Skip to main content

Ndarja brenda rrethit

Ndarja brenda rrethit
Më ndave prej mitrës, që aq shumë e desha,
Sa lehtë, ushqehesha nëpërmjet kërthizës sate,
Mirë që këtë kanal ushqyes dikur nuk e kishe zbuluar,
Për ta ftohur e për ta bërë të njohur një të panjohur,
Ngjashëm si bëjnë disa të reja të sotme,
Vajza që nuk e ruajnë grykën ushqyese të fëmijve të tyre të nesërm,
Oksigjenin e merrja nëpërmjet damarëve tua,
Mirë që këto damar nuk i kishe ndotur me alkool, nikotinë e drogë,
Më ndave moj nëna ime e dashur prej kësaj dinastie,
Prej kësaj mbretërie që mbreti unë isha,
U gëzove, qave gëzueshëm, ndërsa unë me psherëtimë qaja vajtueshëm,
Qaja se më prishe një rehati, më hodhe në një zallahi,
Të mbushur përplot përgjegjësi, ndaj edhe qava me ngashërim,
Pas ca ditësh, disi u përshtata me mjedisin dhe në rrethinën e re,
Fillova edhe unë së bashku me ty të qeshi,
Kënaqesha teksa thithja qumësht prej gjirit tënd të ngrohtë,
Sakaq e sa keq, në vlugun e kësaj kënaqjeje, më mashtrove lehtas,
Ndonëse pa dashjen tënde, ashtu ishte rendi,
Kishe lyer gjinjtë me një erë që kundërmonte shumë keq,
Përmes këtij veprimi më the se më duhet të të ndajë prej gjirit,
Të kuptova disi,
Ndihesha keq së më duhej ta urreja atë që shumë e doja,
Fillova të ushqehesha me ushqim afërsisht që ushqeheshe dhe ti,
Në mbarimin e një dite të bukur teksa kërkoja shtratin për të pushuar,
Më kape për krahu mërzitshëm dhe ledhatueshëm, për të më thënë,
Tani e tutje biri im duhet të flesh i vetëm në dhomën tjetër,
Ia dhashë vajit së bashku me ty, fillimisht kundërshtova, por kot e kisha,
Kokulur u largova prej dhomës që kisha katër vjet që bëja gjumë të ëmbël,
Edhe pse isha i lodhur, tërë natën nuk futa gjumë në sy,
Vërdallë kokës më thumbonte mendimi për botën e për botërat,
Përse duhej ndarë prej gjërave që me afsh i dëshiron,
Ndonëse vetëm sa për ta bërë më të këndshëm takimin e radhës,
Përse duhej një pjesë e jetës të kalojë duke përqafuar përshtatjet,
Gjumi më kishte kapluar duke menduar rreth këtyre mëdyshjeve,
Vetëm ëndërra mi kishte plotësuar dëshirat,
Më thanë se duhet të shkosh në shkollë,
Kisha dëshirë, por tani duhej kaluar më shumë kohë larg teje,
Edhe pse i mërzitur, fillova mësuesen dhe shokët t’i shoh si një familje,
Pas disa kohësh dhe ngjarjesh titanike,
Nuk më tha ajo, por unë i thash se duhet regjistruar në fakultet,
Ndoshta nga tre muaj nuk mund të të shoh, ndaj edhe u mërzita,
Më fejuan me vajzën që shumë e dashurova,
Mbase para se ajo të më dashuronte,
Me vrik për mua erdhi dita e martesës,
Ashtu e përlotur më bëre gati dhomën e gjerdekut në shtëpinë tjetër,
Tani duhet ndarë edhe prej shtëpisë,
Në vend të shijimit të asaj nate të ngrohtë,
Unë ia fillova rrëshirës së mendimit,
Mitra, qumështi, dhoma, vendi dhe shtëpia,
Vargan fjalësh që më rraskapitën të tërin,
Më në fund duke mikluar gruan,
Fillova ta kuptoj urtësinë e jetës,
Kërkesat e nënës që dikur nuk i kuptoja sa duhej,
Tani që u bëra baba, hoqa edhe lëvozhgën e fundit të mëdyshjes.

Iljasa SALIHU
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more