Pasi nuk morën pozita të lakmueshme prej partisë, disa që janë mësuar vetëm me privilegje, kanë filluar të këndellen dhe ta shohin më shpirtërisht gjendjen në terren. Unë këtyre njerëzve u them se kot e keni, sepse në kohën kur duhej të ishin njerëz të mirë e të ditur, pikërisht atëkohë ata shfaqnin veprime mynxyrë dhe injorancë të pashembullt kundruall popullit.
Ju i ngjani prostitutës 65 vjeçare. Ajo pasi u ballafaqua me papotencën e saj në këtë moshë, mendoi të pendohet! Pas përvjetorit të 65 ajo vendosi t’i thotë mjaft më prostitucionit. Ashtu bëri! Unë i them këtij lloji të njerëzve: “Zoti ia pranoftë pendimin, por mos harroni se atyre që nuk patën nevojë të pendohen për këtë mëkat të madh nuk mund t’i flisni për moral, por meqë pendimi juaj është si rrjedhojë e papotencës seksuale, duke e ditur se ju nuk dini të skuqeni për asgjë, atëherë nuk dyshoj se do t’i flisni të ndershmëve për rëndësinë e të qenit të moralshëm”!
Burimi: Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: