Skip to main content

Zëri: “Liverpool mposht Leeds, kalon në gjysmëfinale” plus 29 more

Zëri: “Liverpool mposht Leeds, kalon në gjysmëfinale” plus 29 more


Liverpool mposht Leeds, kalon në gjysmëfinale

Posted: 29 Nov 2016 02:15 PM PST

Liverpool ka shënuar fitore prej 2:o kundër Leeds, për të kaluar në gjysmëfinale të EFL Cup Skuadra e Liverpoolit ka mposhtur Leeds me rezultat të pastër 2:0, për të kaluar në gjysmëfinale të EFL Cup. Të dy golat për Liverpoolin u shënuan në pjesën e dytë nga Divoc Origi dhe Woodburn. Pas kësaj fitoreje Liverpool bëhet skuadra e parë që kalon në gjysmëfinale, ndërsa nesër do të përcaktohen edhe tre skuadrat tjera. /Express/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mesazhi i Messit për skuadrën e Chapecoense (Foto)

Posted: 29 Nov 2016 02:14 PM PST

Leo Messi ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të skuadrës Chapecoense Ylli i Barcelonës, Leo Messi ka ngushëlluar familjarët dhe miqtë e skuadrës dhe futbollistëve të Chapecoense, të cilët humbën jetën sot. “Ngushëllimet e mia për të gjithë familjarët dhe shokët e Chapecoensese. Forca Chape”, shkruan Messi. /Express/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi i shkruan letër organizatës kundër antisemitizmit

Posted: 29 Nov 2016 01:50 PM PST

Pasi që qendra “Simon Wiesenthal” e luftës kundër antisemitizmit, me seli në Paris, i ka dërguar letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të shqetësuar për shtrirjen e antisemitizmit në Kosovë përmes librave të botuara në Egjipt nga “Vëllazëria Myslimane”, ky i fundit i është drejtuar me një letër duke sqaruar situatën në Kosovë. I nderuar Dr. Shimon Samuels Dëshiroj të ju falënderoj për letrën tuaj të datës 15 nëntor 2016 dhe poashtu......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Koci: Dehari është dashur të ketë përkujdesje të shtuar mjekësore (Video)

Posted: 29 Nov 2016 01:43 PM PST

Avokati Arianti Kocia ka folur në InfoBox të RTV Dukagjini, lidhur me rastin e Astrit Deharit. Ai nuk ka dashur që të flas se a ka qenë vrasje apo vetëvrasje, siç thotë Prokuroria e Shtetit, por e bën direkt përgjegjës shtetin për këtë. Ai madje, thotë se në këtë rast, duke parë të gjitha rrethanat, ndaj Astritit është dashur të këtë një kujdes të shtuar edhe mjekësor. “Familja paska pas edhe një precedent me vëllanë e tij, kështu që këto janë raste......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ronaldo me mesazh emocionues për tragjedinë e sotme (Foto)

Posted: 29 Nov 2016 01:41 PM PST

Cristiano Ronaldo është solidarizuar me të gjithë familjarët e viktimave në Brazil Ylli i Real Madridit, Cristiano ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave që humbën jetën pas rrëzimit të aeroplanit me futbollistët e Chapecoensese. “I shokuar pas tragjedisë që i ndodhi Chapecoensese. Solidarizohem me anëtarët e familjes dhe shokët e viktimave. Një përqafim për clubin dhe gjithë futbollin brazilian”, ka shkruar Ronaldo në Facebook.  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia serbe arreston 7 nxënës për ngritjen e flamurit shqiptar në Medvegjë

Posted: 29 Nov 2016 01:39 PM PST

Në Preshevë dhe Bujanoc, vende të banuara me shumicë shqiptare, u ngrit flamuri dhe u festua 28 Nëtori sikur në të gjitha qytetet shqiptare. Por, në Luginën e Preshevës, Dita e Flamurit nuk u festua në të gjitha vendbanimet shqiptare, sidomos në Medvegjë, ku policia serbe ka ndërhyrë në Shkollën e Mesme “Nikola Tesla” pasi nxënësit shqiptarë kishin ngritur një flamur në shkollë, njfton agjencia e lajemeve “Presheva jonë”. Mësohet se në mesin e nxënësve të arrestuar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova ka forcuar luftën kundër terrorizmit

