Skip to main content

Shenjat e natës së Kadrit

Të gjitha falënderimet i përkasin Allahut, Zotit të botëve kurse përfundimi i lumtur është për të devotshmit dhe nuk armiqësi veçse ndaj mizorëve. Paqja dhe bekimet qofshin për krijesën më të mirë dhe njeriun më me vlerë, të Dërguarin tonë, Muhamedin, sal-lAllahu alejhi ue selem, familjen dhe mbarë shokët e tij! Më tej...
Shenjat e natës së kadrit:
E para: Nata mos të jetë as e nxehtë e as e ftohtë.
E dyta: Të jetë natë e shndritshme.
E treta: Në këtë natë zbresin shumë engjëj.
E katërta: Dielli në agimin e saj lind pa rreze.
Argumentet për këto shenja:
I Dërguari i Allahut –sal lAllahu alejhi ue selem- ka thënë: “Nata e Kadrit është natë e shndritshme, as e ftohtë e as e nxehtë, dielli në agim lind i kuq i dobët”. Transmeton Ibn Huzejme dhe e ka saktësuar shejh Albani.

I Dërguari i Allahut –sal lAllahu alejhi ue selem- ka thënë: “Mua m'u tregua nata e Kadrit, e më pas m'u harrua. Ajo gjendet në dhjetë netët e fundit. Ajo natë është e shndritshme nuk është as e ftohtë e as e nxehtë, sikur të kishte në të një hënë që shndriste yjet e saj. Nuk del shejtani i saj deri sa të dali agimi i saj” Transmeton Ibn Hibani, (hadithi është i saktë me rrugët e tij).
I Dërguari i Allahut –sal lAllahu alejhi ue selem- ka thënë: “Shenja e saj (natës së Kadrit) është që të lindi dielli në agimin e saj i bardhë pa rreze”. Transmeton imam Muslimi.
Janë përmendur edhe disa shenja të tjera që nuk kanë argumente si:
1. Mos të lehin në të qentë.
2. Mos të bien yje prej qiellit.
3. Të bjerë shi në atë natë.
Përktheu: Abdurrahman RAMA

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more