Skip to main content

Shkencëtarët në Harvard zhvillojnë një stemë qelizore që vret kancerin

Shkencëtarët në Harvard zhvillojnë një stemë qelizore që vret kancerin

Në Harvard, një ekip shkencëtarësh kanë zhvilluar një mënyrë për të luftuar kancerin.

Shkencëtarët nga Harvardi kanë zhvilluar një mënyrë për të luftuar kancerin, e ajo është përmes qelizave burimore.

Duke përdorur qelizat burimore që janë projektuar posaçërisht për të nxjerrë toksina kancer-vrasëse, një grup i studiuesve kanë zhvilluar një formë të trajtimit që mund t'i synojë vetëm qelizat kanceroze pa i dëmtuar qelizat normale të shëndosha.

Independent raportoi të shtunën se qelizat burimore gjentikisht të inxhinjeruara dëshmuan se janë shumë efektive në minj sa që ekspertët tani besojnë se trajtimi mund të bëhet një përparim i madh në hulumtimin e kancerit.

Përderisa përdorimi i toksinave për të luftuar kancerin është mjaft i zakonshëm, shkencëtarët besojnë se ndërtimi i qelizave burimore nga ata jo vetëm që vendos llojin e duhur të toksinës, por nuk i dorëzohet efekteve nga vetë toksina.

Toksina gjithashtu është e sigurt për shëndetin e qelizave të njeriut me të cilat do të ketë kontakt. Dr.Khalid Shaw, i cili ishte udhëheqësi i ekipit të hulumtuesve tha: "Toksinat kancer-vrasëse janë përdorur me sukses të madh në disa lloje të kancerit të gjakut, por nuk punojnë aq mirë në tumore solide sepse kancerët nuk janë aq të arritshëm".

Në mënyrë që të merren mjaft toksina kancer-vrasëse në zonat e prekura por të paarritshme, ekipi kishte nevojë që të ndërtoj një sistem shpërndarës që do të mund të prodhonte toksinat por nuk do t'i dëmtonte qelizat, transmeton Lajmi.net.

Pasi që ekipi zhvilloi këtë formë të qelizës që mund t'i rezistojë toksinave të prodhuara, shkencëtarët së pari kirurgjikisht larguan pjesën më të madhe të tumorit para vendosjes së qelizave burimore në një qese në vendin e tumorit. Pasi që u vendosën, ato filluan punën për prodhimin e toksinave kancer-vrasëse.

Sipas BBC, trajtimi është duke marrë përgjigje ngazëllyese nga shumë studiues të qelizave burimore dhe trajtimeve të kancerit. 
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more