Skip to main content

Citatet më të mira të Albert Einstein


 Citatet më të mira të Albert Einstein



 



Albert Einstein është ndoshta gjeniu më i madh që ka jetuar në tokë. Me siguri, çifuti më i famshëm, dha shumë për shkencën, ndërsa në dekadat e fundit të jetës së tij ishte edhe yll i vërtet i Amerikës.


Këto janë disa nga kuotat e tija më të mira:
- Imagjinata është më e rëndësishme se edukimi.
- Do të doja t’i dija mendimet e Zotit. Të gjitha të tjerat janë detaje.
- Puna më e vështirë në botë është tatimi i të ardhurave.
- Realiteti është vetëm iluzion, por një iluzion i vazhdueshëm.
- Një person fillon të jetoj, kur arrin të tejkalon veten.
- Jam i sigurt, qe Ai (Zoti) nuk luan me zare.
- Zoti është shumë kompleks, por jo i keq.
- Asnjëherë nuk mendoj për të ardhmen. Edhe ashtu mjaftueshëm shpejt vjen.
- Dobësia e qëndrimit, paraqet karakter të dobët.
- Shkenca pa religjionin s’ka kuptim, religjioni pa shkencën është e verbër.
- Të gjithë ata që s’kanë gabuar asnjëherë, s’kanë provuar diçka të re.
- Shpirtrat e mëdhenj shpesh hasin agresivitet nga ana e mendjeve të vogla.
- Ekzistojnë dy mënyra për ta jetuar jetën tuaj: njëri është të besoni në mrekulli, ndërsa tjetri të mos besoni në mrekulli.
- Mendja e shëndosh është mbledhje e paragjykimeve që i formojmë deri në moshën 18 vjeçare.
- Sekreti i kreativitetit qëndron në atë se duhet të dini si ti fshihni me sukses burimet e juaja.
- E vetmja gjë që më pengon mua në të mësuarit, është arsimi im.
- Progresi teknologjik është si një sopat në duart e një krimineli patologjik.
- Paqja nuk mund të arrihet me forcë. Vetëm nëpërmjet mirëkuptimit.
- Për zgjidhjen e problemeve nuk mund ta përdorim mënyrën e njëjtë të të menduarit, sikur kur i kemi krijuar ato.
- Nëse suksesi qëndron tek jeta, atëherë A=X+Z+Y, atëherë X është puna, Y është argëtimi, ndërsa Z është ta mbani gojën mbyllur.
- Dy gjëra janë të pafundshme. Universi dhe budallallëku njerëzor. Edhe pse, nuk jam i sigurt për universin.
- Nuk e di me çfarë armë do të udhëhiqet Lufta e Tretë Botërore, por e di qe e katërta do të udhëhiqet me dru dhe gur.
- Frika e vdekjes është më e paarsyeshmja nga të gjitha frikat, sepse nuk ekziston rrezik nga fatkeqësia kur më jeni i vdekur.
- Heroizmi në thirrje, dhunë pa ndjenja dhe tërë ajo gjë pakuptimtë e quajtur patriotizëm, oh sa i urrej.
- Vetëm jeta e jetuar për të tjerët, është jetë e vlefshme për t’u jetuar.
- Gjërat më të bukura në jetë, nuk janë ato që i blejmë me lek.
- Ai i cili çmon vlerat kulturore, nuk mund të mos jetë pacifist.
- Nacionalizmi është sëmundje infantile. Ato janë fruthi i njerëzimit.
- Tragjedia e jetës është ajo që vdes tek njeriu përderisa është gjallë.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more