Dielli është ylli në qëndër të sitemit diellor që prodhon dritë e
nxehtësi (elmente të domosdoshme për jetën në tokë). Toka dhe trupat e
tjere qiellore të sistemit diellor (duke përfshirë planetet, asteroidet,
meteoritet, kometat dhe pluhurin kozmik) rrotullohen rreth diellit
(revolucioni) dhe boshtit te vet (rrotacioni). Dielli përbën 99% të
masës së sistemit diellor. Energjia diellore mbështet pothuaj të gjithë
jetën në tokë nëpërmjet fotosintezës që nga shfaqja e organizmit të
parë. Njerëzit e përdorin energjinë diellore për ndriçim, ngrohtësi,
rritjen e të korrave dhe për shndërrimin e fuqisë diellore në energji
elektrike. Nxehtësia e krijuar nga dielli përcakton klimën (moti) dhe
ndërrimin e stinëve në tokë, pra dielli është element i cili mundëson
jetën dhe zhvillimin e saj normal në tokë.
Rreth 71% e masës së diellit është hidrogjen, 27% është helium, dhe
pjesa tjetër 2% përbëhet nga sasi të vogla elementesh të rënda. Mosha e
diellit është rreth 4.6 miliardë vjet dhe ai është pothuajse në gjysmën e
ciklit të tij të zhvillimit gjatë të cilit ndodh proçesi kimik i
shndërrimit të hidrogjenit në helium. Gati 5 milionë ton lëndë diellore
kthehet në energji çdo sekondë brenda bërthamës së diellit, duke
prodhuar neutrino dhe rrezatim diellor. Pas rreth 5 miliard vjetësh
dielli do të shndërrohet në fillim në një gjigand të kuq dhe pastaj në
një xhuxh të bardhë, duke krijuar një mjegullnajë planetare.
loading...
Postime të ngjashme:
[
Shqip]
Lexo edhe: