Skip to main content

Shëndetësi Sëmundjet e gojës, 90% e shqiptarëve vuajnë prej tyre


Dhëmbët luajnë rol të rëndësishëm tek njeriu. Përveç copëtimit të ushqimit, ato na sigurojnë një buzëqeshje të bukur, ndërsa dëmtimi i tyre sjell probleme të mëdha. Sipas statistikave, rreth 90% e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet e gojës dhe një pjesë e madhe, i dedikohet mungesës së kujdesit për shëndetin oral.
Më poshtë do të gjeni disa fakte të rëndësishme lidhur me dhëmbët, si dhe kuriozitete të ndryshme që do t’ju bëjnë të jeni më të kujdesshëm ju vetë, por edhe familjarët tuaj në lidhje me dhëmbët.

A e dini se:

Sëmundjet e gojës ndikojnë në cilësinë e jetës së njeriut.
Larja e dhëmbëve duhet të fillojë menjëherë pas daljes së dhëmbit të parë të qumështit.
Pastat e dhëmbëve kanë në përbërje disa substanca që kanë rolin e tyre specifik.
Numri i baktereve në gojë mund të jetë më i madh se popullsia e botës.
Era e keqe e gojës mund të jetë shenjë e disa sëmundjeve.
Higjiena e gojës është shumë e rëndësishme, sidomos gjatë shtatzënisë.
Një person i rritur ka 32 dhëmbë që do të thotë 160 sipërfaqe për t’u pastruar.

Fakte botërore

– Vetëm 60% e popullsisë botërore kanë akses në kujdesin shëndetësor oral.
– 60­-90% e nxënësve në gjithë botën vuajnë nga kariesi dentar.
– Incidenca e kancerit oral shkon nga 1 deri në 10 raste për 100.000 njerëz në shumicën e vendeve.
– Dhembja e dhëmbit është një ndër arsyet kryesore për mungesat në shkollë të nxënësve në shumë vende.
– Konsumi i lartë i sheqerit është faktori kryesor i cili mund të sjellë prishjen e dhëmbëve dhe diabetin. Rreth 80% e vdekjeve për shkak të diabetit ndodhin në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta.
– Në vendet e zhvilluara bëra e sëmundjeve orale është në rënie, ndërsa komplikacionet janë më të zakonshme, sidomos te pjesa më e moshuar e popullsisë. Faktorët kryesorë të rrezikut, si përdorimi i duhanit, pasiviteti fizik dhe një dietë e varfër në yndyrë, kripë dhe sheqer, ul ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga sëmundje të ndryshme të gojës.
– Risku për t’u prekur nga kanceri oral është 15 herë më i lartë kur kombinohen bashkë dy faktorët kryesorë të riskut, duhani dhe alkooli.
– 90 % e popullsisë së botës do të vuajnë të paktën një herë nga një sëmundje në gojë në jetën e tyre, duke filluar nga kariesi, sëmundjet periodontale, që çojnë në prishjen e dhëmbëve dhe kancerit të gojës

Cila është sëmundja kryesore që prek dhëmbët tanë?

Sëmundja kryesore që prek dhëmbët tanë është kariesi, i cili është një infeksion që shkaktohet nga mikrobet që gjenden në hapësirën e gojës. Kariesi dentar është një sëmundje komplekse që shkaktohet nga bakterie dhe mund të lidhet me faktorë të rëndësishëm si:

− Konsumimi i ushqimeve dhe pijeve.
− Larja e dhëmbëve dhe përdorimi i fillit dentar.
− Vullneti juaj për të mbajtur dhëmbët e shëndetshëm.

Bakteri kryesor përgjegjës për prishjen e dhëmbëve është Streptokoku Mutans.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more