Skip to main content

Shkaqet dhe lehtësimi i bllokimit të hundëve tek fëmijët


 Shkaqet dhe lehtësimi i bllokimit të hundëve tek fëmijët

Herën e kaluar folëm për bllokimin e hundëve tek foshnjat e porsalindura, ndërsa në këtë pjesë flasim për taposjen e hundëve tek fëmijët më të rritur.

Nuk di juve, por një ndër makthet me të shpeshta me fëmijët e mi janë sekrecionet dhe taposja, apo hundëve të zëna, sepse pikërisht në këto momente nuk janë në gjendje të hanë, ose të marrin frymë ashtu si duhet ndaj qajnë gjatë pothuajse gjithë ditës. Pikërisht sot filluan fëmijët me hundë të taposura, ndaj tema e ditës mendova të jetë kjo situatë stresuese për të gjithë prindërit, sidomos ata për herë të parë.

Le të rendisim disa nga shkaqet dhe lehtësimet për hundët e zëna

Ftohja: hunda e zënë mund te jetë pasojë e Ftohjes së zakonshme, vetëm nëse ajo shoqërohet me dhimbje fyti, temperaturë, dhimbje gjoksi dhe kollë.

Gripi: hundët e mbyllura mund të shkaktohen infeksionet e gripit, nëse fëmija ka shenjat e ftohjes normale, por plus tyre shtohen dhe të përzierat, të vjellat dhe humbja e oreksit.

Alergjia: kur përveç hundëve të bllokuara fëmija ka kollë, sy të skuqur që mund të lotojnë.
Objekte të huaja: atëherë kur fëmija ynë nuk ka asnjë shqetësim tjetër dhe gëzon shëndet të plotë, duhet të kemi kujdes mos ka hyrë një objekt i jashtëm në mënyrë të paqëllimshme. Sigurohuni që të mos ketë ndodhur një gjë e tillë para se të shkoni tek mjeku ose pediatri.

Trajtimet që lehtësojnë hundët e zëna.

Pasi të marrim vesh, se çfarë e ka shkaktuar bllokimin e hundëve duhet të kemi parasysh një gjë të rëndësishme: moshën e fëmijës.

Nëse fëmija ynë është më i madh se 3muaj, mund të përdorim pa asnjë rrezik zbutës për koret dhe shkrirjen e gëlbazës.

Kujdes! Fëmijët nën 3muaj nuk u duhen dhënë ilaçe! Këshillohet të mbahet me të ngrohta dhe të presësh të shërohet natyrshëm.

Lehtësimet natyrale për hundët e zëna janë:
Ushqime të pasura me lëngje, jo vetëm ujë, por edhe supë e larmishme, lëng mishi...
Fëmija duhet të mbahet në ambient jo të thatë, dhe blini pompë të posaçme në farmaci ose dyqane te specializuara artikujsh foshnjorë, por shumë kujdes, të mos ushtrohet shumë presion, sepse mund të lëndojmë fëmijën. Merreni beben tuaj me vete ne banje mbylleni derën, uluni diku bashke me foshnjën dhe hapni rubinetin dushit apo te lavamanit. Rrini ulur bashke me foshnjën derisa te krijohet reja karakteristike e avullit ne ambientet e banjës. Avujt e ujit te nxehte kthehen ne një ilaç te vërtetë dhe përdoren si teknika për të çliruar dhe lehtësuar gëlbazën ne gjoks dhe kanalet e hundës së foshnjave. Gjithashtu merrni një gjethe menteje (nenexhiku) dhe me të provoni ti fërkoni pjesën poshtë hundës. Kjo bimë ka efekte të jashtëzakonshme kundër ftohjes, gripit, hundës së bllokuar dhe dhimbjes se fytit.
Nëse fëmija ka alergji, Asnjëherë me kokën tonë, Menjëherë tek pediatri, që të gjejë shkakun e alergjisë dhe më pas kurën e përshtatshme kundër alergjisë, ose ta mbajmë nën kontroll atë.
Shkaqet dhe lehtësimi i bllokimit të hundëve tek fëmijët
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more