Shprehja: “Në kohën e lirë lexoj” nënçmon si kohën ashtu edhe leximin. Nuk mund të jetë kohë e lirë përderisa ajo është e zënë me lexim dhe nuk mund të lexojmë njëkohësisht duke e pandehur kohën si të lirë. Kjo është si të thuash: “Unë kam lindur, por nëna ime ende është e virgjër”! Koha mund të jetë e lirë vetëm përpara një veprimi të caktuar. Ndërsa ata që përgjatë kohës nuk bëjnë asnjëfarë pune, për këtë kategori mund të themi se kanë kohë të lirë dhe për rrjedhojë dalin të jenë harxhues të kohës dhe jo shfrytëzues të saj dhe në saje të këtij harxhimi në cilësinë e hakmarrjes edhe koha një ditë do t’i harxhojë këta, porse këtë e marrin vesh më vonë!
loading...
Lexo edhe: