Skip to main content

Ese: Nën qiellin e Mesdheut shkruar nga Arturo Perez Reverte

Eshte nje nate mesdhetare dhe e qete, toka nuk duket, me zhurmen e ujit fosforeshent ne vijen e varkes dhe profilin e sigurte te pemes dhe velave te ngritura qe lekundet ngadale ne qiellin plot me mijera yje. Nje prej atyre neteve ne te cilat nuk te vjen keq te mos e tymosesh, sepse do te ishte bukur ta ndizje nje cigare i mbeshtetur tek mbeshtetesja, prane timonit, me tre oret para teje ne fund te turnit te rojes, llampa e busulles qe ndriçon dobet orientimin lindje juglindje dhe larg, dritat e nje anije tregtare itinerari i se ciles te mbajti te palevizur nga radari dhe qe me ne fund largohet, duke te te lene te lire nga rreziku dhe duke te lene te gjithe detin dhe qiellin per veten tende.

Eshte nje nga ato nete ne te cilen ndodhesh ne bord prej pese ditesh egoiste qe duken njezet dhe gjithçka qe lidhet me token duket kaq larg, saqe nuk te intereson fare; dhe e kupton qe prej nje shekulli nuk degjon llogje radiosh, nuk lexon nje gazete, nuk shikon televizor, nuk te flasin per politike, as per korrupsion, nuk te thone e dini sesi eshte puna, por jeta vazhdon rrugetimin e saj dhe nuk ndodh absolutisht asgje, dhe e pyet veten se çfare mund te behet, ku dreqin gaboi njerezimi. Ne cilen gracke te mallkuar kemi rene te gjithe, ose na rrezuan dhe kush ishte ai i mallkuar i poshter qe perfitoi i pari prej saj.

Eshte nje prej atyre neteve kur zbret dhe pi nje kafe. Pastaj ngijtesh nga ringu me filxhanin e metalte te nxehte ne dore, nga nje rufitje tek tjetra shikon nga bashi dhe tek kopeshthi sheh Arushen e madhe; keshtu me instinkt pervijon nje vije imagjinare nga Merak-u tek Dubhe-u dhe me lart gjen Arushen e vogel dhe Yllin polar, te pandryshueshem prej tre mije vjetesh. Dhe gati beson tek zoti ndersa veshtron te gjitha ato drita dhe planete qe te vetem rrotullohen ngadale atje lart, ne kupen e erret dhe te ndriteshme qe shtrihet mbi lekundjet e lehta te pemes dhe njolles se çelur te veles. Orioni gjigand ndjek Demin, me Beteleguesen qe shndrin mbi krahet e Gjahtarit. Ne perendim ende mund te veshtrosh floknajen e Berenice-s dhe Altair-i ndriçon ne kostelacionin e Shqiponjes qe ne kete periudhe te vitit fluturon lart. Nese e mpreh shikimin, arrin edhe te dallosh aty prane mjellmen qe fluturon ne te djathten, ndersa ulet noton figura e vogel dhe e bukur e Delfinit.
Dhe midis dy Arushave, Dragoi qe pese mije vjet me pare ishte Ylli polar i adhuruar nga egjiptianet dhe pas 22.800 vjetesh – cikli i vet eshte 25.800 – do ta zevendesoje serisht ate aktualen dhe do te tregoje veriun gjeografik. Dhe keshtu gjate 15 minuteshit tend roje, ndersa shikon ate qiell ne dukje te patundur qe duket se tallet me shume gjera ketu poshte, te kujtohet se drita pershkon 300 mije km ne sekonde dhe Alrair-i, p.sh, qe po shikon ne kete çast eshte nje drite e nxjerre nga ylli 16 vjet me pare dhe ne kete ore mund te kete shperthyer ne hapesire dhe te mos ekzistoje me, megjithate do te vazhdosh ta shohesh atje lart edhe per disa vjet.

Dhe e kthen shikimin drejt yllit tend kryesor, Yllit polar – largesia e te cilit eshte 470 vjet drite dhe e kupton se po e llogarit rrugen dhe pozicionin ne baze te drites se dale nga nje yll ne fillim te shekullit te XVI te cilit iu deshen gati 5 shekuj qe te mberrinte deri tek ty. Si nje fantazme e dale nga varri per te te pare naten. Atehere provon nje marrjamendje te çuditeshme, sepse e kupton se asgje nuk mund te te garantoje ekzistencen e asaj qe sheh atje lart dhe ndoshta ne kete çast nje pafundesi gjerash kane ndryshuar, te vetem edhe planetet kane vdekur ose kane lindur te rinj prej tyre. Ne ate univers te gjere te duken qesharake dhe varfanjake 150 milione km qe e ndajne Token nga Dielli – Plutoni, pa shkuar larg, ndodhet 5.900 milione – ne sistemin tone meskin diellor.

Dhe mendon se pas atyre 22.800 vjetesh qe i duhen afrimit., Dragoi do ta zevendesoje Yllin polar ne veri, ndoshta ka shume mundesi qe ai yll do te tregoje gjeresine zero ne nje planet te vdekur qe do te vazhdoje te rrotullohet ne qetesi, tashme pa jete, ne vetmine e hapesires se pafund. Keshtu pi edhe nje gellenjke tjeter me kafe dhe thua : pa shih. Shume shekuj, shume mijera milione vjete me gjithe ate peshtjellim qe rrotullohet atje lart dhe ne ketu besojme se jemi dikushi, sepse ia dolem dhe ta çnderojme dhe ta mbushim me varre te parakohshem, me plastike dhe me peshtiresi copezen tone te gjithesise ne fare pak shekuj. Per me teper, duke pritur te shqetesuar qe nje fare politikani te dorehiqet apo jo, qe makina ngarkuese te na marre makinen ose te shohesh – na takon ne – se cilat bikine do te ekspozoje aktorja e vitit. Nuk e di nese atje lart ka jete inteligjente; por nese ka dhe nese na veshtrojne nga nje teleskop, po gajasen nga te qeshurat.

Perktheu: Arjan Th. Kallco
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more