Posted: 29 Nov 2016 01:27 PM PST

Duke qenë se Kosova është pjesë e koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër ekstremizmit, radikalizmit dhe terrorizmit, në këtë frymë ajo po vazhdon që të konsolidojë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë dhe të arrijë marrëveshje me këto vende partnere, në funksion të kësaj lufte, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. Valdet Hoxha, zëvendësministër i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës, duke folur për Radion......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqi, zjarr në konviktin e femrave. 12 viktima, 22 të plagosura (VIDEO)

Posted: 29 Nov 2016 01:24 PM PST

Një zjarr i rënë në një konvikt të një shkolle të mesme për femrat në jug të Turqisë ka shkaktuar 12 të vdekur dhe 22 të plagosur gjatë natës së kësaj të marte. Lajmi konfirmohet nga guvernatori i qytetit dhe nga media shtetërore. Guvernatori i Adanas, Mahmut Demirtas dha i pari numrin e viktimave nga zjarri në qytetin Aladag dhe tha se të plagosurat ishin dërguar menjëherë për në spital, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Anadolu”, e cila e përshkroi ndërtesën......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rrëfimi i anesteziologut nga Kosova që u bë hero në Serbi (Video)

Posted: 29 Nov 2016 01:07 PM PST

Foshnja 20 ditësh e çiftit Nedelkoviq u trajtua në Klinikën e Neonatologjisë në Prishtinë. Në këtë institucion mund edhe të shërohej i biri i tyre Dimitrij, që kishte probleme me frymarrje dhe me zemër. Mirëpo, prindërit e tij kërkuan që ai të transportohej në Beograd për trajtim të mëtutjeshëm. Për pacientin e vogël në gjendje kritike u sigurua edhe helikopteri i KFOR-it nga kontingjenti amerikan. Por, ai nuk mund të transportohej pa anesteziolog në fluturake. Këtë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

O’Connell: Kultura e nepotizmit në Kosovë duhet të përfundojë

Posted: 29 Nov 2016 01:00 PM PST

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell është takuar sot me ministrin e Administratës Publike, Mahir Yahcilar ku kanë folur për emërtimet e pavarura publike. Ambasadori O’Connnell ka thënë se kultura e nepotizmit duhet të përfundojë në Kosovë, shkruan Express. “Sot kisha takim të rëndësishëm me Ministrin e Administratës Publike Mahir Yagcilar në lidhje me projektin e financuar nga Ambasada Britanike, për të ndihmuar emërimet e pavarura publike të bazuara në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

I ftohti i sotëm ngriu pemët (Video)

Posted: 29 Nov 2016 12:53 PM PST

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kishte paralajmëruar se në fillim të kësaj jave do të ketë ulje të temperaturave dhe riga të dobëta shiu. Por mëngjesi i kësaj të marte disa rajone të vendit i ka zbardhur me borë. Madje edhe temperaturat kanë qenë shumë të ulëta, njofton Klan Kosova. Në videon e mposhtme mund të shihni se si akulli i ka mbuluar edhe pemët.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjermania mbron Kosovën

Posted: 29 Nov 2016 12:36 PM PST

Kohëve të fundit ka nisur një fushatë, posaçërisht nga gjermanët, e mbështetur edhe nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me idenë që përfaqësueset e vogla, duke përfshirë këtu edhe Kosovën, të luajnë parakualifikime para eliminatoreve për kampionate evropiane dhe botërore, me arsyen se kombëtaret e mëdha nuk po e gjejnë motivin të luajnë me ekipet e vogla, shkruan zeri.info. Mirëpo, ndryshe mendon kreu i futbollit gjerman, Reinhard Grindel. Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shaqiri lutet për Chapecoense (Foto)

Posted: 29 Nov 2016 12:33 PM PST

Xherdan Shaqiri ka kërkuar që të luten për viktimat e skuadrës Chapecoense Ylli i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri i është bashkuar listës së sportistëve që kanë shprehur ngushëllime për futbollistët e Chapecoense të cilët humbën jetën pas  rrëzimit të aeroplanit. “Lutuni për Chapecoense”, ka shkruar Shaqiri në Facebook. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjuriq paralajmëron Gjykatë Themelore dhe Gjykatë të Apelit vetëm për serbët!

