Njeriu shkruan a flet gjëra të ndryshme, por sado i aftë të jetë nuk mund ta dinë se si, kush dhe për çka është frymëzuar pala tjetër. Frymëzimi mund të jetë i mirë dhe i keq, ngazëllues dhe ngashërues. Për këtë arsye është tejet e vështirë dhe shumë e pasaktë që njeriu të ndiqet penalisht në cilësinë e shkaktarit të një frymëzimi të caktuar.
Kështu që, një i ri lehtë do të frymëzohet për punë të liga në rastin kur ballafaqohet me shumësinë e lakuriqësisë së vajzave, të cilat së fundmi gjithkah dhe gjithkund i ke.
Një i ri lehtë do të frymëzohet të shkruaj poezi, roman apo libër shkencor në lidhje me krimin në sajë të veprimit të politikanëve tanë.
Një i ri lehtë do të frymëzohet se Kosova është një ferr i kësaj bote dhe se nuk ia vlen të jetohet në këtë cep të shkretë, sepse të pushtetshmit e grumbulluan tërë pasurinë për ta varfëruar shoqërinë, edhe pse shpeshherë hiqen si shpëtimtar të shoqërisë, mu sikurse ujku pranë kopesë së deleve kur sheh se dhelpëra po i sillet vërdallë deleve.
Një i ri që mëson shumë, lehtë do të frymëzohet se mësimi nuk ia vlen, kur dihet mirëfilli se në punë mund të hysh si kokërr vote dhe jo si njeri i pajisur me dituri.
Atëherë nëse do të duhej të fajësohej dhe të përgjigjej penalisht dikush për frymëzim, të parët që do të jenë në bankën e të akuzuarve do të jenë pikërisht të parët apo krerët e shtetit, të cilët e sollën këtë amulli, dëshpërim dhe këtë rravgim të vlerave.
Burimi: Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: