Skip to main content

Youtube me pagesë, penalizohen edhe këngëtarët shqiptarë

                 

Kompania Google deklaroi se ka në plan, që rrjetin e videove, ‘Youtube’ ta bëjë me pagesë, vetëm për shërbimin e muzikës, pavarësisht kritikave të shumta se do ta dëmtojë këtë treg
‘Youtube’ ka vendosur partneritet me qindra produksione të mëdha dhe të pavarura për të hedhur në treg shërbimin e ri, njoftoi kompania duke konfirmuar zërat e kohëve të fundit se rrjeti më i madh në botë i videove muzikore do të bëhet me pagesë.

Disa grupe të tregtimit të muzikës ‘online’ kanë kritikuar planet e ‘Youtube’, se do të bllokojë shfaqjen pa pagesë të videoklipeve muzikore, deri në momentin që markat nënshkruajnë marrëveshjen e re me ‘Youtube’. Përfaqësuesit e rrjeteve të ndryshme që bashkëpunojnë me ‘Youtube’ shprehen se kushtet që ofrohen janë shumë të pa favorshme, ndërsa marrëveshja nuk është e negociueshme.

‘Youtube’ ka nënshkruar marrëveshje për shërbimin me pagesë me rreth 95% të etiketave muzikore, ndërsa bllokimi i disa profileve të tjera do të jetë i domosdoshëm. Nuk ka ende një lajm zyrtar, por edhe në Shqipëri disa prej këngëve më të njohura të Elvana Gjatës dhe disa këngëtarëve të tjerë janë fshirë nga ‘Youtube’. Nëse kërkojmë për këngën Disco-Disco, versioni origjinal nuk ekziston, por gjithashtu edhe shumë videoklipe të tjera të Elvana gjatës janë fshirë. E njëjta gjë ndodh edhe kur kërkojmë për këngët e Flori Mumajesit. Në lidhje me fshirjen e videove nga faqet e produksioneve të ndryshme ‘Youtube ‘sqaron: Bllokimi i disa videove do të jetë e domosdoshme, në mënyrë që të sigurojmë një përvojë të qëndrueshme për shërbimin me pagesë. /Tribuna/
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more