Disa vajza që kanë vizë, së fundmi fatkeqësisht shihen se janë në krizë, edhe pse dikur lloji i këtyre vajzave shihej si shpëtuese prej krizave, natyrisht jo vetëm prej atyre financiare. Sot, nëse dikush këto vajza i kërkon, më shumë lihet përshtypja se viza po kërkohet përmes kërkesës së nuses dhe jo nusja si njeri me njerëzi fillimisht. Unë pajtohem me shqetësimin e këtyre vajzave, të cilët duan të duhen e dashurohen jo pse kanë vizë, por pse kanë diçka tjetër shumë me vlerë, që as nuk vëhet në krahasim me të pasurit vizë, porse unë jam vigjilent se këto vajza fatkeqësisht u rritën me krekosjen e vizës, madje shpesh edhe shiheshin si mospërfillëse të shumë gjërave, duke thënë se ne jemi me vizë, nesër do të kemi me shumicë shkues (msit) që do të na kërkojnë për nuse. Ndërsa në anën tjetër natyrisht se më dhimbsen se shumë sosh para se t’i kërkojnë si njerëz të mirë e të ndershëm, po i kërkojnë për vizë dhe kjo i bie sikur ta blesh një makinë, ngaqë paska regjistrim edhe një vitë dhe jo të interesohesh hollësisht për fuqinë dhe rregullsinë e makinës.
Burimi:Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: