Skip to main content

Një rrëfim që më mërziti, njëherësh edhe më këndelli



Një prind i dëshpëruar kështu u shpreh: “Në kohën kur duhej zgjedhur shoqen e jetës sime për të jetuar, prindërit më kishin thënë, ne do të vendosim për ty, sepse jemi më të pjekur dhe më të provuar se ti për kësi lloj punësh, mbase meqë të kemi djalë të njohim shumë mirë, ndaj dimë edhe çfarë të zgjedhim. Në rregull u thash, pranova vendosjen e tyre për fatin tim, besa nuk më doli keq, porse atëkohë kisha dëshirë të vetëvendosja për fatin tim.
 

Sakaq, një shpresë si puhizë e lehtë në kohë vape ma përkëdheli shpirtin. Thash, dale ore, edhe unë nesër do të bëhem prind dhe do ta shijoj se si është të vendosësh për një lidhje të çiltër (të sinqertë). Zoti më gëzoi me fëmijë, ata me nxitim u rritën. U bën për martesë, porse asnjëri të paktën nuk më pyeti për përzgjedhjen e fatit të jetës. Të gjithë u martuan dhe mua më mbeti vetëm të më paraqesin pas dasmës si vjehërr dhe të mi paraqesin rejat. Kësaj punë, kishte thënë prindi i dëshpëruar, i thotë të mos dish të përshtatesh në kohë dhe të mos kesh mundësi, ndoshta nga paaftësia ose nga përtacia, të ndikosh në zhdukjen e dukurive të këqija në familje dhe në shoqëri” – ishte shprehur një prind kështu, ndërsa unë mund ta kem hijeshuar aty-këtu shkrimin, porse thelbi është i vërtetë!

Burimi:Iljasa Salihu
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more