“Kokollari : Ministria e Shëndetësisë ka shpallë 17 vende të lira pune për shëndetësinë ferizajase” plus 9 more Ferizaj Press
“Kokollari : Ministria e Shëndetësisë ka shpallë 17 vende të lira pune për shëndetësinë ferizajase” plus 9 more Ferizaj Press |
- Kokollari : Ministria e Shëndetësisë ka shpallë 17 vende të lira pune për shëndetësinë ferizajase
- Shumë vende do të përballen me ndërprerje të energjisë elekrike këtë vikend
- “Luboteni” fitues i Kupës së Kosovë
- ODK publikon gjetjet për llogaridhënie të pushtetit ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor
- Në Ferizaj konfiskohet një AK-47
- Reçica: Ushtria të bëhet vetëm me ndryshime kushtetuese
- QEVERIA E KOSOVËS E TRETA NË BALLKAN PËR TRANSPARENCË
- A është natyral mjalti që po konsumoni? Ja si ta kuptoni
- I bën një foto të bijës, më pas kupton çfarë kishte rrezikuar vogëlushja
- Binjaket përjashtohen nga shkolla për një motiv qesharak
Kokollari : Ministria e Shëndetësisë ka shpallë 17 vende të lira pune për shëndetësinë ferizajase Posted: 31 Mar 2017 09:31 AM PDT Ministria e Shëndetësisë ka publikuar ditë më parë një konkurs për plotësimin e 181 vendeve të lira të punës. Fjala është për plotësimin e disa pozitave me mjek të profileve të ndryshme në spitalet e Kosovës. Me poshtë e gjeni konkursin e plotë të MSH: 21.03.2017_____Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës: |
Shumë vende do të përballen me ndërprerje të energjisë elekrike këtë vikend Posted: 31 Mar 2017 09:07 AM PDT Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit Më 01.04.2017 në NS 35/10 kV Ferizaj III do të shkyçet: Dalja 10 kV Varoshi( Kodi :40042005) prej orës 08:45 deri ne ora 09:00 dhe prej 15:45 deri ne ora 16:00 Arsyeja e ndërprerjes: ndërrimi i ormani të TU në TS-Mant. Më 01.04.2017 në NS 35/10 kV Shterrpca( Kodi: 40044) do të këtë shkyçje totale prej orës 10:00 deri ne ora 11:00 Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit Më 02.04.2017 në NS 110/35/10 kV Lipjani do të shkyçet: Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Atlantik grup, Univerziteti Fama, Solid, Buqaj SH.P.K, Potera, Baki Automobil, Viva Fresh dhe Hospital Kosova. Arsyeja e ndërprerjes: kyçja e transformatorit të ri. Më 04.04.2017 në NS 110/35/10 kV Lipjani do të shkyçet: Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Terrni, Bablaku, Rubovci, Kojska, Ata Projekt, Dafina Shumolli, Bali Comerce, ETC, Gerlica, Rasim Halili, TS Metal Kosova, Universium Babushi I Ri, Surqina, Cerrnilla, Mirashi i Ri dhe Mirashi. Arsyeja e ndërprerjes: kyçja e transformatorit të ri 1600kVA.
Më 03.04.2017 në NS 35/10 kV Magure do të shkyçet: Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: pjesë e Rrezez ( Leletiqit), Mirenë, Fushticë e Epërme, Fushticë e Ulët, Resinoc Baincë, Shale dhe Krojmiri. Arsyeja e ndërprerjes: vendosja e shtyllave TM, LOT9. |
“Luboteni” fitues i Kupës së Kosovë Posted: 31 Mar 2017 08:54 AM PDT Ekipi ferizajas KV "Luboteni” është është ftues i Kupës së Kosovës në volejboll. Ndeshjen për Kupën e Kosovës e zhvilluar në pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë ka përfunduar me rezultat 3: 0 në të mirë të volejbollistëve ferizajas të KV "Luboteni" kundër ekipit Prishtinas, "Prishtina Volley" Rezultatet në seta treguan se ferizajasit edhe në këtë takim ishin shumë më të mirë se kundërshtari dhe nuk lanë vend për befasi. |
ODK publikon gjetjet për llogaridhënie të pushtetit ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor Posted: 31 Mar 2017 08:18 AM PDT Më poshtë mund t'i lexoni gjetjet e OKD-së nga komunikata drejtuar mediave: Nëpërmjet rreth 80 indikatorëve për institucione e kemi matur dhe analizuar transparencën e 275 institucioneve të pushtetit ekzekutiv rajonal dhe kemi mbledhur mbi 15.000 të dhëna në lidhje me institucionet publike rajonale. Të dhënat e preliminare për ekzekutivin paraqesin situatën e tillë: Qeveria e Kosovës vjen në vendin e tretë në Ballkanin Perëndimor në hapjen e ekzekutivit me një rezultat të përgjithshëm