Posted: 29 Nov 2016 12:26 PM PST

Drejtori i të ashtuquajturës, Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq tha se pret që deri në fund të javës të caktohen datat për fillimin e punës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe Gjykatës së Lartë të Apelit për komunitetet me shumicë serbe në Kosovë, si dhe të fillojë zbatimi i marrëveshjes për telekomunikacionit. Gjuriq u tha gazetarëve se gjatë dy ditëve në Bruksel janë zhvilluar “biseda të thella teknike”, duke shtuar se do të mundohet të siguroj se......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pse nuk duhet të shkoni në shtrat të zemëruar

Posted: 29 Nov 2016 12:24 PM PST

Kujtimet e këqija janë të vështira për t’u larguar pas gjumit, nëse i kenë “marrë me vetë” para se të shkoni në shtrat. Disa hulumtues në Kinë kanë zbuluar se një gjumë i mirë ndihmon për të riorganizuar kujtimet negative në tru, duke e bërë më të vështirë për t’i sjellë në mendje. Ata pretendojnë se këto zbulime mund të aplikohen në një mjedis klinik, për të ndihmuar dhe për të hedhur më shumë dritë mbi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mjekët donin t’ia fiknin aparatet njëvjeçares në koma, por në sekondat e fundit ndodhi mrekullia (Video)

Posted: 29 Nov 2016 12:18 PM PST

Doktorët ishin gati t’ia fiknin aparatet që e mbanin gjallë derisa vogëlushja 1-vjeçare e quajtur Marwa, hapi sytë për t’u treguar se ishte akoma gjallë. Vogëlushja ka qenë në koma që në muajin shtator, pasi luftoi me një virus i cili mund t’i merrte jetën. Mjekët donin që t’ia fiknin aparaturat pasi ishin të shqetësuar që edhe nëse ajo zgjohej, do kishte probleme të ndryshme shëndetësore. Megjithatë, prindërit e saj nuk ishin gati të dorëzoheshin dhe e çuan......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Peja i tregon 'dhëmbët' në Ligën Ballkanike

Posted: 29 Nov 2016 12:11 PM PST

Peja po tregohet mjaft e sigurt në Ligën Ballkanike. Skuadra verdhezi e ka regjistruar sonte fitoren e dytë sezonale në këtë kompeticion pasi e mposhti ekipin KK Karpos Sokoli me rezultat 90:64, në ndeshjen e zhvilluar në palestrën e sporteve “Karagaçi” në Pejë, shkruan zeri.info. Vendësit e kanë mbyllur çështjen e fituesit në pjesën e parë, pasi e kanë mbyllur çerekun e parë me 12 pikë avantazh, 24:12, e atë të dytë, me pesë pikë përpara, 26:21, për të shkuar në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Portieri i mbijetoi rrëzimit të aeroplanit, e telefonoi gruan dhe vdiq

Posted: 29 Nov 2016 12:04 PM PST

Portieri i Chapecoenses, Marcos Danilo, ishte njëri nga shtatë të mbijetuarit fillimisht nga dizastri i mbrëmshëm, ku e humbën jetën 76 njerëz, ndërsa pesë të tjerë shpëtuan, nga 81 udhëtarë sa ishin në bordin e aeroplanit të rrëzuar, shkruan zeri.info. Sipas mediave braziliane, 31 vjeçari i mbijetoi aksidentit dhe i telefonoi baashkëshrtes së tij nga shtrati i spitalit në Medellin, Kolumbi. Mirëpo, ai vdiq pak minuta më vonë pas një sulmi në zemër, duke e bërë kështu vdekjen......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trajneri i Chapecoenses: Edhe nëse do të vdes sot, do të isha i lumtur

