Skip to main content

Parashikimet për 2014-n të bëra nga Isaac Asimov në vitin 1964

         Parashikimet për 2014-n të bëra nga Isaac Asimov në vitin 1964

Shumë vite më parë, në vitin 1964, Isaac Asimov, një biokimist dhe një shkrimtar rus me nënshtetësi amerikane, bëri disa parashikime për vitin 2014, të cilat duket se i ka gjetur pothuajse të gjitha!

10. Ekranet e mëdhenj apo të vegjël dhe shumëngjyrësh do të jenë kudo për të komunikuar dhe për të përçuar informacion. - Isaac Asimov, ashtu siç raportohet nga një artikull interesant nga “New York Times”, kishte parashikuar që në vitin 2014, bota do të ishte përplot me ekrane të tillë, të cilët do të shërbenin si për komunikim ashtu edhe për të përçuar informacion. Në fakt, kështu janë ata që ne po i përdorim gjerësisht: smartphone-t, tablet-ët, kompjuterët, televizorët dhe ekranet gjigantë të vendosur nëpër rrugët e qyteteve. Ne mund të kemi qasje gjithmonë për informacionet që na interesojnë!

9. Do të jetë e mundur të shihni persona të cilët ndodhen shumë larg jush nëpërmjet ekraneve dhe të komunikoni shumë lehtë në kohë reale. – Ka arritur të shohë larg dhe qartë, Asimov! Siç të gjithë e dimë, sot është shumë e thjeshtë të flasim dhe të shihemi nëpërmjet smartphone-ve ose tablet-ëve, apo edhe nëpërmjet kompjuterëve, duke përdorur ueb-kamerat. Në kohën e këtij shkrimtari amerikan, televizori kishte shumë pak vite që ishte krijuar, megjithatë ai arriti që të parashikonte zhvillimin e një teknologjie si kjo e sotmja që ne po e prekim gjerësisht.

8. Dokumentet, librat, fotot dhe videot do të jenë të disponueshme kudo, nëpërmjet ekraneve. - Në epokën e kompjuterëve dhe të internetit, është e mundur të disponosh çfarëdolloj informacioni nëpërmjet një monitori: dokumente, libra (që mund të lexohen nëpërmjet formatit e-book), foto dhe video. Mund të ndryshohen, shikohen, të ndahen etj. Isaac Asimov e kishte kuptuar këtë që prej kohësh!

7. Ushqimi do të jetë kryesisht i parapërgatitur dhe i paketuar. – Popujt më pak fatlumë, si për shembull ata të botës së tretë, arrijnë të mbijetojnë edhe falë ushqimeve të parapërgatitura. Revolucioni industrial çoi në zhvillimin e ushqimeve të konservuara, që në ditët e sotme po përhapen gjithnjë e më shumë, duke e bërë jetën e përditshme në kuzhinë shumë të ndryshme në krahasim me atë të dikurshmen!

6. Robotët nuk do të funksionojnë mirë, por do të ekzistojnë. –
Është e vërtetë, tashmë robotët ekzistojnë: ata për të pastruar, të cilët janë përhapur gjerësisht këto vitet e fundit, dhe shumë makineri të tjera të cilat na lehtësojnë punë të ndryshme. Këta robotë përmirësohen vazhdimisht!

5. Elektro-shtëpiaket nuk do të kenë kabllo, por bateri jetëgjata të bazuara në radioizotope. - Në këtë rast, nuk ka pasur të drejtë: bateritë, siç të gjithë e dimë, janë bërë kryesisht prej kripërave të litiumit, pra nga izotope radioaktive. Elektro-shtëpiaket e ditëve të sotme kanë ende kabllo, por pavarësisht kësaj, mbase në vitet e ardhshme edhe ky parashikim i Isaac Asimov mund të realizohet! Neve na mbetet vetëm të presim!

4. Fuqia punëtore do të jenë makinat e robotizuara dhe detyra e njeriut do të jetë t’i zhvillojë ato dhe t’i bëjë të funksionojnë. - Asimov praktikisht ka “përkthyer” se çfarë do të ndodhë me industritë e ditëve të sotme: makineritë, të krijuara nga njeriu, vihen në punë nga punëtorët! Pikërisht kështu funksionojnë linjat e montazhit dhe shumë lloje të tjera të agjencive të sektorëve të ndryshëm!

3. Në transport do të shmanget shpërdorimi i energjisë nëpërmjet fërkimit në tokë dhe kështu aeroplanët do të jenë më të përdorurit, ndërsa trenat do të funksionojnë të suspenduar. – Aeroplanët janë momentalisht transporti më i përdorur. Qindra mijë njerëz çdo ditë marrin avionin, si për të bërë udhëtime të shkurtra ashtu edhe për të kaluar nga njëra anë në anën tjetër të globit. Trenat e gjeneratës së fundit udhëtojnë të suspenduar, falë magnetizimit në ajër!

2. Bota do të ketë 6,5 miliardë banorë dhe kontrolli i lindjeve do të jetë më se i nevojshëm për të shmangur kolapsin. - Asimov është gabuar shumë pak, me rreth 500 milionë persona: ka arritur shumë afër dhe ka pasur të drejtë për sa i përket kontrollit të lindjeve, që i ndalon pjesës më të madhe të çifteve të kenë jo më shumë se dy fëmijë.

1. Mërzia do të jetë një problem i madh në botën e avancuar. - Asimov ishte i sigurt se në vitin 2014, pesha e mërzisë do të bëhej veçanërisht ndikuese në përditshmërinë e njerëzve. Ai fliste duke iu referuar një lloj gjendjeje “të sëmurë” që do të përhapej me shpejtësi: jeni dakord me të?



 
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more