prej 39.95%. Mungesa e planifikimit strategjik dhe promovimin e qeverisjes së hapur si një strategji kombëtare përbën një pengesë të rëndësishme për përparimin e mëtejshëm. Qeveria e Kosovës, përgjegjësisht Zyra e Kryeministrit ka rezultatin e dytë më të mirë ne rajon të hapjes, që korrespondon me 60.80%. Mirëpo, ky institucion ka problem kur është fjala për qasshmërinë që ka të bëjë me përputhje me procedurat për qasje të lirë në informata dhe qasje në dokumente zyrtare ku ka mar rezultat prej (65, 38%). Efikasiteti Kosova e ka rezultatin më të ulët në kategorinë e efikasitetit nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, duke shënuar vetëm 24,96% kjo si rezultat i mungesës së vlerësimti të përgjithshëm dhe monitorimit të suksesit të projekteve dhe politikave. Integriteti Një fushë në të cilën Fuqia Ekzekutive është duke performuar shumë mirë janë deklaratat e pasurisë me anë të kartave të aseteve ku treguesit e integritetit janë të lidhur me deklarimin e pasurisë, kodin e mirësjelljes dhe të konfliktit të interesit, të tri këto procese janë të rregulluara dhe na japin një një rezultat prej 100%. Transparenca Një nga aspektet në të cilën Zyra e Kryeministrit është duke performuar mjaft dobët është transparenca buxhetore. Faqja zyrtare nuk përmban shpenzimin e buxhetit dhe llogaritë përfundimtare. Nuk ka asnjë informacion për nivelin dhe përbërjen e borxhit publik, shërbimit të borxhit, dhe si është duke u menaxhuar borxhi Informacione Organizative Zyra e Kryeministrit shënoi mbi mesatare 63%, kur është fjala për transparencën në informacionet organizative. Uebfaqeja është në përgjithësi e populluar me njoftime për shtypin, procesverbale të mbledhjeve të qeverisë, dokumentet zyrtare, raporteve, strategjive, planeve vjetore të punës dhe në një farë mase informacion mbi nëpunësit civilë. Ministritë Ministritë e Kosovës përmbushin 40% kriteret e hapjes. Ministritë e Kosovës shënuan mjaftë ulët në kategorinë e Qasshmërisë. Një mori e këtyre rezultateve të ulëta mund të shihen në pjesëmarrjen e OJQ-ve në hartimin e ligjeve. Ministritë e Kosovës shënuan mbi mesatare në komponenten e transparencës me një total prej 53%. Buxheti mbetet një aspekt i dobët i transparencës për ministritë e Kosovës; vetëm shtatë ministritë kanë publikuar informacionin e mbi buxhetin. |
Në Ferizaj konfiskohet një AK-47 Posted: 31 Mar 2017 06:43 AM PDT Policia e Kosovës me urdhër të gjykatës ka bastisur shtëpinë e një të dyshuari mashkull të kombësisë shqiptare, ku janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47 me 30 fishekë dhe një revole me 23 fishekë. Rasti ka ndodhur dje në Ferizaj, në ora 7.30, raporton të premten Policia e Kosovës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt. |
Reçica: Ushtria të bëhet vetëm me ndryshime kushtetuese Posted: 31 Mar 2017 06:22 AM PDT Thirrjet e vazhdueshme të zyrtarëve të lartë amerikan dhe atyre të NATO-s drejtuar institucioneve të Kosovës, qe të mos nguten më themelimin e Ushtrisë e ka bërë të vetën. Kjo për faktin se tani spektri politikë në Kosovë, është bindur qe transformimi i Ushtrisë të mos ndodhë më ligj të thjeshtë siç është propozuar nga presidenca, por transformimi të ndodhë nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese. Elmi Reçica anëtar i Kryesisë se PDK-së dhe zv/shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, ka thënë se për transformimin e FSK-së në Ushtri do të shkohet vetëm me ndryshime kushtetuese. "Po është qëndrim i të gjitha palëve qe definitivisht të shkohet me ndryshime kushtetuese dhe një farë mënyre të bisedohet me serbet këtu. Edhe ne, por edhe partneret tanë ndërkombëtar do të jetë pjesë e këtij procesi që është i rëndësishëm për të gjithë", ka thënë Reçica për 'Indeksonline'. I pyetur se sa mund të marrë kohë ky proces, zyrtari i lartë i PDK-së, thotë se do të varet nga angazhimi i palëve të përfshira në këtë proces e qe në këtë rast janë institucionet e Kosovës, por edhe partnerët strategjik ndërkombëtar. Krejt në fund, Reçica ka paralajmëruar se demarkacioni do të rikthehet shpejt në Kuvend për miratim. Edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka dhënë sinjale sot se duhet t;i ipet kohe qe serbët të binden për të votuar transformimin e FSK-së në Ushtri. Ai në një prononcim për 'Indeksonline', ka thënë se do të ishte sukses qe brenda këtij viti ndodhë ky transformim. Vet ambasadori Delawie është zotuar se do të përfshihet në këtë proces për t'i bindur deputetët e Listës Serbe për të votuar Ushtrinë e Kosovës. |
