Skip to main content

Çka është Kuvendi?

1. Bisedë e shtruar që bëhet për dikë a për diçka; bisedim; fjalë. Kuvend i gjatë. Hyri (ra) në kuvend. Zë (hap, mbyll) kuvendin. Bëj kuvend kuvendoj, bisedoj. Lidh kuvendin me dikë lidh fjalën. As fjalë as kuvend. E kemi bërë me kuvend.

2. vjet. Mbledhje ku merrnin pjesë burrat për të shqyrtuar e për të zgjidhur çështje të rëndësishme të krahinës, të fshatit a të fisit të tyre; përmb. të gjithë ata që merrnin pjesë në këtë mbledhje. Kuvendi i burrave. U mblodh kuvendi. E shtruan në kuvend. E vendosi kuvendi.

3. Mbledhje e gjerë e popullit, ku rrihen e shkëmbehen lirisht mendimet për probleme të rëndësishme politike e shoqërore; përmb. të gjithë ata që marrin pjesë në një mbledhje të tillë. Kuvend historik. Kuvendi i malësisë. Kuvendi i grave. U mblodhën në kuvend. Foli në kuvend.

 4. Mbledhje e gjerë për një problem të rëndësishëm të një fushe të caktuar të veprimtarisë shoqërore, shkencore etj. Kuvend shkencor. Kuvend pune. Kuvendi i studimeve Ilire.

5. fet. Vendi a ndërtesa ku banojnë murgjit e një urdhri fetar katolik (në vendet ku vepron kisha katolike). Kuvendi i françeskanëve. * Kuvendi Popullor organi më i lartë i pushtetit shtetëror, mbajtës i sovranitetit të popullit dhe të shtetit dhe i vetmi organ ligjvënës; mbledhja e përfaqësuesve të popullit të zgjedhur në këtë organ; ndërtesa ku mblidhet e zhvillon veprimtarinë e vet ky organ. S'ha kuvend dikush nuk flitet dot me të, nuk i dëgjon fjalët e të tjerëve, nuk merr vesh, nuk bindet. Kuvend lajthish keq. shih te LAJTHI, ~A. S’rri në kuvend dikush nuk e mban fjalën. Shtrohem në kuvend me dikë shih te SHTROHEM. Kështu e patëm kuvendin kështu i patëm fjalët. Sipas vendit bëhet kuvendi fj. u. duhet vepruar në përshtatje me rrethanat a me vendin ku ndodhesh.

 qka eshte kuvendi,cfare eshte kuvendi,cka quajme kuvend, qka jane kuvendet, kuvendi shqip, kuvend ne shqip, fjala kuvend shqip, terminologji kuvend
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more