Skip to main content

Viti i ri dhe bredhi; simbolet e paganizmit (besimeve të kota)



Viti i ri, po ashtu edhe bredhi, s’janë gjë tjetër veç së prej traditave të popujëve paganë, si shkak i injorancës së tyre ata i shpiken dhe i bën pjesë të riteve të tyre fetare.

Kjo ndodhi shumë vite para së të krishterët t’i praktikonin, pastaj, erdhën të krishterët dhe i përvetësuan dhe kështu vazhdoi praktikimi i tyre edhe në ditët tona.

Më llomin e dalë nga kjo humnerë u njollosën edhe disa myslimanë, ku iu bashkuan paganëve dhe të krishterëve në festimin e vitit të ri dhe vendosjes së bredhit!

Kjo festë dhe ky bredh, përveç së nuk ka të bëjë asgjë me islamin, fillet i ka thellë në paganizëm, e aspak nuk ka bazë as në dhiatën e re (Inxhili apo Bibla), mirëpo, të krishterët filluan t’i praktikojnë shumë vite me vonë, pastaj, fatkeqësisht u bë festë edhe tek disa myslimanë.

Sipas gjithë asaj që dihet, kjo festë, posaçërisht vendosja e bredhit, nga të krishterët, ka filluar të praktikohet në periudhën e mesjetës në Gjermani, ku aty praktikohej edhe nga idhujtarët e asaj kohe, pastaj është përhapur në Francë, Angli dhe me pas në Amerikë dhe në vendet tjera.

Ajo që duhet ditur, është së çështja e festave është pjesë e adhurimit, kështu që adhurimi bëhet legjitim vetëm nga Allahu i lartësuar dhe përmes të Dërguarit të Tij salAllahu alejhi ue selem dhe nga askush tjetër.

Pra, kush merr të drejtën të festojë diçka që vet Krijuesi i plotfuqishëm nuk e bëri legjitime?!

Të nderuar besimtarë, të gjithë ne, duhet të punojmë shumë, me qëllim për ta ngritur vetëdijen fetare tek njerëzit, duke ia bërë të qartë të gjithëve së kjo përveç se nuk është nga besimi ynë, po ashtu, nuk është nga tradita dhe kultura jonë.

Muhammedi salAllahu alejhi ue selem duke na paralajmëruar nga risitë në fe ka thënë: "Do t'i pasoni traditat e popujve që kanë qenë para jush, pëllëmbë pas pëllëmbe, krah pas krahu, madje edhe nëse hynë në vrimën e hardhucës do t'i pasoni". (Buhariu dhe Muslimi).

Pa dyshim, së festimi i vitit të ri apo vendosja e bredhit, siç quhet ndryshe “Pema e krishtlindjeve” është nga gjërat e ndaluara në islam.

Ngase Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem në një hadith ka thënë: “Kush i përngjan një populli ai është prej tyre”, e këto gjëra janë nga traditat e tyre.

Allahu i lartësuar na bëri dy festa që ne t’i festojmë, ato u legjitimuan sa ishte gjallë profeti ynë, Muhamedi salAllahu alejhi ue selem, kështu që çështje e festave veç se është kryer dhe ka përfunduar.

Andaj, si ka mundësi që myslimani t’i lejoj vetës që të festojë atë që Allahu i lartësuar nuk ia bëri legjitime?

A nuk është kjo ecje pas hapave të tyre? A nuk është kjo përngjasim me ta? Tamam, ashtu siç i festojnë ata, jomyslimanët festat e tyre, disa nga myslimanët veç se po veprojnë!

Fëmijëve tonë, në vend që t’ju mësohet besimi i tyre, edukata dhe morali islam, apo ndonjë histori e vërtetë dhe e mirëfilltë, atyre iu ngulitet në mëndje festa e vitit të ri, bredhi dhe baba dimri!!!

Kjo është “edukata dhe kultura” që ua mësojnë, kështu i brumosin mendjet e tyre në gjëra të pavlera, pastaj, ngritët një mentalitet i bazuar në paganizëm dhe aspak në fakte dhe vlera!

Të gjithë ne kemi përgjegjësi të madhe para Krijuesit të plotfuqishëm, për atë që na është dhënë në përkujdesje, duhet të jemi vigjilent, ta parandalojmë të keqën me dorë, gjuhë apo zemër, mos të lejojmë që gjërat e shëmtuara dhe të pavlera të përhapen në shoqërinë tonë.

Allahu i lartësuar thotë: "O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar."

(Tahrim 6).

Vërtet, vetëm Allahut të lartësuar i takon suksesi!

Përgatiti: Besim Gjelaj
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more