Skip to main content

Agresori në zemër me fytyrë të viktimës


Pasi kishte bërë krime të rënda në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe së fundmi në Kosovë, Serbia u bombardua nga NATO-ja, ngaqë nuk kapërdiheshin më krimet e saja që kishin arritur kulmin, madje edhe oxhakun. Bombardimi qe një gjë e mirë, edhe pse në çdo bombardim kemi derdhje të gjakut, kur dihet mirëfilli se derdhja e gjakut është diçka e trishtueshme. Më vjen keq, por e kishin kërkuar, vetë e kishin krijuar një lebeti të tillë. Ndërsa më vjen keq, edhe për një gjë; Serbia nga të qenit agresor arriti të paraqitet përpara botës si viktimë e bombave të NATO-s, duke harruar se bombat ishin vetëm një spërkatje e tërë asaj që kishte bërë me dekada të tëra. Ajo si viktimë, tashmë po kërkon shumë në shkëmbim të asaj që i kishte ndodhur në vitin 1999. Fatkeqësisht, bota sikur e kuptoi njëmend si viktimë. E mikloi shumë këtë bushtër që kishte aktruar se ishte zbutur. Ajo fitoi liberalizmin e vizave përpara Kosovës, viktimë kjo e tmerrit të Serbisë. Ajo ka mundësi shpejt të bëhet edhe anëtare e BE-së, si rrjedhojë e pazarllëqeve që mund t’i bëjë me Kosovën, viktimën e saj, viktimë kjo që nuk po di të paraqitet sa duhet ashtu siç ishte në të vërtetë, krejt kjo si rrjedhojë e kapërthimit të krimit të brendshëm. Madje vendimi i fundit i UEFA-s për ta ndëshkuar edhe Shqipërinë pas ndeshjes së futbollit me Serbinë, dëshmoi edhe njëherë se Serbia është e përkdhelura e Evropës, krej kjo, si rrjedhojë e asaj që arriti ta luajë mirë rolin e viktimës pas vitit 1999, si dhe UEFA doli se nuk është vetëm organizatë që merret me punë të sportit, por ajo është edhe një fytyrë politike.

Burimi: Iljasa Salihu
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more