Marrëdhëniet tona ndërnjerëzore janë pasqyrë dhe dëshmi e
marrëdhënies sonë me Krijuesin tonë. Nuk mund të jetë lidhja e fortë me
Krijuesin në prani të lidhjes shumë të dobët dhe hileqare me krijesat.
Si mund t’i themi atij që shanë, përgojon, nënçmon, shpifë, grindet
lehtë, shpërthen, gënjen dhe nuk bën vepra të mira se është duke e
adhuruar si duhet Zotin. Ai vetëm është duke u vetëmashtruar dhe shtirë
se është duke e adhuruar Zotin, sepse nuk mund ta adhurosh Krijuesin kur
në anën tjetër hidhëron panevojshëm krijesat. Nuk mund të jesh rob i
Zotit dhe njëkohësisht rob i njerëzve. Je duke gënjyer dhe dije se
gënjeshtra nuk i ka hije besimtarit, madje aty ku është gënjeshtra nuk
është besimtari. Sado të shohim koka të arrira dhe modele të zhvilluara,
sërish roli i fesë në zhvillimin, gatimin dhe përgjithësisht në jetën
tonë është i pazavendësueshëm. Që të jesh i lirë, duhet të mos jesh rob i
njerëzve, por t’i shërbesh si është më së miri krijesave si rob i
Zotit. Njeri i lirë është vetëm ai që ka pranuar nënshtrimin dhe
përuljen para Zotit. Përndryshe nëse nuk i nënshtrohesh Zotit, atëherë
njeriu është i prirë t’i nënshtrohet dikujt, sidomos njerëzve dhe dihet;
ky nënshtrim prodhon një pafundësi nënçimesh dhe prapambetjesh.
Ky është koncepti, apo ajka e temës me titull “Adhurimi në funksion të edukimit”, që mbrëmë në godinën e FRI-së patëm rastin ta marrim prej ligjëruesit nga Presheva, sociologut dhe teologut, Mr. Nexhmedin Ademit!
Burimi: Iljasa Salihu
Lexo edhe:
Ky është koncepti, apo ajka e temës me titull “Adhurimi në funksion të edukimit”, që mbrëmë në godinën e FRI-së patëm rastin ta marrim prej ligjëruesit nga Presheva, sociologut dhe teologut, Mr. Nexhmedin Ademit!
Burimi: Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: