Skip to main content

Infarkti miokardial


Infarkti miokardial, e njohur në popull si edhe si pika në zemër, është nekrozë e parikthyeshme e muskulit kardiak që shkaktohet si pasojë e një ishemie të zgjatur. Kjo zakonisht ndodhë si pasojë e mosbalancës të oksigjenit të ofruar dhe të kërkuar. Prania e enzimeve kardiake në qarkullim është një e dhënë për nekrozën miokardiale. IM mund të dëmtoj fuksionin sistolik dhe diastolik, ose të jetë vendi i zhvillimit të aritmive.

Sinonime: sindroma akute koronare, IM, ataku i zemrës, anginë e paqëndrueshme, infarkt miokardial pa dhëmbë Q, sëmundja e arterieve koronare, ishemia miokardiale, dhimja e gjoksit.

Përmbajtja
1 Patfiziologjia
1.1 Seksi
1.2 Mosha
2 Klinika
2.1 Historia
2.2 Prezantimi atipik
2.3 Ekzaminimet fizike
3 Shkaqet
4 Diagnoza Diferenciale
5 Studimet Laboratorike dhe Imazherike
5.1 Te dhenat laboratorike
5.2 Të dhënat imazherike
6 Trajtimi
6.1 Trajtimi medikamentoz (akut)
6.2 Angioplastia koronare
7 Sqarim
Patfiziologjia
Ateroskleroza është shkaku më madhorë që shkakton sindromën arterieve koronare. Mbi 90% të rasteve të IM rezulton nga një tromb akut që formohet në pllakën aterosklerotike të vendosur në arterien koronare. Ruptura e pllakës aterosklerotike është hapi i parë i fillimit të trombozes koronare. Ruptura e saj ndiqet nga kaskada e procesit të koagulimit, dhe të lëndëve vazokonstriktore endoteliale, që të gjitha së bashku çojnë në mbylljen (okluzion) të arteries koronare të prekur.

Por jo gjithmonë është e pranishme një pllakë aterosklerotike në zhvillimin e IM, ky i fundit mund të shkaktohet (veçanërisht te të rinjtë) nga një embol që e mer origjinën nga infeksioni valvular, shkaktohet një okluzion sekondar nga vaskuliti, vazosplazëm koronare (variant angine), përdorimi kokaines, mismatching oksigjenit të kërkuar dhe të ofruar.

Seksi
Meshkujt janë më të prekur se femrat para moshës 60 vjeç. Pas kësaj moshe reziku është i njëjtë, kjo ndodh për shkak të mungesës së estrogjenit. Pas menopauzes estrogjeni ulet ndjeshëm tek femrat.

Mosha
Incidenca rritet me moshën, por në të shumtën e rasteve IM ndodh pas moshës 65 vjeç.

Klinika

Dhimbja e gjoksit: Shpesh mund të përshkruhet si një dhimbje substernale, e paqartë, shtypëse në gjoks, djegëse dhe ndonjëherë edhe e mprehtë. Një dhimbje që zgjat rreth 30 min është e pajtushme me IM. Rezatimi në krahun e majtë edhe në qafë ndodhin në isheminë miokardiale. Dhimbja fillon të qetësohet pas ndalimit të aktivitetit që e shkaktojn këtë dhimbje ose pas përdorimit të nitroglicerinës. Dhimbja e gjoksit mund të shoqërohet me nauze, të vjella, lodhje dhe palpitacione. Dhimbja e gjoksit atipike ndodh tek diabetikët, por edhe në pleqëri. Sidoqoftë kjo mund të jetë e pranishme edhe ne ndonjë pacient tjetër, por këto shenja janë të barasvlefshme me anginën.

Frymëmarrje e shkurtër (mbajtje e frymës) është e pranishme në pacientët anginoz, por edhe në ata me insuficiecë kardiake. Mekanizmi i zhvillimit është rritja e presionit diastolik në ventrikulin e majtë dhe si rrjedhojë edhe në venën mushkërore. Rritja e presionit diastolik ndodhë nga dëmtimi i muskulit kardiak si rezultat i IM.

Prezantimi atipik
Pacientët që kanë këtë prezantim përbejnë një frekuencë të lartë për vendosje të diagnozës në menyrë të gabuar. Dhimbja atipike mund të jetë e vendosur në abdomen apo në grykë, qafë, nofull m.gj.th këto janë në të vërtetë ekuivalente të angines. Pacienti mund të tregojë për dhimbje anginoze kur ai në të vërtetë nuk i ka, por janë mentale, kjo vërtetohet nga ekzaminimet.

Ekzaminimet fizike
Të dhënat që merren janë variable, kështu disa pacientë janë të qetë në shtratë me rezultate te ekzaminimeve normale, kurse të tjerë mund të paraqitën me dhimbje të ashpër, detres respirator që kërkon suport ventilator.

Temperaturë subfebrile mund të jetë e pranishme.

Hypotension ose hypertension kjo në varësi të shtrirjes të IM. Degjimi i zhurmës të katërt (S4) mund të dëgjohet në pacientët me ishemi kardiake.

Një zonë diskinetike (në IM anterior) e cila ngelet mbrapa në tkurrje.

Zhurmë sistolike në rastet me regurgitim mitral ose një difektë septal ndërmjetë vetrikujve.

Lekura e ftohtë dhe e lagësht dhe me djersë.

Mund të shihen shenja të insuficiencës kardiake kongjestive: Ritmi gallopit (S4), Ralet pulmonare, Edema të anesive të poshtme, Rritje e presionit venoz jugular.

Shkaqet
Ateroskleroza, e cila mund të ketë një tromb që bllokon totalisht lumenin ose pjesërisht atë.
Faktorët e pamodifikushëm të aterosklerozes: mosha, seksi, histori familjare për sëmundje aterosklerotike.
Faktorët e modifikushëm të aterosklerozës: duhani, diabeti melit, hipertensioni, dislipidemia, obesiteti.
Faktorët e tjerë të aterosklerozës: rritja e nivelit të homocisteinës, jeta sedentare, stresi psikosocial, sëmundjet perivaskulare, higjena e varfër orale.
Shkaqet joaterosklerotike,
Vaskulitet,
Embolat koronare,
Anomalitë kongenitale koronare,
Traumat koranare,
Spazmat koronare,
Përdorimi i kokainës,
Faktorët që rritin përdorimin e oksigjenit si ushtrimet e zgjatura, ethet, hipertiroidizmi.
Faktorët që ulin oksigjenimin janë hypoksia, anemia e thellë.



loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more