Posted: 29 Nov 2016 11:57 AM PST

E pabesueshme, por e vërtetë. Duket se trajneri i Chapecoenses, Caio Junior, e kishte parandier vdekjen, raporton zeri.info. Pasi skuadra e tij ishte kualifikuar në finale të Copa Americas, ai ishte mjaft i lumtur dhe kishte deklaruar: Edhe nëse vdes sot, do të vdes i lumtur”. Fatkeqësisht, pak javë më pas, respektivisht mbrëmë, ai vdiq së bashku me 75 udhëtarë tjerë, kryesisht futbollistëtë tij dhe gazetarë, në rrëzimin e aeroplanit që po e dërgonte ekipin në Kolumbi. /Zëri/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Flori Mumajesi ka një mesazh për Elvanën: Kush të do...

Posted: 29 Nov 2016 11:56 AM PST

Në media është folur gjithnjë për një lidhje ndërmjet kanatautorit të njohur Flori Mumajesi dhe këngëtares Elvana Gjata. Por asnjëherë zyrtarisht asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar diçka të tillë. Pak ditë më parë, Elvana njoftoi se prej kohësh nuk bashkëpunonte më me Florin, në projektet e saja muzikore. Por duket se kantautori nuk e ka pritur mirë ndarjen nga Elvana, ose të paktën në aspektin profesional, siç është munduar gjithnjë ta mbajë ç është munduar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Behgjet Pacolli thotë se nuk është pajtuar me Lladrovcin

Posted: 29 Nov 2016 11:48 AM PST

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka mohuar se ka mbajtur një takim pajtimi sot në Drenas me kandidatin e PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovcin. Pacolli ka thënë se gjithçka rreth tij dhe incidentit me Lladrovcin në Drenas e ka përshkruar Musa Dervishi. “Nuk kam çka i shtoj asaj që e ka thënë kryetari i degës”, ka thënë Pacolli, për Telegrafin. Kryetari i degës së AKR-së Musa Dervishi ka treguar për një takim para disa ditësh kur Lladrovci e kishte përzënë Behgjet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Man Utd nis bisedimet me Matan

Posted: 29 Nov 2016 11:15 AM PST

Manchester United pritet t’i nis bisedimet për vazhdimin e kontratës me Juan Matan më shpejtë se që mendohej, shkruan tabloidi britanik The Sun, përcjellë zeri.info. Futbollisti spanjoll po shfaq formë të shkëlqyer këtë sezon dhe “Djajtë e Kuq” konsiderojnë se ai e meriton t’i vazhdohet kontrata, e cila momentalisht i skadon në vitin 2018. /Zëri/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Klubi i Premierligës e do Hondan

Posted: 29 Nov 2016 11:13 AM PST

Tottenhami ia ka vënë syrin mesfushorit japonez, Keisuke Honda, i cili pritet të largohet nga Milani gjatë janarit, shkruan e përditshmja italiane La Repubblica, raporton zeri.info. Përfaqësuesi japonez nuk bën pjesë në planet e trajnerit Vincenzo Montella dhe për këtë i ka bërë valixhet gati dhe mund të transferohet në Premierligë në janar. /Zëri/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Chelsea bisedon me Moses për vazhdimin e kontratës

Posted: 29 Nov 2016 11:13 AM PST

Chelsea dëshiron ta nënshkruajë një kontratë të re me Victor Moses, raporton zeri.info. Futbollisti ofanziv po e shfaq një formë të shkëlqyer në fillim të këtij sezoni dhe kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2019. Mirëpo, sipas tabloidit britanik, Daily Mirror, përcjellë zeri.info, Blues duan ta ‘blindojnë’ atë në ‘Stamford Bridge’ edhe për një kohë të gjatë. /Zëri/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoxhaj takon homologët e Polonisë dhe Sllovakisë, po rritet gatishmëria brenda BE-së për vizat

Posted: 29 Nov 2016 11:10 AM PST

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë qëndrimit të tij në Poloni ka takuar ndaras homologët e tij të Polonisë dhe Sllovakisë. Në takimin me ministrin e Jashtëm polak, Witold Waszczykowski, Hoxhaj ka biseduar për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve, por edhe për përkrahje multilaterale. Ai e ka falënderuar ministrin polak për ftesën për të marrë pjesë në Forumin e Ministrave të Jashtëm të shteteve të Vishegradit dhe Ballkanit......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja çka po bëjnë tifozët e Chapecoenses, pas rrëzimit të aeroplanit (FOTO)

Posted: 29 Nov 2016 11:05 AM PST

Tifozët e ekipit brazilianë Chapecoense janë shokuar kur e kanë marrë lajmin për vdekjen e komplet ekipit të tyre të zemrës, i cili po udhëtonte drejt Kolumbisë për ta zhvilluar ndeshjen e Copa Americas, shkruan zeri.info. Tifozët kanë qëndruar gjatë ditës së djeshme në tribunat e stadiumit, duke kënduar për më të dashurit e tyre që i humbën në këtë tragjedi dhe kanë vendosur transparente dhe parulla të ndryshme. Kishte prej tyre që në qytet kishin ndezur qirinj, duke......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kështu duket njëri nga të mbijetuarit e rrëzimit të aeroplanit (FOTO)

Posted: 29 Nov 2016 11:00 AM PST

76 nga 81 udhëtarët e aeroplanit që u rrëzua mbrëmë në një rajon të Kolumbisë, e kanë gjetur vdekjen, raporton zeri.info. Në aeroplan gjendej kontingjenti i klubit brazilian, Chapecoense, përfshirë këtu 22 futbollistë, stafi teknik, stafi mjekësor dhe zyrtarët, si dhe 21 gazetarë. 72 persona ishin udhëtarë dhe 9 të tjerë anëtarë të bordit. Dhe, mediat e huaja e kanë publikuar një fotografi, ku shihet njëri nga pesë të mbijetuarit, i cili është në gjendje të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rreziku që vjen nga kufjet

Posted: 29 Nov 2016 10:58 AM PST

Një grup shkencëtarësh në Izrael kanë vendosur që të provojnë se kufjet mund të përdoren për të përgjuar njerëzit. Sipas portalit mbi teknologjinë Wired, një grup ekspertësh nga Universiteti Ben Gurion realizuan se hakerat mund të gjejnë një mënyrë për të hyrë në një kompjuter, për të bërë regjistrime audio, madje edhe kur mikrofonët e pajisjes janë hequr apo çaktivizuar. Për të riaktivizuar mikrofonët në kufjet për t’i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Blic: Zbulohet plani i 'fshehtë' i Kosovës për anëtarësim në UNESCO

Posted: 29 Nov 2016 10:53 AM PST

Edhe pse në përgjithësi nuk kanë kundërshtime ndaj ligjit për Liritë Fetare, deputetët e Listës Serbe nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, ku temë do të jetë pikërisht ky ligj. Siç mëson ‘Blic’, ideja e autoriteteve të Kosovës është që të marrin në konsideratë këtë dokument, nëse miratohet me ndihmën e pakicës serbe, e me pas të përdorin si argument për pranimin e Kosovës në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja çka bëri tifozi i Torcidës pas tragjedisë së ekipit brazilian (FOTO)

Posted: 29 Nov 2016 10:45 AM PST

Një tifoz brazilian ka mbetur i shokuar nga lajmi për shuarjen e ekipit Chapecoense, i cili po udhëtonte drejt Kolumbisë për ta zhvilluar ndeshjen e Copa Americas, shkruan zeri.info. Jeferson Facenda, tifozi i Torcidas, që njihet si tifozeria zyrtare e ekipit brazilian, e ka bërë një tatuazh në dorë, ku shkruan “Chapecoense”, për nder të viktimave të aksidentit ajror që ndodhi mbrëmë. Emocionuese. /Zëri/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more