QEVERIA E KOSOVËS E TRETA NË BALLKAN PËR TRANSPARENCË Posted: 31 Mar 2017 06:03 AM PDT Open Data Kosovo (ODK) në bashkëpunim me partnerët regjional "ACTION SEE", një rrjet ky i organizatave të shoqërisë civile që bashkërisht punojnë në promovimin dhe sigurimin e llogaridhënies qeveritare dhe transparencës në rajonin e Evropës Juglindore, ka pregaditur një analizë të politikave publike që tregon nivelin e transparencës, qeverisjes së hapur dhe llogaridhënies së pushtetit ekzekutiv në Ballkanin Perëndimor përmes Indeksit Rajonal të Qeverisjes se Hapur bazuar në katër parime: 1) transparenca, 2) qasshmëria, 3) integriteti dhe 4) efikasiteti. Nëpërmjet rreth 80 indikatorëve për institucione e kemi matur dhe analizuar transparencën e 275 institucioneve të pushtetit ekzekutiv rajonal dhe kemi mbledhur mbi 15.000 të dhëna në lidhje me institucionet publike rajonale.
Të dhënat e preliminare për ekzekutivin paraqesin situatën e tillë: Qeveria e Kosovës vjen në vendin e tretë në Ballkanin Perëndimor në hapjen e ekzekutivit me një rezultat të përgjithshëm prej 39.95%. Mungesa e planifikimit strategjik dhe promovimin e qeverisjes së hapur si një strategji kombëtare përbën një pengesë të rëndësishme për përparimin e mëtejshëm. Qeveria e Kosovës, përgjegjësisht Zyra e Kryeministrit ka rezultatin e dytë më të mirë në rajon të hapjes, që korrespondon me 60.80%. Mirëpo, ky institucion ka problem kur është fjala për qasshmërinë që ka të bëjë me përputhjen me procedurat për qasje të lirë në informata dhe qasje në dokumente zyrtare ku ka marur një rezultat prej (65, 38%). Efikasiteti Kosova e ka rezultatin më të ulët në kategorinë e efikasitetit nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, duke shënuar vetëm 24,96% kjo si rezultat i mungesës së vlerësimit të përgjithshëm dhe monitorimit të suksesit të projekteve dhe politikave. Integriteti Një fushë në të cilën Fuqia Ekzekutive është duke performuar shumë mirë janë deklaratat e pasurisë me anë të kartave të aseteve ku treguesit e integritetit janë të lidhur me deklarimin e pasurisë, kodin e mirësjelljes dhe të konfliktit të interesit, të tri këto procese janë të rregulluara dhe na japin një një rezultat prej 100%. Transparenca Një nga aspektet në të cilën Zyra e Kryeministrit është duke performuar mjaft dobët është transparenca buxhetore. Faqja zyrtare nuk përmban shpenzimin e buxhetit dhe llogaritë përfundimtare. Nuk ka asnjë informacion për nivelin dhe përbërjen e borxhit publik, shërbimit të borxhit, dhe si është duke u menaxhuar borxhi. Informacione Organizative Zyra e Kryeministrit shënoi mbi mesatare 63%, kur është fjala për transparencën në informacionet organizative. Uebfaqja është në përgjithësi e populluar me njoftime për shtypin, procesverbale të mbledhjeve të qeverisë, dokumentet zyrtare, raporteve, strategjive, planeve vjetore të punës dhe në një farë mase informacion mbi nëpunësit civil. Ministritë Ministritë e Kosovës përmbushin 40% të kritereve të hapjes. Ministritë e Kosovës shënuan mjaft ulët në kategorinë e Qasshmërisë. Një mori e këtyre rezultateve të ulëta mund të shihen në pjesëmarrjen e OJQ-ve në hartimin e ligjeve. Ministritë e Kosovës shënuan mbi mesatare në komponentën e transparencës me një total prej 53%. Buxheti mbetet një aspekt i dobët i transparencës për ministritë e Kosovës; vetëm shtatë ministritë kanë publikuar informacionin e mbi buxhetin. |
