Personat me autizem mund te jene plotesisht joverbale, mund te kene gjuhe shprehese te kufizuar ose mund te flasin shume. Pavaresisht aftesive te tyre verbale, perdorimi i gjuhes ne situata sociale eshte gjithmone nje veshtiresi per ta. Kjo ndodh sepse ata perballen me nje sfide te dyfishte: veshtiresine e tyre per te shprehur idete e tyre ne menyre te qarte dhe veshtiresia e te tjereve per t'i kuptuar dhe per t'i pranuar ata.
Pse has veshtiresi me komunikimin social nje person qe mund ta perdore gjuhen shprehese? Kjo ndodh sepse gjuha sociale perfshin gjuhen trupore (shikimi ne sy, gjestet me duar, statura trupore etj), gjuhen pragmatike (perdorimi i nje gjuhe sociale te kuptueshme), shprehjet metaforike, gjuhen joformale, intonacionin e ndryshem, volumin dhe prozodine (ngritjet dhe uljet e zerit). Po ashtu komunikimi kerkon qe folesi te pershtase llojin e gjuhes shprehese sipas situates (formale ne shkolle, joformale me shoket etj). Personat me autizem zakonisht nuk i kane keto aftesi.
Personat me autizem kane:
-Gjuhe te vonuar apo te pazakonte (gjuhe monotone)
-Ze te larte ose intonacion statik
-Mungese te gjuhes joformale (apo gjuhe femijenore)
- Veshtiresi ne kuptimin e shakave dhe humorit
-Mungese te shikimit me sy
-Mungese empatie (vendosje imagjinare e vetes ne vend te tjetrit)
Pergatiti: Autizmi Albania
loading...
Lexo edhe: