Një përkujtim i mirë me rastin e ngjarjeve të këqija
Ku ishin idhujtë e shumtë mbrëmë në Shkup? Qofshin ata shqiptar, maqedonas, antik, bullgar, serb, të panjohur, të vjedhur, njerëz këta të mirë e të këqinj. Fatkeqësisht, idhujtaria e ka përshkuar Shkupin gjithandej, ndaj edhe mund të presim gjithçka tjetër, pos ditë fatlume, assesi ditë të bardha, sepse të zinjtë duan të na kthejnë në idhujtari, edhe atë, në emër të nacionalizmit. Prandaj, edhe do të ketë në këtë vend: rrahje të nxënësve, të familjeve, vrasje, përplasje etnike e politike, protesta, padrejtësi infrastrukturore, si dhe si një përkujtim i zëshëm, mbrëmë patëm natën e vërshimit, të breshërit, të vetëtimës, të bubullimës dhe të tërmetit.
Këso rastësh janë edhe një përkujtim i mirë për ata që thanë se mjafton që unë adhuroj Zotin si të vetëm, jam i drejtë dhe nuk çaj kokën për të tjerët. Ngjashëm si ujit ashtu edhe zjarrit nuk i intereson nëse trungu është i thatë apo është i njomë, që të dytë kaplohen prej ujit dhe prej zjarrit.
Lexo edhe:

Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: