Skip to main content

35 Thënie për Sinqeritetin

 35 Thënie për Sinqeritetin

1 - Bishar el-Haafi ka thënë: "Ta kërkoj botën me instrumentin e erës është më e dashur për mua se sa ta kërkojë atë me fenë time."

2 - Ibrahim en-Nahai ka thënë: "Kur shejtani vije tek ti derisa je duke u falur dhe të thotë: Ti po tregon mendjemadhësi, zgjate atë (namazin)."

3 - Njëri prej Selefëve tha: " Më drejto në një vepër prej së cilës nuk do të ndalem së vepruari për hir të Allahut, më të Lartit." I është thënë atij: " Çdoherë të kesh qëllim për mirë, për arsye se ti asnjëherë nuk do të ndalesh së vepruari edhe nëse nuk kryen ndonjë vepër. Njeti (qëllimi) bëhet edhe në mungesë të ndonjë vepre. Kushdo që e bënë nijet që të falet natën dhe e zë gjumi, për atë që e kishte për qëllim do ti shkruhet shpërblim atij."

4 - Njëri prej tyre tha: "Unë dëshiroj që ta bëjë nijet për çdo gjë; derisa edhe për ushqimin, pijen dhe gjumin tim."

5 - I është thënë Sahlit: "Çka është më se vështiri për shpirtin (për ta arrit)?" Ai tha: "Sinqeriteti, në të cilin nuk ka ndonjë epsh në të."

6 - Jakub el-Makfufi ka thënë: " Person i sinqertë është ai i cili I fsheh veprat e tija të mira sikurse që i fsheh veprat e tija të liga."

7 - Njëri prej tyre i shkroi vëllait të tij: "Të kesh nijet të sinqertë në të gjitha veprat tuaja, dhe një vepër e vogël do të mjaftoj ty."

8 - Ejub es-Sahtijani ka thënë: "Ta pastrosh njetin është më së vështiri se sa të gjitha veprat tjera për ata që veprojnë."

9 - Jahja bin Muadhi ka thënë: "Sinqeriteti e ndan veprën e mirë prej gabimeve sikurse që ndahet qumështi prej baules dhe gjakut."

10 - Es-Susi ka thënë: "Çka Allahu dëshiron prej veprave të krijesave të Tij është sinqeriteti e jo diç tjetër."

11 -El-Xhunejd ka thënë: "Allahut i takoj robërit të cilët kuptojnë dhe kur kuptojnë ata veprojnë dhe kur veprojnë i bëjnë veprat e tyre të sinqerta. Të kujtuarit e sinqeritetit në momentin e kryerjes së veprave të mira është ajo që akumulon të mirën më të madhe për ata."

12 - Haushabi e ka pas zakon të qaj dhe të thotë: "Emri im ka arritur në xhamin e madhe (që donë të thotë, se njerëzit e dinë se kush jam unë)!"

13 - Es-Susi ka thënë: "Sinqeriteti është që ta humbasësh vizionin e sinqeritetit në vetën tuaj."

14 - Njëri prej tyre tha: "Kushdo që sheh sinqeritet në sinqeritetin e tij, sinqeriteti i tij është ai i cili ka nevojë për sinqeritet. Shkatërrimi i çdo njeriut të sinqertë qëndron në sinqeritetin e tij deri në atë masë sa që ai e sheh sinqeritetin në vetën e tij. Kur ta braktis atë se po e sheh sinqeritetin e tij në vetën e tij ai do të jetë i sinqertë dhe i pastruar."

15 - Ebu Uthmani ka thënë: "Sinqeriteti është që ti harrosh krijesat duke e shikuar vazhdimisht Krijuesin."

16 - Ibrahim bin Adhami ka thënë: "Ai i cli e dëshiron famën nuk është i sinqertë ndaj Allahut."

17 - Sufjan eth-Thauri ka thënë: "Ata (selefet) e kanë pas zakon që ta urrejnë famën dhe reputacionin në bazë të asaj se me veshjen e rrobave të mira sytë (e njerëzve) do të drejtohen kah ata."

18 - Naim bin Hamad ka thënë: "Abdullah ibn el-Mubareki shumë herë e ka pas zakon që të qëndroi në shtëpinë e tij një kohë të gjatë kohore, prandaj i është thënë atij: A nuk ndihesh i vetmuar dhe i izoluar. Ai tha: Si ka mundësi të ndihem i izoluar derisa jam me Pejgamberin (savs)?"

19 - Xhafer bin Hajani ka thënë: "Themelet e këtyre veprave janë nijetet. Në të vërtet njeriu me njetet e tij arrin pozitë ku me anë të veprave nuk mund ta arrij."

20 - Njëri prej njerëzve të dijshëm e ka pas zakon të thotë: "Kur një njeri flet në tubime dhe fjalimi i tij e mahnit atë, le të heshtë. Kur ai hesht dhe heshtja e tij e mahnit atë, le të flet."

21 - Mutraf bin Abdullah esh-Shakhiri ka thënë: "Më e dashur për mua është që ta kaloj natën në gjumë dhe të zgjohem me plot keqardhje se sa ta kaloj natën duke qëndruar në namaz dhe të zgjohem me admirim."

22 - En-Numan bin Kajs ka thënë: "Unë asnjëherë nuk kam pa ndonjë robëreshë të falë namaz vullnetarë në xhamin el-Haj."

23 - Aliu ka thënë: "Ai që ka syefaqësi i ka tri karakteristika: ai është përtac kur është vetë, ai është aktiv dhe energjik kur është me të tjerët dhe ai i shton veprat e tij kur e lavdërojnë dhe i zvogëlon ato kur e kritikojnë."

