Skip to main content

Një shkencëtar gjerman vërteton një mrekulli në Islam

 

Një raport për pikënisjën e njeriut dhe ringjalljën pas vdekjës.
Kur’ani dhe shumë hadithe të Muhammedit a.s.flasin për shumë ngjarje dhe fakte të shkencës së trupit të njëriut, natyrës, etj., te cilet me hulumtimet e sotmë moderne zbulohën dhe vërtetohen. Padyshim, ekzistojnë ende shumë shenja tjera të cilat me teknologjinë e ardhshme do të vërtetohen.
Allahu xh.sh. ka thënë: Sure 41/53
Ne do tíu bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që tíu bëhet e qartë se ai (Kuríani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?
Dhe në Surën 6/21
I ndëruar lëxues, në raportin e ardhshëm do të gjeni vërtetime të reja që
Kush është më mizor se ai që ndaj All-llahut shpif gënjeshtra apo ka përgënjeshtruar faktet e Tij? S‘ka dyshim, shpifësit dhe gënjeshtarët nuk kanë shpëtim.
konfirmojnë se Muhammedi (a.s.) është i dërguari i Zotit dhe ne njerëzit nuk duhet të injorojnë rrugën dhe mësimet e tij.
Kërbishti, ashti i fundit i kurrizit, është pjesa e njëriut e cila kurr nuk humbë dhe as nuk kalbet kurr në tokë.
Në shumë hadithe nga profeti ynë Muhammedi (a.s.s) trëgohet se kërbishti është pikënisja e njëriut dhe se ditën e Gjykimit Allahu do të na rikrijojë nga ajo pjesë e ashtit kurrizor.
Hadithët përkatës janë:
1) 1) Abu Hureira thotë se profeti (a.s.) ka thënë;
„Te gjithë pasardhësit e Ademit do të kalben në tokë, me perjashtim të kërbishtit. Nga ai njeriu u krijua dhe nga ai sërish do te ringjallet.” Përcjellja është nga Al-Buhari, Al Nassaiu, Abu Davudi, Ibn Maxhe,dhe Ahmedi ne Librin e tij –Al Musned dhe Maliku në librin e tij – Al Mouattava -.
2) 2) Abu Hureira na përcjell se profeti (a.s.s.) ka thënë;
„Eshtë nje asht i njeriut , I cili kurr nuk kalbet në tokë. Nga ai asht do të ringjallet njeriu nga Allahu.“ Ata e pytën Profetin (a.s.s.) : „ Cili është ai asht?“ Ai (a.s.s.) tha: „ …kërbishti”.
Dorëzimi është nga Al-Buhari, Al Nassaiu, Abu Davud, Ibn Maxhe,dhe Ahmedi ne Librin e tij –Al Musnad- dhe Maliku ne librin e tij – Al Movattaa-.
Në këto hadithe gjinden disa fakte dhe shprehje te sakta:
– Njeriu krijohet nga kërbishti – Kërbishti nuk kalbet kurr – Diten e gjykimit do të ringjallet njeriu nga kërbishti.
Këtu do të paraqesim njohuritë shkencore që vërtetojnë këto hadithe:
– II – faktët shkencare

1/ Fazat e zhvillimit të embrionit
Kur sperma bashkohet me vezën, fillon zhvillimi i embrionit. Veza e fertilizuar fillon të ndahet: Nga një qelizë bëhen dy, nga dy katër…etj. Ndarja e qelizave dhe zhvillimi vazhdojnë deri sa të formohet „ disku embrional“, i cili përbëhet nga dy shtresa.
1) Epiblast-i i jashtem:
E përfshin cytotrophoblastin, i cili e fikson embrionin në mur te mitrës, Kështu që në këtë mënyrë embrioni tërheq ushqimin dhe gjakun nga muri i mitrës.
2) Hypoblast-i I brendshem:
Me vullnetin e Allahut, Zotit te plotëfuqishëm, formohet fetusi.
Ne të 15. ditë, në fund të embrionit duket një damar, e cila quhet damari embrional(fillestar). Ky damar e ka fundin të mprehtë , i cili quhet nyje fillestare (embrionale).
Ana ku duket damari embrional, është i njohur si pjesa e prapme e diskut embrional.
Nga damari embrional dhe nyja embrionale zhvillohen të gjitha organet dhe indet, si përshkruhen këtu:
– Ectoderm-i: e formon lëkurën dhe sistemin nervor qendror.
– Mesoderm-i: formon muskujt e butë në traktin që ndihmon tretjen e ushqimit, zemrën, qarkullimin, eshtrat (skeletin), sistemin seksual dhe sistemin urinor, indet e ulet, sistemin e limfit dhe shpretkën.
– Endoderm-i: formon këpurdhën(mikozën) e barkut, sistemin e frymëmarrjes, organet e traktit që ndihmon tretjen e ushqimit, fllusken e urines, tiroidën dhe shqisën e të dëgjuarit.
Pastaj damari embrional dhe nyja embrionale tërhiqen dhe enden tek rruza e fundit dhe aty formohet kërbishti.
Perfundimi: kërbishti i përfshin damarin embrional dhe nyjën embrionale. Ato janë në gjendje të rriten dhe të formojnë tri shtresa dhe prej saj formohet fetusi: ektodermi; mesodermi; endodermi.
Si provë kuptimplotë: komiteti britanik WARNEK (përgjegjës për të drejtat e fekondimit të njeriut dhe gjenetikë) ia ndalon mjekëve dhe hulumtuësve eksperimentet në fekondimin artificial të embrioneve, në të cilën është formuar damari(nyja) embrional.
2/ Dëshmi: keqformimi fetal, që përfshinë kërbishti qelizat elementare të njeriut.
Pas trajtimit të fetusit në damarin embrional dhe nyjen embrionale, të cilat gjenden në fundin e rruzës së kërbishtit, damari dhe nyja embrionale ruajn prap vendet e tyre karakteristike. Nëse ato ndryshojn, formohët afer fetusit në të njejtën kohë një tumor (teratoma), që përfaqëson një fetus defekt, me disa organe te formësuara (si p.sh. dhëmbët, flokët, duart dhe këmbët me thonjtë). Ato mund të gjinden nga kirurgu duke hapur tumorin e lartë përmendur( ekzistojnë disa fotografija, të cilat nuk do ti shfaqim këtu). Prandaj, ne e dimë, që kerbishti faktikisht përmbanë qelizat elementare.

