Libri përmbledh 22 tregime. Ai është një përzgjedhje.
Do të ishte mirë dhe e nevojshme të bëhej literaturë për fëmijë të moshës nga klasa II-VII të shkollës fillore.
Libri mban peshën e përzgjedhjes së autorit dhe këtu shprehet opusi më i mirë i autorit.
Vepra duhet të merret si literaturë, sepse Hajro Ulqinaku është prezent në librat shkollorë, ngaqë askund nuk trajtohet më mirë përjetimi i detit sesa në veprën e Hajro Ulqinakut dhe të rrallë janë ata krijues që trajtojnë detin, aq bukur dhe me imagjinatë si ky autor. Tregimet janë të lehta, të kapshme për fëmijë.
Deti është metaforë e frymëzimit të përjetuar. Duke lexuar përzgjedhjen, fëmija pasuron fjalorin me shprehje të detarisë, me terminologji që s’e ka dëgjuar ndonjëherë.
Këto shprehje janë të rralla, si dhe emrat e peshqve. Fëmijët e Ulqinit i dinë shumicën e shprehjeve, por të tjerët do të kishin nevojë për një fjalor sqarues të kësaj terminologjie në fund të librit. Por kjo nuk e rëndon librin, ai është i qartë. Libri përfundon me "Tregimin e kaltër", me një anije të vizatuar bukur si dhe vizatimet e tjera që e bëjnë librin të paharrueshëm, me ballinën me një velore të anijes ulqinake të Shurdhajve.
loading...
Lexo edhe: