Skip to main content

Namazi i istihares

     Transmetohet nga Xhabir ibën Abdullah (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se   Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ua mësonte duanë e istihares për çdo çështje, sikurse ua mësonte suret e Kuranit dhe thoshte: “Kur dikush prej jush dëshiron të vendosë për një punë me rëndësi, le t`i falë dy rekate (nafile) namaz dhe pastaj le të thotë:
"All-llahume inní estehíruke bi ‘ilmike ue estakdiruke bi kudretike ue es`eluke min fadlikel ‘adhim, fe inneke takdiru ue la akdiru, ue ta’lemu ue la a’ëlemu ue ente al-lámul gujúb. All-llahume in kunte ta’ëlemu enne hadhel emru  (e emërton nevojën që ke)  hajrun lí fi diní ue me’áshí ue ‘ákibeti emrí ue ‘áxhilihi ue áxhilihi fakdirhu lí ue jessirhu lí thumme barik lí fihi. Ue in kunte ta’ëlemu enne hadhel emru (e emërton nevojën e tij) sherrun lí fi diní ue me’áshi ue ‘ákibeti emri ue ‘áxhilihi ue áxhilihi, fasrifhu anní uesrifní anhu uakdir lí el-hajre hajthu kane thumme erdiní bihi."
" O Zot, me diturinë  Tënde kërkoj të mirën! Kërkoj ndihmë prej fuqisë Sate, kërkoj prej të mirave të Tua të shumta, sepse Ti je
i Gjithëfuqishëm e une jam i dobët, Ti di çdo gjë e unë nuk di, Ti je Ai që i di të fshehtat. O Zot, nëse kjo punë e imja (emërton këtu dëshirën, hallin, etj.) është mirësi për fenë dhe jetën time, për kohën e tashme dhe të ardhmen, bëj të mundshme që të realizohet, lehtëso dhe beko!
E nëse kjo punë është e dëmshme për fenë dhe jetën time, për të tashmen të ardhmen dhe për në ahiret, largoje prej meje dhe më largo mua nga ajo, më përcakto hajrin kudo qoftë, pastaj më bëj të kënaqur me të!" (Transmeton Buhariu)
Komenti i hadithit
Njeriu në këtë botë ballafaqohet me sprovime dhe probleme të ndryshme,  shpeshherë mbetet edhe në udhëkryq kur duhet të vendosë për diçka,  nuk di çfarë të zgjedhë, prandaj ka nevojë t`i drejtohet Zotit të tij dhe çështjen e tij  ia lenë Atij që është më i Dijshmi për të gjitha gjërat.
Namazi i istihares është një nga adhurimet më të rëndësishme për muslimanin kur përballet me hutinë në zgjedhjen e çështjes që është më e drejtë për te  dhe nuk di çfarë të zgjedhë.
Ç’është  istiharja
Istiharja është të kërkosh  më të mirën nga dy apo më shumë zgjedhje.
 P.sh: dëshiron të udhëtosh diku, dëshiron të martohesh, dëshiron të blesh një veturë, etj., para se ta bësh këtë hap i fal dy rekate dhe pastaj e bën lutjen që thuhet pas këtij namazi, siç e përmendëm në hadithin e mësipërm. E nëse të lehtësohet ajo punë, dije se kjo është mirë për ty, e nëse të vështirësohet dije se ka qenë keq dhe mosrealizimi i kësaj vepre është më  mirë për ty.
Si falet namazi i istihares
Namazi i istihares falet dy rekate, sikurse çdo namaz tjetër nafile në çfarëdo kohe, gjatë ditës apo natës. Nuk ka të caktuar se çfarë të këndohet, kështu që mund të këndojmë pas sures Fatiha çdo sure apo pjesë nga Kurani. Pas namazit i ngre duart dhe lavdëron Allahun, dërgon salavate mbi Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) pastaj thua duanë e istihares, të cilën e kemi përmendur më lartë.
Vlera e këtij namazi
Po të mos kishte ndonjë të mirë tjetër përveç se ai që e praktikon këtë, do t’i mjaftonte, duke pasuar kështu Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).
Imam Neveviu thotë: “Pas istihares duhet ta bëjmë atë çështje për të cilën na hapet zemra dhe nuk bazohemi në atë që kemi pasë dëshirë para se të falnim namazin. Prandaj kërkohet nga ne që ta ndërpresim zgjedhjen dhe të mos mendojmë për të derisa ta falim namazin e nëse nuk e bëjmë kështu, atëherë   nuk numërohet se  ne i jemi drejtuar Allahut me sinqeritet që të na zgjedhë çështjen që është më e mirë për ne.
Domosdoshmëria e të përmbajturit me atë që na është transmetuar rreth istihares
Duhet të kemi kujdes nga ajo që e bëjnë disa nga njerëzit injorantë apo edhe nga ata që dijnë, por nuk e kanë kuptuar urtësinë e istihares, kështu që përdorin disa lutje të posaçme për istihare e jo atë lutje që na ka mësuar Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)
Disa të tjerë e falin namazin dhe lutjen e bëjnë ashtu siç duhet, pastaj presin të shohin ëndërr se si të veprojnë edhe kjo është gabim për shkak se Muhamedi         (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kur na e mësoi se si të veprojmë gjatë istihares nuk  ka përmendur se me anë të ëndërrës duhet të vendosim se çfarë të bëjmë.

Dobitë nga praktikimi i namazit të istihares
1.     Personi që praktikon istiharen vërteton se zemra e tij ëshë e lidhur me Allahun e Lartësuar për cdo vepër.
2.     Është i kënaqur në caktimin e Allahut.
3.     Istiharja është shkak që muslimani të gjejë lumturinë ne këtë botë dhe në ahiret.
4.     Besimtari që praktikon istiharen është i qetë për arsye se e jep mundin e tij në këtë botë duke i realizuar shkaqet që janë të nevojshme pastaj e kërkon zgjedhjen e më të mires nga Allahu i Lartësuar.
5.     Nevoja për të është e domosdoshme për çdo punë
6.     Me anë të namazit të istihares muslimanit i ngritet    besimi se Allahu do ta ndihmojë atë në çdo punë dhe për çdo problem.
7.     Me istihare muslimanit i shtohen shpërblimet për shkak se ai i drejtohet Allahut,  falet, lutet  dhe bën adhurime të ndryshme gjatë kryerjes së këtij adhurimi.
8.     Me anë të istihares muslimani e madhëron Allahun, për arsye se i drejtohet Atij që t`i ndihmojë në zgjedhjen e çështjes më të mirë për të.
9.     Me atë ai praktikon sunetin e të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)
 
Përgatiti: Alaudin Abazi
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more