Hans Spemann eksperiment
Hulumtuesit gjetën, se formimi i qelizave dhe organizimi i fetusit fillon me damarin embrional dhe nyjen embrionale. Pa u formuar këto pjesë, nuk mund të mbahet diferencimi i qelizave.
Një nga hulumtuesit më të famshëm është Hans Speemann.
Pas eksperimentave me këto organe, ai zbuloi që këto e organizojnë zhvillimin e fetusit dhe ashtu ai i quajti organizimi fillestar.
Hulumtuesi gjerman filloi eksperimentat me amfibët, duke përdorur këtë organizëm fillestar dhe e transplanton në fetusin me moshë të njejtë ( në fazën e parë të zhvillimit embrional, 3- 4. javë).
Aty u shfaq një bimë e dytë embrionale nga ajo pjesë që u transplantuar në trupin e ri. Pjesa e transplantuar ndikon të qelizat e rrëthuara të trupit të ri. Ashtu lindë një fetus tjetër në trupin e fetusit te parë.
3/ Qelizat e kërbishtit nuk kalben as nuk dëmtohen
1931 Spemann-i e përpunon dhe përsëri e transplanton; po kjo nuk kishte ndikim ne eksperiment. Përsëri u zhvillua një bimë e dytë embrionale.
1933 Spemann-i dhe hulumtuesit e tjerë përsërisin eksperimentin por këtë herë ata e ziejn organizmin fillestar. Por përsëri kjo nuk kishte ndikim të mirë. Si edhe më parë, u zhvillua një fetus i dytë. Me këtë u vërtetua se qelizat nuk ndryshojnë.
1935 Spemann-I mori cmimin Nobel për zbulimin e organizmit fillestar.
Në Ramazanin 1424/2003 bënë disa eksperimente Dr. Othman Al Djilani dhe Sheik Abd Majid Azzandani me kërbishtin në shtëpinë e Sheik Abd Majid Azzandidanit në Sanaa (Jemen). Njëra nga 2 rruzat e 5 kockave të kërbishtit i djegen në gurë me gaz për 10 minuta, deri sa u djegen plotësisht ( njëherë u skuqën në ngjyrë të kuqe, pastaj në ngyrë të zezë).
Ata i paketuan copat e djegura në kuti sterile dhe i dërguan në analiza nëlaboratorin më të famshëm në Sanaa (al Olaki laboratory). Dr. Saleh al Olaki, Profesor i histologjis dhe patologjisnë universitetin në Sanaa, analizoi copat e djegura dhe zbuloi se qelizat e indit të kërbishtit nuk kishin ndryshuar fare dhe kishin mbijetuar. (Përveç se muskujt, indi i yndyrës dhe indi i kockave u dogjen, kurse qelizat e kërbishtit nuk ndryshuan).
– III – Aspektet e mrekullisë

Nga kjo rrjedh se, siç njëriu formohet si embrion, do të formohët ngjashëm edhe në ahiret.
2. Organizmi fillestar i vluar dhe i shtypur, i cili mëpastaj u transplantuar përsëri, nuk kishte kurrfarë ndikimi në eksperiment; një tjetër bimë embrionale zhvillohej çdo herë. Edhe pas oksidimit u shfaqën qelizat e kockave të kërbishtit që mbijetuan dhe nuk kishin ndonjë pasojë. Edhe kjo është vërtetim për hadithin e pejgamberit (a.s.s), që kërbishti kurr nuk kalbet dhe nuk zhduket.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more