Ing. Abdudaim el-Kehil
Ndër zbulimet e fundit të këtij viti janë dhe këpuca e zgjuar (smart
shoes), e cila, nëpërmjet lidhjes me satelitët (shfrytëzon sistemin
GPS), ia tregon njeriut rrugën e duhur që duhet ta përshkoj.
Le ta meditojmë për një çast një mrekulli profetike impozante!
Pas telefonit të zgjuar, në skenë ka dalë edhe këpuca e zgjuar, por cili është funksioni i saj dhe përse quhet e zgjuar?
Kjo këpucë është dizajnuar për t’ia treguar njeriut drejtimet,
veçanërisht gjatë udhëtimit –ecjes. Ajo shkakton disa drithërima nga të
cilat njeriu mëson se cilën kahe ose cilin drejtim duhet ta trasoj. Këto
këpuca lidhen me satelitët ndërsa nëpërmjet lidhjes me telefonin e
dorës shfrytëzojnë teknikën e komandimit nga largësia të njohur si GPS.
Këpuca e zgjuar e informon njeriun për shumë gjëra, si: drejtimin e duhur, etj.
Kompanitë janë duke e marrë shumë
seriozisht punën e kësaj këpuce për shkak të këtyre karakteristikave që
ka. Ajo lidhet me telefonin nëpërmjet bluetooth-it. Pra, njeriu ka
mundësi të kontaktojë me këpucën e tij nëpërmjet telefonit mobil. Kohëve
të fundit, kompanitë kanë avancuar me këtë lloj këpuce për shkak të
funksionit që ka me njeriun: të sëmurit nga humbja e kujtesës
(Alzheimeri) ia kujton drejtimin e duhur me lehtësi, sikur që edhe të
verbrin e ndihmon për t anjohur rrugën të cilën duhet ta përshkojë.
Këpuca, me këtë rol që kryen, sikur flet,
sikur e informon njeriun për gjërat që i duhen. Sigurisht, nuk është të
folur sikur të qenieve njerëzore, por është një lloj të folurit
elektronik. Sot, kur zhvillimi digjital dhe informativ është në nivele
të larta, kjo gjë nuk duket aspak e çuditshme, por, a mund ta marrim me
mend se dikush para 1400 viteve ka mundur të imagjinojë zbulimin e një
gjëje të këtillë?! Ta meditojmë vetëm këtë pjesë nga ky hadith profetik:
“والذي نفسي بيده لا تقوم الساعة حتى يكلم الرجل نعله
Pasha Allahun! Nuk do të ndodhë kiameti derisa njeriut të mos i flet edhe këpuca e tij.” (Transmeton Ibni Hibbani në Sahihun e tij)
Burimi:
www.kaheel7.com/ar
http://content.usatoday.com/communities/ondeadline/post/2011/10/gps-shoes-for-alzheimers-patients-coming-to-market/1#.U9ffjbPlrAw
http://nypost.com/2014/07/24/smart-shoes-will-tell-you-where-to-go/
http://www.economicpolicyjournal.com/2014/07/smart-shoes-will-soon-tell-you-where-to.html
loading...
Lexo edhe: