Koha ecën shpejt dhe ne rendim pas saj për ta arritur, për ta kaluar,
por se nuk e kuptojme që jemi ne ata që i japim kuptim njësisë matëse
të kohës. Sekondat klikojne pa pushim jetën tonë, i japin shije të
kaluarës.
Perjetojmë të ardhmen e panjohur. Të tashmen kemi shansin ta prekim nën një shpejtësi marramendëse pothuajse të pandjeshme; aq sa duket se kalon pa e kuptuar, se në një çast ne dhe sekonda jemi takuar!
Nën një çast në rruzullin tokësor e përtej tij gjithçka ndodh, edhe në mungese të prezencës sonë. Përgjatë një përpëlitje qerpikësh, mendjen time e përshkon ideja se diku në këtë sekondë dikush dha frymën e fundit, dikush mori frymën e parë, dikush qau e dikush qeshi, dikush u aksidentua apo dikush u zhëenjye, u dashurua apo kuptoi sensin e jetës! Përgjatë kësaj sekonde çdo gjë ka ndodhur në këtë botë, ndoshta paralelisht me mua, dikush që ka po të njejtin mendim si unë dhe po ndien këtë ndjesi nën një klik që mat kohën e (pa)reshtur.
Burimi: Gazeta Shqip

loading...
Lexo edhe: