Skip to main content

iPhone 6 nuk mund të përgjohet, irritohet FBI

 

Dalja në treg e iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus ishte një lajm i mirë për përdoruesit e markës Apple. Por jo për FBI –në. Byroja Federale e Hetimit është irrituar së tepërmi me gjigandin amerikan të teknologjisë, për shkak se sistemi iOS8 që kanë iPhone –t e rinj pengon ndërhyrjet nga shërbimet e inteligjencës. Pakënaqësi ka shprehur FBI edhe ndaj lajmit të sistemit Android që gjithashtu ka bërë të ditur se versioni i ri do të jetë i padepërtueshëm nga Shërbimet e Sigurisë.

NY Times shkruan se kreu i FBI –së, James Comey ka bërë kritika të forta ndaj Apple dhe kompanive që përdorin sistemin Android. Sipas tij, fakti që policia dhe FBI nuk mund të depërtojnë tek të dhënat e celularëve, pengon hetimet.

Të dhënat personale, si foto, mesazhe apo e-mail janë thelbësorë në hetimet për të zgjidhur mjaft çështje kriminale, nga vrasjet deri tek pedofilia. E po kështu, shërbimet inteligjente mendojnë se përgjimi i sistemeve të celularëve është efikas edhe në luftën kundër terrorizmit.

Smartphone –t e rinj janë të mbrojtur nga një algoritëm personal, dekriptimi i të cilit është i pamundur. Në rast se do të ketë një vendim gjykate, kodi mund të thyhet, por për këtë do të duhet më shumë se 5 vjet e gjysmë, siç thonë teknikët e Apple.

Për kreun e FBI –së, në të ardhmen, aksesi tek të dhënat personale të aparatëve celularë do të jetë thelbësor për sigurinë e qytetarëve.

Burimi: Lapsi.al
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more