A është natyral mjalti që po konsumoni? Ja si ta kuptoni Posted: 31 Mar 2017 05:54 AM PDT Mund të jemi gënjyer shumë shpesh por mbase vazhdojmë edhe të gënjehemi për atë çfarë konsumojmë për cilësinë dhe vërtetësinë.Sipas një eksperti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ekziston metoda, të cilat na ndihmojnë që të kuptojmë nëse mjalti është natyral apo i përpunuar Përmes disa metodave që ai ka dhënë ju mund të provoni thjeshtë llojin e mjaltit që keni. E para, merrni pak mjaltë dhe fërkojeni atë në mes të gishtit tregues dhe gishtit të madh derisa të shpërbëhet. Mjalti i pastër është i mirë për lëkurë dhe nuk është ngjitës. Nëse ai që e keni fërkuar ngjitet, kjo do të thotë se ka sheqer ose ëmbëltues artificialë në të. E dyta, mundohuni të vendosni pak mjaltë në letër apo peceta të letrës. Mjalti i pastër natyral nuk përmban ujë dhe nuk do të depërtojë në letër për një kohë të gjatë. E treta, bletët instinktivisht i ndërtojnë kosheret në pemë dhe midis shkëmbinjve për t'u mbrojtur nga buburrecat. Vendosni pak mjaltë tek buburrecat, ata nuk do ta prekin mjaltin natyror. E katërta, me të verdhën e vezës përzieni pak mjaltë. Nëse mjalti është i pastër, kur ta tundni të verdhën e vezës, ajo do të duket si të ishte e gatuar. E pesta, një lugë të vogël me mjaltë vendoseni në një gotë të mbushur me ujë. Mjalti artificial do të fillojë të shkrihet, ndërsa mjalti i pastër do të forcohet dhe do të bjerë në fund. E gjashta, nëse e lyeni me mjaltë një fetë bukë mjalti natyral do të ngurtësohet për disa minuta, ndërsa mjalti artificial do ta lagë bukën për shkak të përmbajtjes së ujit. E shtata, pak para gëlltitjes mjalti i vërtetë do t'ju japë një ndjesi të pickimit apo gërvishtjes në gojë, gjë që mjalti artificial nuk mund ta arrijë. E teta, vëzhgoni nëse mjalti do të kristalizohet me kalimin e kohës. Imitimi i mjaltit do të qëndrojë i lëmueshëm si shurup, pa marrë parasysh se sa kohë është ruajtur, ndërsa mjalti i vërtetë do të kristalizohet. E nënta, majën e fijes së shkrepëses lyejeni me mjaltë dhe përpiquni ta ndizni. Mjalti natyror nuk do ta pengojë ndezjen. Mjalti artificial ka ujë, prandaj shkrepësja nuk mund të ndizet. E dhjeta, vendosni në mikrovalë 2-3 lugë të vogla me mjaltë. Ngroheni në temperaturë të lartë. Mjalti natyror do të karamelizohet shpejt dhe nuk do ta marrë formën e shkumës. Mjalti artificial do të karamelizohet vështirë dhe do të jetë plot me flluska. |
I bën një foto të bijës, më pas kupton çfarë kishte rrezikuar vogëlushja Posted: 31 Mar 2017 05:49 AM PDT Një nënë i ka bërë një foto vajzës së saj 2-vjeçare buzë një fushe me bar në Australi, por vetëm më pas ka kuptuar se pranë këmbës së vogëlushes kishte kaluar një gjarpër shumë i madh me ngjyrë kafe. Bianca Dickinson tha se kishe dalluar diçka të lëvizte në momentin që po shkrepte foton, por kishte menduar se ishte ndonjë degë që tundej nga era. asi kishte parë foton, nëna ishte shokuar teksa kishte kuptuar se në fakt zhurma ishte shkaktuar nga lëvizja e një gjarpri rreth 2 metra të gjatë, që kishte kaluar vetëm disa centimetra larg vajzës së saj Molly. "Ajo foto më bën me zemër sa herë që e shoh", është shprehur nëna. |
Binjaket përjashtohen nga shkolla për një motiv qesharak Posted: 31 Mar 2017 05:45 AM PDT Dy motra nga jugu u Sudanit, thanë se janë përjashtuar nga mësimi për shkak të modelit të flokëve. Binjaket Grace dhe Tahbisa, 16 vjeçe, janë përjashtuar nga shkolla javën e kaluar në një qytet në Australi sepse i kishin bërë flokët gërsheta të vegjël. Grace ka thënë :-"Flokët tona nuk përfaqësojnë shkollën. Kjo ishte vërtetë shokuese". Grace tregon se mësuesja i ka thënë asaj dhe të motrës se duhet të heqin gërshetat nga fundjavë. Binjaket refuzojnë që të bëjnë një gjë të tillë dhe e kanë akuzuar shkollën për diskriminim. "Gërshetat tanë nuk janë problem dhe nuk ndikojnë për edukimin tonë. Ata na thanë neve që të dukemi si të tjerët', vijoi 16-vjeçarja. Sipas tyre, gërshetat afrikanë janë të shëndetshëm për flokët e tyre dhe se janë të lehtë në menaxhim. |
You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: