lumtur për ata që po martohen". Të qenit të lumtura me faktin që gjithçka funksionon më së mbari për një çift i çon ata në lot gëzimi

"Sepse të gjithë të tjerët po qanin". Kjo ndoshta mund të mos ketë shumë kuptim, por në situata festive të gjithë mund të bëhen emocionalë dhe të përfshihen.

"Ata janë shumë të rinj për këtë lloj marrëdhënie, por nëse kjo është ajo që ata duan unë do t'i mbështes". Në këtë formë u shpreh një nënë teksa shihte vajzën e saj drejt altarit. Mbështetëse, por paksa e trishtuar…

"Ajo po martohet dhe unë jam e vetmja që mbeta beqare." Mesa duket disa femra mendojnë për veten e tyre kur qajnë nëpër dasma. Pra kjo mund të quhet një lloj e qare "e lumtur për ty, por e trishtuar për veten".

"Shpresoj që ajo të jetë vërtet e lumtur". Ky është reagimi tipik i miqve që nuk janë shumë të sigurt nëse nusja duhet të martohej. Kjo i bën ata në qarje me shpresë.

Ende nuk ka diçka konkluzione të sigurta në të tilla raste, ajo që dihet është që për nusen mbaron një kapitull dhe nis diçka e re. Besoj se dhe ju keni një motiv pse qani në dasma.

Kjo selfie e terrorizoi Instagramin (Foto)

Posted: 29 Apr 2017 02:50 PM PDT

Është hedhur në internet një fotografi bizare, ku adoleshentja që shfaqet në të, duket sikur i ka dy fytyra.
Në shikim të parë, gjithçka është në rregull, por nëse fokusoheni te pasqyra, mund ta vëreni se nuk i shihet koka.

"Nuk kemi si të e injorojmë faktin, se imazh i saj po i buzëqesh nga prapa", është një nga komentet që ka marrë më së shumti pëlqime.

Madje, shumë e kanë konsideruar rastin si editim, apo aktivitet të pazakontë që ka mundur të ndodhë me këtë çift.

Zhduket nga radari aeroplani me 39 pasagjerë

Posted: 29 Apr 2017 02:41 PM PDT

Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi çështjen nga autoritetet kubane.

Lajmi për zhdukjen e aeroplanit nga radari është bërë i ditur nga mediat lokale.

Aeroplani Antonov-26 është zhdukur nga radarët në orët e hershme të së shtunës, përderisa po fluturonte mbi Kubë.

Aeroplani u ngrit nga një aeroport afër qytetit Baracoa në Kubën lindore dhe më vonë u zhduk për provincën perëndimore Pinar del Rio.Media të ndryshme raportojnë se aeroplani është rrëzuar dhe nuk ka të mbijetuar, por autoritetet në Kubë nuk kanë konfirmuar këto të dhëna rreth incidentit.

Vizituan 45 vendet e Evropës brenda nëntë muajve e gjysmë, shikoni si kaluan në Kosovë e Shqipëri (Video)

Posted: 29 Apr 2017 02:24 PM PDT

Global Degree ka publikuar së fundmi një video interesante, në të cilën shfaqen një grup të rinjsh të cilët kanë vizituar 45 vendet e Evropës gjatë një udhëtimi që zgjati hiq më pak se nëntë muaj e gjysmë.

Brenda 215 sekondave të videos, ata janë munduar të fusin momentet më interesante që i kanë përjetuar në këto vende që i kanë vizituar, transmeton Telegrafi.

Gjatë këtij udhëtimi ata kishin vizituar edhe Kosovën dhe Shqipërinë, ndërsa në video Kosova prezantohet me mikpritjen e ngrohtë siç edhe e do tradita, ku të rinjtë shihen të ulur në sofër të mbushur me specialitete të ndryshme derisa në kokë mbanin plisa.

Në sekuencën tjetër shfaqet ura e vjetër e gurit në Gjakovë, e cila konsiderohet si njëra ndër urat më të vjetra në Ballkan.

Në sekuencën ku prezantohet Shqipëria, shihen një grup fëmijësh duke luajtur pranë piramidës në Tiranë, dhe rininë duke u kënaqur në ambiente të ndryshme. /Telegrafi/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more