24 - El-Hasani ka thënë: "Ai që ka syefaqësi dëshiron që ta tejkalon atë që Allahu ia ka caktuar atij. Ai është një person i ligë i cili dëshiron që ti informoj njerëzit se ai është i devotshëm në mënyrë që të dëgjojë se çka kanë për të thënë. Ai ka arritur një pozitë të poshtër dhe të ligë tek Zoti i tij. Prandaj është esenciale për zemrat e besimtarëve që ta njohin atë."

25 - Sahl bin Abdullahi ka thënë: "Nuk ka asgjë më të vështirë për shpirtin se sa ta arrij sinqeritetin. Sa herë jam përpjekur që ta largoj tendencën ndaj syefaqësis prej zemrës sime përveç se është paraqitur me një ngjyrë tjetër?"

26 - Ibn Masudi ka thënë: "Mos e mëso diturin për tri arsye: që ta mahnitësh dhe ta hutosh të çmendurin, që të argumentohesh me të diturit dhe ti bësh njerëzit që ti drejtojnë fytyrat e tyre kah ti. Po përkundrazi, kërko atë që është me Allahun me zemrat dhe veprat tuaja, pasi që vetëm ajo do të mbetet dhe çdo gjë që është pranë saj do të shkoj."

27 - Ebu Sulejman ed-Darini ka thënë: "Lajmë të gëzueshëm për atë i cili murr një hapë të vetëm duke mos dëshiruar me atë diç tjetër përveç se fytyrën e Allahut."

28 - Disa prej selefëve kanë thënë: "Kushdo që ka pasur një instancë në jetën e tij e cila ka qenë e pastër dhe sinqerisht për hir të Allahut- më të Lartit- ka për të shpëtuar, dhe kjo është për shkak të madhështisë së sinqeritetit."

29 - Ebu Sulejman ed-Darini ka thënë: "Kur robi është i sinqertë, tendenca që të tregoj syefaqësi dhe shumë pëshpëritje (të shejtanit) do të ndalen prej tij."

30 - Gjithashtu është thënë: "Sinqeriteti është që pamja e brendshme dhe e jashtme e robit të jenë të barabarta. Syefaqësia është kur pamja e jashtme është më e mirë se sa e brendshmja dhe çiltërsia në sinqeritetin e ndonjërit është atëherë kur brendësia e tij është më mirë e kultivuar dhe më e lulëzuar se sa pamja e jashtme."

31 - Disa prej selefëve kanë thënë: "Sinqeriteti është që të mos kërkosh dëshmitarë për veprat tuaja përveç Allahut apo atij i cili jep shpërblim përveç Atij."

32 - Makuli ka thënë: "Asnjëherë robi nuk do ta mirëmbaj sinqeritetin për 40 ditë të njëpasnjëshme përveç se prej zemrës së tij do të rrjedhin lumenjtë e diturisë të cilat paraqiten në gjuhën e tij."

33 - Adij ibn Hatimi ka thënë: "Njerëzit e caktuar për zjarr do të urdhërohen drejt Xhenetit derisa ti afrohen atij dhe ta ndiejnë erën e miskut të tij, do ti shikojnë pallatet e tij dhe çka Allahu ka përgatitur në te për njerëzit e tij. Pastaj një lajmërim do të bëhet që ata të mbrapsen prej tij. Nuk do të ketë hise për ta në te. Ata do të kthehen në humbje dhe humnerë njëlloj sikurse ata para tyre. Pastaj ata do të thonë: O Zoti ynë! "Të na kishe futur në zjarr para se të na kishe treguar çka na tegove prej shpërblimit Tuaj dhe çka ke përgatitur për shokët dhe aleatët Tuaj, kishte me qenë më lehtë për ne. Pastaj i Larmadhëruari do të thotë: Kjo është ajo se çka kam pas për qëllim me juve. Kur e keni pas zakon të jeni të vetmuar ju më luftonit Mua (apo më tregonit guxim Mua) me mëkate të mëdha dhe kur e keni pas zakon që ti takoni njerëzit ju i takonit ata me përulësi. Ju i tregonit njerëzve diç tjetër nga ajo që ju e keni pas zakon me më dhënë prej zemrave tuaja. Ju frikësoheshi prej njerëzve por nuk frikësoheshi prej Meje. Ju i nderuat njerëzit por Mua nuk më nderuat, ju i braktisët veprat për njerëzit por ju nuk i braktisët ato për mua. Këtë ditë Unë do të ju bëjë që ta shijoni një dënim të dhimbshëm gjithashtu do të ju pengoj që ta merrni atë shpërblim."

34 - Është thënë: "Dëmi i shkaktuar ndaj çdo robi qëndron në atë se ai është i kënaqur me vetën e tij. Kushdo që shikon diç në shpirtin e tij dhe mendon se është e mirë i ka shkaktuar vetës shkatërrim. Dhe kushdo që nuk dyshon në shpirtin e tij në asnjë moment është ai i cli është i mashtruar."

35 - Ibn el-Kajimi ka thënë: "Sinqeriteti është bashkimi dëshirës dhe nijetit të tij."

[Koleksion nga Shajkh Husajn al-'Awaa'ishah nga 'Ihxhaa' 'Uum ud-Din' nga al-Ghazaali, 'Mukhtasar Minhaaxh ul-Kaasidin' nga Ibn Kudaamah dhe 'az-Zuhd' nga'Abdullaah Ibn al-Mubaarak]
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more