Kompania Yahoo deklaroi ditën e enjte se do të mbylle faqen e saj të hartave Maps në fund të muajit qershor, 8 vite pasi ky shërbim u lançua. Por është e rëndësishme t’ju themi se shërbimi nuk do të zhduket plotësisht. Yahoo shtoi se pavarësisht mbylljes së faqes kryesore, disa nga shërbimet e tjera të kësaj kompanie si[ është Flickr do të ofrojnë mbështetje për Maps.
Shefi i arkitekturës në Yahoo u shpreh përmes një postimi në blog: ‘Ne e morëm këtë vendim pasi e pamë atë si një mënyrë më të mirë për të lidhur burimet dhe prioritetet e biznesit të Yahoo’. Ky vendim vjen si pasojë e përpjekjeve e shefes ekzekutive Marissa Mayer për të rinovuar komplet shërbimet e Yahoo. Që nga moment që Mayer u vu në krye të Yahoo në vitin 2012, kompania ka rifreskuar cdo shërbim të sajin por dhe ka aplikuar një riorganizim të burimeve.
Kompania vazhdimisht vendos të mbyllë shërbime që sipas saj janë bërë bajate dhe nuk shfaqin interes të mjaftueshëm tek publiku. Vitin që kaloi Yahoo mbylli Yahoo Directory, e cila ishte një nga pjesët kryesore të kompanisë gjatë themelimit të saj në vitin 1995. Në tri vitet e fundit, Yahoo ka mbyllur rreth 60 produkte ose shërbime të saj. Përkrah Maps, kompania ka deklaruar se do të bëjë të padisponueshëm shërbimin Yahoo Pipes, i cili krijon uebfaqe të përshtatura përmes filtrave të ndryshëm dhe debutoi në vitin 2007. Po ju si mendoni a është një strategji e mirë kjo që po ndjek Yahoo me mbylljen e shërbimeve apo mendoni se sa më shumë produkte e shërbime, aq më mirë është për kompaninë? (PC World Albanian)
loading...
Lexo edhe: