Skip to main content

Higjiena e periudhës menstruale




Është me rëndësi që vajzat e reja në pubertet të njoftohen me fiziologjinë e ciklit menstrual. Atyre duhet shpjeguar se ky është një proces normal fiziologjik dhe duhet udhëzuar lidhur me sjelljet gjatë menstruacionit. Nëse vajzat nuk ndihen mirë mund edhe të udhëzohen që të pushojnë, mirëpo, pasi që menstruacionet të rregullohen, atëherë ato duhet të sillen si edhe vajzat e pjekura. Nuk duhet të mungojnë nga aktivitetet e përditshme shkollore pasi që kjo shpesh mund të ndikojë në shfaqjen e dismenoresë. Mbajtjes së higjienës personale duhet kushtuar gjithashtu një kujdes i posaçëm. Për shkak të rënies së shtresës funksionale të endometriumit në zgavrën e mitrës krijohet një plagë e përkohshme, e cila kërkon higjienë të përsosur, për shkak se gjatë kësaj periudhe mund të fitohen infeksione të ndryshme. Tamponët higjienik duhet ndërruar të paktën 2 – 3 herë brenda ditës.

Nuk preferohet vendosja e tamponëve në vagjinë, sepse shkaktohet grumbullim i gjakut, që ka për pasojë infeksionin e organeve të brendshme gjinore. Banjoja e përgjithshme duhet bërë në trajtë dushi, kurse larja në vaskë nuk preferohet. Nuk këshillohet gjithashtu as shpëlarja e vagjinës. Marrëdhëniet seksuale ndalohen. Të gjitha këto për shkak të mundësisë së fitimit të infeksionit. Gjatë menstruacionit femrat duhet t’iu shmangen punëve të rënda fizike, si dhe shqetësimeve psikike, sepse shkaktohet rritje e fluksit menstrual. Fluksin menstrual e rrisin gjithashtu edhe pijet alkoolike dhe ushqimet me shumë erëza.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more