Skip to main content

Arritjet e Shpend Ahmetit në 6 muajt e parë

Me poshte jane vetëm disa nga arritjet në 6 muajt e parë. Në fund të muajit korrik publikojmë raportin e punës te 6 mujorit të parë me detajet e punes ne çdo drejtori dhe projektet kapitale.
Dje kaluam buxhetin e rishikuar që na mundëson fillimin e disa projekteve të reja si sistemi i ri parkingut ne kryeqytet. Poashtu sivjet fillojmë edhe me shujta si dhe me investime në ormane në klaset 1 - 5 për të lehtësuar çantat. Po mundohemi që ti bëjme ndryshimet në ngrohje të shkollave që mos të ketë ngrohje me naftë.
Sivjet përfundon faza e parë e projektit të termokosit ku nuk do të ngrohemi me naftë por me avull nga KEK. Poashtu ka filluar reforma e trafikut urban.
Kemi shtuar buxhetin per trajtimin e qenëve endacak dhe në mbledhjen e korrikut do të kemi debat në Kuvend Komunal për këtë. Poashtu kemi rritur buxhetin per bllokimin e trotoareve për makina.
Nga 12 zotimet e fushates per 6 muaj janë arritur mbi 30 perqind. Pason raporti i detajshem i realizimit të premtimeve. Qyteti yne po bëhet.
Rrethrotullimi ështe zhbllokuar dhe tash eshte leshuar ne qarkullim. Është zhbllokuar edhe puna në rrethin e Arberise dhe do të perfundoj sivjet. Në rrugen Enver Maloku tash po punohet në mënyre aktive.
Vitin tjeter me buxhetin që ne e propozojmë do të bëjmë edhe shumë më shumë. Mbesin shumë sfida por bashkë do ti arrijmë
· Transparenca në arsim, punësimi.
· Ndalja e Ndërtimeve pa leje
· Përfundimi i procesit të legalizimit - tre vite sipas ligjit
· Heqja e taksave administrative për rastet sociale, programe të lirimit nga pagesa për shërbime komunale të grupeve të rrezikuara
· Reformimi i Transportit Publik
Tanimë ka filluar reforma në një bashkëpunim me BERZH në një program mbi 5 milion euro ku ka filluar.
i. vlerësimi teknik dhe ambiental, do të vazhdohet
ii. me planin e mobilitetit që do t'i caktojë linjat e reja,
iii. prokurimi i autobusëve të rinj së bashku me BERZH dhe do të përfundohet me sistemin e integruar të biletave.
· Zonat e parkingut në Prishtinë
Ato do të ndahen në tri zona, zona qendër, zona II dhe zona III. Aplikimi fillon prej zonës qendër. Nga tani fillojmë me bllokimet e trotuareve për parking aty ku është e mundshme.
· Publikimi i raporteve financiare çdo tre muaj
· Prokurimi transparent
· Certifikatat online - për 48 orë në shtëpi
· Queue management system - sistemi i pritjes
· One stop shop, të gjitha në një sportel
· Shërbime të rregullta mjekësore e stomatologjike për qëllime preventive - vizitat sistematike për vitin 2014
· Luftimi i korrupsionit
· Kontratat me kompanitë e pastrimit në shkolla dhe ambulanca
§ Sigurimi i kontratave për të gjithë
§ Pagat në kohë
§ Respektimi i ligjit të punës
§ Për çdo kontratë të re e kemi edhe kushtin e pagës minimale ekuivalente me pagën e të punësuarve në komunë për barazi (momentalisht 240 euro bruto)
· Infrastrukturë
§ Të gjitha investimet tani vetëm me projekte (në vitin 2013, 17 investime pa projekt)
§ Përgjigje për çdo kërkesë
§ Zhbllokimi i punëve te rreth rrotullimi
§ Largimi i kundërmimit nga sheshi
§ Fillimi i të gjitha projekteve kapitale për sivjet
· Bashkëpunimi me qytetet e tjera në rajon dhe më gjerë
· Identifikimi i naftës së dëmshme në shkolla, marrja e të gjitha masave për të larguar e dërguar në prokurori të gjitha materialet
· Largimi i zyrtarëve të akuzuar për vepra penale sipas ligjit
· Largimi i luksit nga qeverisja dhe reduktimi i shpenzimeve rrjedhëse (karburante, reprezentacion, etj.)
· Pastrimi i deponisë në Lagjen "Arbëri"
· Rregullimi i parkut të qytetit
· Largimi i transportuesve të kufomave nga përballë QKUK dhe rigjelbërimi i asaj pjese
· Marrëveshja me qytetin e Zagrebit për ndihmë në parking, transport publik dhe fusha tjera.
· Marrëveshja me GIZ për përmirësimin e shërbimeve për qytetarë
· Menaxhimi i vërshimit
· Planet rregullative - matjet gjeodezike janë iniciuar për të gjitha në procedurë. Do të bëhen me konkurs jo me çmim më të lirë
· Shujta Falas për klasat e ulëta - fillon në shtator 2014
· Investime në pajisje shkollore për të lehtësuar çantat e fëmijëve - shtator 2014
· Treg për bujqit vendor që në Prishtinë t'i shesin produktet e tyre pa taksa - shtator/tetor 2014 tregu mobil i prodhimeve vendore 3 herë në javë
· Drejtoria e Bujqësisë nga 1 janari 2015

Burimi:Shpend A. Ahmeti
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more