Përse pas çdo vdekje të ndonjë politikani duhet patjetër të qëndrojë mbrapa një kurth apo një atentat? Mbase të gjallët kështu duan ta paraqesin këtë panoramë të grisur prej vetë duarve të veta!
Ndërsa kur kemi vdekje të njerëzve jashtë politikës si shkak i ndonjë papërgjegjësie të politikanëve – udhëheqësve, po nga politikanët mësojmë se kjo është një vdekje e natyrshme, thuajse vdekja e natyrshme i përket vetëm bujkut, ndërsa e panatyrshmja përkon me të “panatyrshmit” politikanët.
Mos vallë e keqja u ka hyrë në mes të zemrës dhe tani nuk u ka mbetur gjë tjetër, pos t’i bëjnë atentat njëri-tjetrit ose edhe në rast vdekjeje të natyrshme, patjetër të gjallëve duhet t’i shkojë në mend se dikush e ka vrarë, ndonëse thjeshtë nuk është një aksident.
Prej gjithë kësaj të keqe mua për një gjë më vjen mirë. Fatzezësisht dhe fatbardhësisht, zullumi është trashur aq shumë sa të pasurit në kurriz të popullit kanë filluar t’i hajnë të gjallë bashkëpunëtorët e djeshëm në keqbërje kundrejt popullit viktimë.
Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: